Thone qe cdo dite qe ti kalon eshte nje copez jete,nese ti nuk kap cdo copez te saj e humb ate. Jeta mund te te rreshkas perjetesisht nga duart.
***
Zhys koken thelle ne ujin ftohte duke shpresuar qe te zgjohem nga ky mankth,por jo.Nuk eshte mankth por realiteti ne te cilin po jetoj.
Edhe perse dhemb ajo iku,nuk eshte me pjese e zgjimeve te mia.
Iku dhe bashke me te ndaloi dhe jeta ime.
Thone qe jeta vazhdon por une nuk dua me ta jetoj.
Thone se duhet te eci perpara por si mund te eci une perpara kur jam nje i burgosur i te shkuares.E shkuar me mberthen fort pas vetes dhe nuk me len qe te vazhdoj.
Thone qe duhet te dashuroj serish,a nuk e kuptojne valle qe njeriu vetem nje here dashuron vertete ne jete.
Thone qe duhet te nderroje banese pasi kujtimet ketu me tresin pak e nga pak,por nuk kuptojne qe mua keto kujtime me mbajne ne jete.
Vetem keshtu jam i lumtur,vetem keshtu jetoj.
E ndjej ate akoma ne cdo cep te kesaj shtepie.
Duke e nisur diten nga ora me alarm e cila me zgjon ne mengjes per te me lajmeruar qe nje dite e re ka zbardhur,te cilen e ka blere ajo dhe duke e mbydhur pastaj me foton tone te pare se bashku e cila gjendet ne cepin tim te komedines,eshte e vetmja ninulle qe me ve ne gjume.
Cdo cep i kesaj shtepie mban emrin e saj,cdo gje eshte ashtu si e ka lene ajo.
Nuk dua te ndryshoj asgje pasi kam frike se keshtu do te zbehen te tera kujtimet tona.
Ne dollap gjenden akoma rrobat e saj me ate aromen karakteristike te luleve qe perdorte.
Asaj i pelqenin ngjyrat dhe garderoba e saj dukeshe si nje kopesht me lule shumengjyreshe te cilat mua me falin vec qetesi.
Doja te shihja edhe njehere ate fustanin e saj te flamengos perpara se te shkoja edhe nje dite ne pune.
Ate fustan qe sa e sa here e kishte veshur dhe kishte kercyer vetem per mua.
E afrova afer per ti ndjere ate arome dehese,e shtrengova fort pas vetes sikur te mos ishte thjesht nje fustan por sikur linjat e saj perfekte te ishin serish brenda tij pastaj e lash serish ne vendin ku ai varej dhe largohem per disa ore larg kesaj parasje per te shkuar serish edhe nje dite ne ferr.
***
-Marko,Markooooo...Ishte Linda kolegia ime e punes e cila po me therriste dhe po vinte me vrap drejt meje me nje zarf te madh ne duar.
-Nuk degjon gje re?!Kam nje ore qe te therras.
-Fol.
-Te shkon mendja se cfare kam une ne duar.Tha dhe e fsheu zarfin mbas shpine.
-Ma jep shpejt Linda se nuk e kam mendjen per lojra qe ne pike te mengjesit.Dhe u afrova per ti marr zarfin nga duart.
-Ok,po ta jap vetem e vetem meqe jemi shoke se perndryshe...Nuk e lash me te fliste por i mora zarfin me force dhe nisa qe ta lexoja.
-Marko,eshte ajo qe po mendoj.Nuk fola thjesht pohova me koke.
-Bravooooo.Nisi te bertiste me ze te larte dhe te me perqafonte papushim mes ter atyre kolegeve te cilet po na veshtronin gjith habi.
-Afrohuni te gjith ketu ju lutem.U drejtua ajo te gjithe personave qe po na veshtronin ate moment.
Afrohen te gjithe duke bere nje rreth te vogel ku ne epiqender ndodheshim ne te dy.

YOU ARE READING
Dashuro si te jete dita e fundit ✔
FantastikNese zoti te jep 24 ore te kthesh kohen pas cfare do te beje?Markos i jepet kjo mundesi a do te mund te mos bej gabimet e te shkuares serish ai?