14. A Professor's Will Arc

87 16 24
                                    

Nancy's P.O.V.

Vajti ora? Ora shenonte 23:37. E hapa celularin ne sekonden e pare qe pashe akrepin e sekondave ne oren e murit te kalonte fiks dhe shoh postimin e tij ku lexonte. "There happiest moments in peoples' lives are the shortest ones, that's why everyone wants to stop the time in these moments." O c'dite ishte kjo e sotmja... Nuk e di ia kam kaluar ndonjehere kaq bukur? E kam shijuar ndonjehere kohen me nje person kaq shume? A kam pasur te tilla reagime ndaj dikujt ndonjehere? Pergjigja ishte e njejte per te gjitha keto pyetje... Me ishte trazuar mendja me ishte bere dhalle edhe pse mesova shume gjera te reja... 100 faqe brenda dy oresh... Me duket se Lucasi duhet te ket bere dicka me kohen ne ate ambient ne te cilin studionim, sikur pak absurde qe kalova aq kohe aty pa e ndjere fare mu duken si 10 minuta. Nejse. Sot s'paskam probleme me koken shyqyr do bej nje gjum tamam. Ngjesha koken ne jastik dhe ne driten e fikur, shikoj rrezet e henes qe binin ne qetesi siper lules qe ai mekishte dhene mbi komodine. Ashtu si isha mu mbyllen syte dhe u zhyta ne mendime te pandergjegjshme.

"Ne korridorin e erret te shkolles, pa drita, me refleksin e henes, nuk shikoja asgje. Ato zhurma ishin te tmerrshme ne ate kat dhe nuk dija se cfare te beja. Ne nje moment dikush therret emrin tim:

- Nancy... - ishte nje ze i ftohte, i vogel, por teper i degjueshem. Ne moment zerat pushuan. Drejt meje, disa metra me larg ndodhej dikush. E njihja silueten e tij. E dija shume mire kush ishte. Fillova te ecja, edhe ai filloi te ecte. Me pas, edhe pse erresire, vrapuam drejt njeri tjetrit per t'u perqafuar aq fort, sa nuk mund te imagjinohej impakti i njeri-tjetrit ne jetet tona.

- Kam frike... kam shume frike - peshperita, nuk doja te largohej nga krahet e mi.

- Jam ketu, nuk te le. Ikim! - tha ai dhe me krahun rreth shpatullave te mia dhe doren e djathte duke mbajtur doren time qe dridhej, zbritem dhe u munduam te largoheshim nga ai makth."

Dielli kishte aguar. Nje mengjesi i ri filloi. Ndonese mund te them qe nuk ishte shume energjik... akoma vazhdoj ta ndiej ate perqafim ne trupin tim. Me kapi nje pese sekondesh ashtu kot ne skuqje e siper kur u kujtova se ato qe ndodhnin me mua dhe me te ishin njelloj si nje realitet tjeter dhe pse paralel, prape te verteta. Me keto mendime u nisa e gezuar ne shkolle duke kercyer pupthi nga gezimi se do t'ia kaloja po aq mire sa dje mbase dhe me mire ku i dihej. U futa ne shkolle e me pas ne klase me nje buzeqeshje ne fytyre. Aty ne banken e perhershme nga une kthej syte shikoj Lucasin, i cili ishte prap i perqendruar te dicka jashte dritares.

(5 hours later)

Me ne fund shkova te hyrja e dhomes se klubit. Doreza si gjithnje shkelqeu. E hapa dhe u futa aty pa problem si heren e kaluar.

Katerina's P.O.V.

E pashe tek ngjiste shkallet per ne tarracen e shkolles mbas mesimit dhe e ndoqa nga pas. Kush e di c'do bente aty siper. Mbase do dilte te merrte ajer te paster me shume mundesi, por mendja ime me conte ne dyshime te tjera. U ngjita ngadale pas saj dhe e hapi deren, por nuk arriti te me ndjente qe po e ndiqja dhe padashje si duket e la hapur. Sa e pakujdesshme moj Nancy... Tani do te te bej nje surprize... Vajta siper me mendimin se do t'i shkoja nga mbrapa dhe do ta trembja nga prapa, nje prank qe kurre nuk mjaftohem se beri XP. Perfitova nga kjo mundesi dhe shkova buze deres se hapur te shihja me bisht te syve c'po bente aty lart. Por c'te shoh... Shkolla e cila supozohej te kishte tarracen pertej asaj dere... Kishte nje dhome tjeter. Nga kendi i deres qe kisha nuk arrija te shihja shume, por dallova disa rafte me libra dhe Nancyn qe po fliste me nje vajze me syze e cila po merrej me nje mal me shkresa ne tavolinen e saj. Isha shume e shokuar nga fakti se e dija shume mire planimetrine e shkolles dhe ky vend nuk ekzistonte ne te. Nuk dija c'te besoja. Syte e mi apo memorien qe s'me ka lene kurre ne balte. A te jete ky vendi ne te cilin ka njerez me super... Jo... Jo... S'besoj te ishte kaq kollaj hyrja ktu apo jo. Supozohej te ishin te fshehte ne maksimum, por te mbrohen nga nje dere e thjeshte, eshte per te qare hallin... Ne ate moment degjoj nje ze djali qe i afrohet deres dhe shpejt fshihem pas saj.

23:37 [SHQIP - ON HOLD]Where stories live. Discover now