Lucas's P.O.V.
M'u kujtua koha qe isha pa ndjenja pas perplasjes me Nancyn. Goxha perplasje ne fakt. Kur ra madje dhe me dha nje puthje. Por, jo domosdoshmerisht ishte padashje nga ana e saj... Pse e them kete? Kjo eshte e vertete pasi, gjate kohes qe isha pandjenja pashe nje enderr. Jo nga ato te zakonshmet. Ishte nga ato enderrat ku Nancy vertet bente pjese dhe reagonte. Ishte nga ato enderrat qe shihnim njeri-tjetrin. E pra... beja mese nje muaj qe nuk shihja te tilla...
"Isha ne klase... Mesimi vazhdonte si zakonisht. Cuditerisht zilja e pese-minuteshit bie me shpejt se zakonisht. Isha shume i lodhur dhe mbaja koken me te dyja duart te mbeshtetura ne banke. Nje gjendje e kam perjetuar per rreth nje muaj. Nuk e kisha shume mendjen, por fiks para bankes time ndodhej banka e Nancyt. Papritur, kthehet duke ndryshuar librat ne canten e saj per lenden pasardhese. Shikimet tona u takuan. Ndenjem 3 sekonda duke u pare ne sy. Ajo e dalloi gjendjen time... Me nje shikim te qete dhe buzeqeshje te lehte, afrohet dhe me jep nje puthje te shpejte dhe te papritur. Dicka qe dhe imagjinata ime me e bukur s'e kishte arritur ta krijonte. Nuk e di. Ishte ajo puthje qe me solli ne vete dhe qe nenkuptonte se "Gjithcka do te behet me mire". Ne ato momente zemra filloi te me ringjallej. Jo me ritme alegrie dhe rrahjesh papushim, por me rrahje te ngrohta, qe me shtonin optimizmin cdo sekonde dhe me tregonin se cfare duhej te vleresoja vertet ne jete. Gjithnje, momentet e paplanifikuara dhe te papritura kthehen ne te paharrueshme ne jetet tona. Momentet me te bukura, jane ato per te cilat do luftoj t'i kem dhe do luftoj t'i ruaj. Ajo puthje e vetme ishte gjithcka qe beri boten time te lulezonte... serish."
Doja te ngrihesha ne moment, nga ai vibe qe me kishte kapur qe nga ajo enderr, por perplasja kishte qene aq e forte sa marrja e mendve me filloi shume keq. Duart e saj kapen dy krahet e mi sikur per te me ndaluar dhe me pas vune nje jastik me teper per te ngritur koken. Heshtje. Ishte mbytese. Doja aq shume te flisja ne ate moment, por njekohesisht nuk mundesha te nxirrja asnje tingull. Mora fryme thelle dhe mbylla syte per te menduar cfare vertet duhet te thoja ne ate moment. Dhe vetem kjo pyetje m'u gjend:
- Sa eshte ora?
Nancy me pa me dyshim dhe me pas qeshi lehte. Sikur e kuptoi se nuk ishte kjo menyra e duhur per te nisur nje bisede.
- Eshte paradite akoma, besoj kjo eshte e mjaftueshme. - mu pergjigj duke buzeqeshur. Ajo buzeqeshje po me shkrinte zemren. Por duhet te permbaja veten.
- Si je ti? - e pyeta sinqerisht duke e pare ne sy.
- Mire, ishte perplasje e forte por me shume e pesove ti. Tani si je? Te merren akoma mendte? - me pyeti duke vene doren e saj te djathte ne krahun tim te majte.
- Pak, edhe pse duhet te iki nje here nga ketu.
- Qetesohu, eshte thjesht nje klinike.
- Dhomat mjekesore kurre s'me kane pelqyer.
- As mua ne fakt... - ngriti supet Nancy dhe pa rrotull, si per te shmangur ate veshtrimin qe kishim me njeri tjetrin.Ne moment e theva te gjithe heshtjen qe po me lengonte.
- E vetmja gje qe me qeteson ne kete momente eshte prezenca jote. - Nancy ktheu menjehere koken kur fola. - Cfare ndodhi me ne Nancy? - pyeta. Ajo duhet te ishte pyetja me e goditur qe kam bere gjate jetes sime. Kurre nuk kam pasur fuqine t'i kerkoja llogarine dikujt, me dukej sikur gjithmone ne shume situata qe me kane ndodhur e kam pasur une fajin dhe kam heshtur, kam lene guret te levizin vete dhe loja eshte luajtur sipas deshires qe personit me te cilin "jam ndeshur". Por Nancy... Nancy me solli te gjithe te kundertat e levizjeve qe kam bere ne jeten time deri tani. Me solli lumturine, shpirtin e zjarrte, me solli dashurine per veten... per te... brenda meje ndryshuan aq shume gjera ne nje kohe shume te shkurter sa nuk e imagjinoja kurre veten sot ketu, para saj, nje vajze qe e solli kete ndryshim ne qenien time Dhe per kete pyesja sa here veten pse, dhe kush. Tani perballe kam idealen, endrren time. Dhe nuk dua te rri me pa folur.
- Perse ndodhen te gjitha keto? - pyeta me shume. - Ndoshta nuk eshte ky momenti dhe vendi per te pyetur... Por per here te pare nuk dua te ndalem. E di, gjithe keto kohe kam dashur te t'i bej keto pyetje por here kemi qene te zene, here na kane nderprere... ndoshta dhe here i jemi shmangur njeri-tjetrit. Un nuk dua te te detyroj te me pergjigjesh, por-
YOU ARE READING
23:37 [SHQIP - ON HOLD]
Teen Fiction...because he was being sincere only in 23:37... Dy studente futen ne "Daren Maple High School"; nje vajze energjike, e bukur, kurioze dhe e shkathet, nga ana tjeter nje djale i lezetshem, i thjeshte por edhe nervoz me raste. Kurioziteti i saj rrite...