13. A shy blooming flirt

119 16 122
                                    

Third Person P.O.V.

Mesimi me ne fund mbaroi. Keshtu Nancy largohet me hap te shpejte nga klasa perpara se te behej me teper rremuje ne shkolle nga nxenesit e tjere dhe shkon ne katin e fundit te shkolles. Ne ato momente e sheh Katerina, por nuk i kushtoi shume vemendje dhe nuk i vajti nga prapa; ishte e lodhur per vete duke i plotesuar te gjithe dokumentet e mundshme mesueses qe i kishte rene te bashkepunonte. Aq entuziaste sa ishte, Nancy hap deren e katit te fundit kur papritur doreza e dhomes se fshehte shkelqen sapo ajo e prek. Perpara saj shfaqet dhoma e klubit. Ne fillim te hyrjes dallohej nje vajze e cila ishte ulur ne nje tavoline dhe po merrej me shkresa.

Nancy's P.O.V.

- Pershendetje! Ti duhet te jesh Nancy? Mireserdhe! - kuptova qe ajo ishte Daisy, sekretarja per te cilen me foli Gloria. Buzeqesha si per te pershendetur dhe duke ecur me poshte pashe te gjithe raftet e mbushur me libra. U bera kurioze per keto rafte dhe pyeta:

- Perse sherbejne keto?

- Keto jane librat te cilat i ndihmojne pjesetaret e klubit te kultivojne me tej superfuqite e tyre Nancy, ashtu sikur do te fillosh ti duke nisur qe sot.

Ne ato momente shoh qe vjen Profesor Astriti nga nje prej dyerve sekrete te bibliotekes me nje liber shume te trashe ne dore.

-Pershendetje Nancy, Daisy gjithashtu.

-Pershendetje profesor- i thame te dyja nje ze.

-Atehere Nancy, do te te prezantoj me vendin ketu. Raftet jane plot me libra per njerezit me superfuqi dhe qe te gjithe librat ketu jane fituar nga kampionatet midis klasash dhe kampionatet midis 5 shkollave. Metoda se si perfitohen Librat eshte shume e komplikuar edhe per mua dhe gjithe pjesa tjeter te njerezve me superfuqi, prandaj ne secilen prej 5 shkollave te kontinenteve, vetem drejtori ose drejtoresha e shkolles perkatese ka aftesine te mbledhe dijet dhe superfuqite e personave te cilet ose vdesin ose nuk arrijne t'i permbajne dot ato, dhe t'i kyce te gjitha keto informacione ne libra. Secili prej librave ne krye ka emrin e personit nga i cili eshte marre superfuqia dhe moshen ne te cilen kjo superfuqi eshte kycur ne liber, ne vitin perkates. Krahas ketij emri vendoset dhe emri i personit i cili e fiton librin perkates ne kampionat. Per cdo kundershtar te mundur fitohet nje liber nga biblioteka e shkolles ose klases kundershtare, por kurre nuk mund te merret nje liber i cili per monentin e ka nje te zot i cili e perdor vazhdimisht.

Ne ato momente lexoj emrin e pare ne krye te librit, Emily Nottingham / 26 vjec / Viti 1313. Ne ato momente mendoj me veten se cila mund te kete qene kjo vajze e cila paska lene pas superfuqine e saj ne kohen e mesjetes ne ate vit me dy 13-ta... Krahas emrit te ish-pronares lexova dhe emrin "Axel Lockhart". Te ishte ky valle kampioni i shkolles?

-Me vjen keq per shpjegimin e shkurter por me duhet te iki pak per momentin. Mirupafshim.

-Mirupafshim profesor- Te dyja thame serish nje zeri.

Profesori paksa i trishtuar ne fytyre largohet pasi me dha shpjegimin. Ne ato momente Daisy me ul ne nje nga tavolinat e studimit qe ndodheshin pas rafteve. Aty fiks ngjitur me karrigen e time, majtas, shoh Lucas, i cili ishte ulur dhe shume i perqendruar ne librin e tij. Per cudi tavolinat ishin shumengjyreshe, tavolina ku ishim ne ishte teal. Ashtu si dhe librat tane qe ishin gjithashtu me kopertine Teal... edhe pse libri i tij mund te them me plot goje qe ishte diku pa frike 5000 faqe ne krahasim me te timin qe ishte diku 1000. C'po shkonte ne mendjen e tij...


(Do te doja te nisnit ketu kengen e perzgjedhur, well, ka shume lidhje me situaten qe do te ndodhe me poshte, ndonese ne nje gjuhe tjeter nga anglishtja ;) Give it a small listen everyoneee!)

23:37 [SHQIP - ON HOLD]Where stories live. Discover now