20. Restart

99 14 47
                                    

VIXX's Hyuk as Helios  

Nje djale i ri i cili sapo ka mbaruar universitetin

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Nje djale i ri i cili sapo ka mbaruar universitetin. Nje PlayBoy i vertete per sa i perket vajzave qe i nderron me shpesh se bluzat, dhe nje adhurues i zjarrte i motorreve sportive. Nje personazh sa energjik aq edhe karagjoz, por ne te njejten kohe di t'i mbeshtesi personat qe ka afer dhe di ta tregoje maturine kur e sheh te nevojshme. Ai eshte supervizori i dyte i klubit te protagonisteve tane dhe si i tille, ka per detyre vetem t'i orientoje per pyetjet qe kane. Kurre nuk ka pare nje vajze qe ta refuzoje, prandaj edhe Nancy eshte nje ndodhi e re per te. Ai dhe Lucas jane miq te vjeter qe nga femijeria, por askush prej tyre nuk ishte ne dijeni te aftesive te njeri-tjetrit prandaj edhe i kane mbajtur te fshehura deri ne momentin qe u perballen me njeri tjetrin. Helios eshte nje performues trukesh magjike, ndonese shumica nuk jane truke... Prandaj ai ishte mjaftueshem per t'u punesuar si supervizor.

Lexim te kendshem!

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Te gjithe shikonin njeri tjetrin dhe Heliosin. Pas ketij konfuzimi ra nje qetesi e madhe dhe vemendja ishte tashme nga ky supervizor i cili do te ndihmonte ne ecurine e klubit. Ne pamje te pare te gjithe nuk eshte se e pelqyen. Ne fakt nuk donin qe te kishin kete supervizor, dhe Helios e dalloi kete. Keshtu menyra e tij me e mire per t'u prerzantuar ishte... magjia? Jo, ne fakt nuk donte te sillte dramaticitet ne klub dhe ta urrenin me teper, por e dinte se duhet te bente dicka qe te impresiononte "studentet" e tij. Ose te pekten te pergjigjej ne momentin qe Axel po e bombardonte me pyetje.

- Kur ke mbaruar?
- Para dy viteve?
- Per cfare? - pyeti perseri Axel.
- Nuk eshte se ka shume lidhje me kete- thote Helios me nje ton "Na cave te NDENJURAT"
- Si arrite te vish ketu?
- Mesa pe, e kam kete te drejte. - erdhi pergjigja e Helios ne 0.2 sekonda, gje qe cuditi te gjitheve, po pa perfshire kete kembengulje te Axel intervistuesit.
- Hm, aspak impresionuese deri tani. Cfare qellimesh ke per grupin tone? - Axel po kembengute me shume se c'duhej ne kete "mini-interviste" dhe Helios sado po i humbte durimi duhet te ishte i qete dhe ne pamje gjakftohte, sepse sido te ishte puna, ai e kuptonte te gjithe situaten e klubit. Axel vazhdonte me pyetjet e tij te cuditshme derisa Helios vendosi ta acaronte pak.

- Nuk te pelqen qe jam une ne kete pozicion? Apo ke pasur qellim te zevendesosh ti ketu?- kjo i beri te gjithe te hapnin syte. Ishte Axel tani qe po i humbte durimi dhe syte e tij shkelqenin ne nuancen e se kuqes. Pak nga shume gjera dhe pak nga ky ngacmim.
- Si guxon te flasesh keshtu!? - Axel nuk duroi me dhe nxori flake nga duart e tij. Te gjithe u tremben, cfare do te ndodhte me? Lucas ktheu syte nga Helios, i cili ishte mjaft i qete. Ne momentin kur Axel drejtoi inatin drejt Helios me ane te flakes, Helios nxori doren perpara dhe e priti me kenaqesi, duke e shuar ate flake dhe e ktheu ne trendafil, qe ja dha Daisyt duke buzeqeshur, sekretares qe ndodhej aty prane ne moment. Me pas ktheu koken tere seriozitet dhe shikon Axelin e habitur. Askush deri me sot nuk i kishte bllokuar sulmin pervec supervizorëve. U gjend perballe Axel dhe pa iu dridhur qerpiku i foli duke e pare drejt e ne sy.

23:37 [SHQIP - ON HOLD]Where stories live. Discover now