Mendoj se eshte, ne mos gaboj, e treta here qe nderrojme shtepi kete vit. Mos t'ju duket cudi, por ndodh keshtu kur prinderit e tu kane goxha pretendime per nje shtepi "te sakte".
- Ja dhe shtepia jone e reee. - tha mamaja ime. Ndonese me kane ardhur ne maje te hundes shpernguljet, perseri zemra me rrihte fort per te ditur se si do te ishte ambienti brenda. Babi rrotulloi celesin dhe ngadale hapi deren e shtepise se re. "Besoj te fundit." mendova.
Sapo hyme brenda, ngela goje hapur. Ishte me e bukura qe kishim pare ndonjehere. Nje shtepi modeste, e lyer ne nuancat e hapura te bluse dhe orendi te bardha e te zeza. Per mua ishte me e vecanta. Pa pritur asnje reagim tjeter vrapova ne katin e dyte ku ndodheshin dhomat e gjumit dhe ne njeren dere pash emrin tim te shkruar. Mbylla syte dhe hapa deren. Nuk mund t'i besoja asgjeje qe shikoja aty, e vendosur aq bukur, shume bukur per te qene e vertete.
- Kjo do te jete shtepia jone ku do te vendosemi perfundimisht babu. - tha babi im i cili gjendej bashke me mamin ne deren e dhomes. U ktheva drejt tyre dhe i perqafova fort duke i falenderuar per kete suprize kaq te lezetshme. Meqenese ishte ora rreth 23:30, ishte vone per te festuar, keshtu vendosem te merrnim valixhet dhe direkt te flinim. Neser prinderit do te me conin ne shkollen e re per t'u regjistruar. Ndonese kurioziteti ishte i madh dhe ndihesha shume nervoze, keto i lane vend gjumit. Pashe oren, ishte 23:37 dhe pas kesaj gjumi mbuloi shtepine....06:00
E vetmja gje qe nuk me pelqeu ne dhome ishte... alarmi! Por qe nuk kisha c'te beja pasi duhet te paraqitesha para fillimit te ores se mesimit. Zbrita poshte dhe pashe qe prinderit po me prisnin ne tavoline per te ngrene mengjes. Nuk jam tip i mengjesit, por sot isha shume e uritur dhe me gjithe zell hengra goxha mengjes.
- Sa e bukur je ber sot miii. - me tha mami duke qeshur. Te them te drejten nuk e di cfare bukurie isha bere sepse sapo u zgjova lava fytyren dhe ashtu sic isha kisha zbritur poshte. Mbaja gazin sepse e mendoja veten "shume te bukur" ne ate moment dhe u cova te rregullohesha. Jeans, nje bluze te bardhe dhe floket bisht, simple outfit. Zbrita perseri dhe bashke me prinderit u nisa per ne shkollen e re. Ne kembe shkolla ishte larg rreth 20 min, por mund te shkoje edhe me autobus. Me te arritur ne shkolle, lexova emrin e saj. "Daren Maple HS". Isha paksa nervoze sepse miq te rinj, shoqeri e re...Ne fillim me duhet te shkoja te takoja drejtoreshen e shkolles per t'u regjistruar. Trokita dy here ne dere dhe degjova nje ze te mbytur "Hyr!". Hap deren ngadale dhe shoh perballe meje nje grua rreth te dyzetave, e gjate, me floke te verdha me onde dhe nje kostum vishnje, tipike per postin e drejtorise.
- Ti duhet te jesh Nancy apo jo? Mireserdhe ne gjimnazin tone! Ulu qe te bisedojme me gjate. Une quhen Drejtoresha Adriana - me dha doren lehte dhe me ofroi te ulesha ne kolltuk perballe tavolines se saj.Pasi plotesova formalitetet, me pyeti per grupin e lendeve qe doja te vazhdoja dhe me dha uniformen me te cilen duhet te paraqitesha ne shkolle. Ne momentin kur do te firmosja fleten e regjistrimit, drejtoresha vendos doren siper fletes sikur per te me ndaluar. Ngrej koken gjysme e habitur dhe pres.
- Kam thjesht nje fjali te fundit per te te thene...
- Do ta degjoj me kenaqesi. - iu pergjigja duke buzeqeshur. Por fytyra e saj ishte serioze.
- Duke zgjedhur perfundimisht kete gjimnaz do te thote se nuk do te levizesh ketej deri ne fund te viteve te gjimnazit qe te kane mbetur.
Shtanga, epo nuk eshte se e kisha menduar kaq thelle a do te iki nga gjimnazi per ta bere vitin e trete diku tjeter apo jo. Thjesht kjo fjali me beri te mendohesha mire...
Mbylla deren e drejtorise dhe shkova ne klasen ku me kishin caktuar. Aty duhet te ishte mesuesi im kujdestar me emrin Lindi. Pasi gjeta klasen trokas ne dere dhe futem brenda. Me miresjellje te gjithe u ngriten ne kembe, po ashtu edhe mesuesi. Me pas u prezantova.
YOU ARE READING
23:37 [SHQIP - ON HOLD]
Teen Fiction...because he was being sincere only in 23:37... Dy studente futen ne "Daren Maple High School"; nje vajze energjike, e bukur, kurioze dhe e shkathet, nga ana tjeter nje djale i lezetshem, i thjeshte por edhe nervoz me raste. Kurioziteti i saj rrite...