Kalon fundjava. Nancy niset perseri per ne shkolle duke qene se ishte e hene. Kjo ishte dita e pare qe do futej ne Klub qe nga dita qekur ia krisi vrapit nga habia e madhe. Epo do te shkonte, por vetem pas mesimit keshtu qe duhej te priste sa te kalonin oret. Nancy kujtohet qe Profesor Lindi, profesori i saj kujdestar, ishte Supervizori i Klubit Rival. Edhe si cdo fillim jave ora e pare e cdo klase ishte me mesuesin kujdestar perkates. Direkt sapo filloi ora e mesimit nxenesit normalisht pershendeten me Profesorin. Por ndodhi dicka e pazakonte ndryshe nga oret e tjera. Profesor Lindi e therret Nancyn te dale pak jashte klase te bisedoje bashke me te. Dita e pare e javes. C'te kishte ndodhur? Mbase do i jepte ndonje porosi ku i dihej... Ngadale dolen nga dera. Aty profesor Lindi mbyll deren dhe ndenji fiks pas dere. Ne ato momente fillon nje dialog midis Profesorit dhe Nancyt pasi ai nxjerr nje leter nga xhepi.
- Nancy, kjo eshte formulari zyrtar qe duhet te plotesosh per tu futur ne nje nga Klubet ekstrakurrikulare. Me duhet plotesimi ne kete moment pasi duhet t'ia dergoj drejtoreshes sa pa mbaruar akoma ora e pare.
- Ne rregull atehere po e plotesoj😁.
Plotesoi te gjitha te dhenat qe kerkoheshin rreth saj si emrin, adresa, numri i kontaktit, firmen e aprovimit ne fillim, sepse vuri re me bisht te syrit qe profesori po shikonte pak me shume te zgjedhja qe do beja sa here qe e kaloja stilolapsin te katrorat e zgjedhjes se klubeve. Sapo lexoi
"Klubi i Aktiviteteve Paranormale" e zgjodhi, e palosi letren dhe ia dha.
- Faleminderit Profesor! Gjate kohes qe ju do coni letren une po futem ne klase... - shpejt e shpejt u mundua te arrinte deren e klases por Profesori i cili qendronte fiks para saj nuk i hapte rruge.
- Epo thashethemet qenkan te verteta... Astriti arriti te te hipnotizonte dhe ty me ato prrallisjet e tij. Sa i lezetshem eshte ai pusht... Gjithnje m'i merr perduarsh nxenesit e mire edhe pse une e planifikoj rekrutimin para tij. Nancy e dashur pse te zgjedhesh ate Klub insektesh kur fare mire Klubi im mund te te ofroje kushte me te mira - ne ato momente ai nxjerr nje tjeter leter nga xhepi fiks si me magji dhe e zgjat perpara saj perseri - Nuk do te mesosh asgje nga ai grumbull horrash me beso - hapi letren dhe pa qe ishte fiks letra e saj e zgjedhjes se klubit me te gjitha te dhenat dhe firmen, por pa zgjedhjen...
- E vleresoj shume sygjerimin qe po me jepni, por me duhet t'ju zhgenjej. Zgjedhja ime eshte po e njejta si e para- merr stilolapsin nga dora e tij dhe shenoi perseri te njejten zgjedhje.
- Sa naive dhe e paedukate qe je! Degjo po te jap dhe nje mundesi te mendohesh- nxjerr nje leter tjeter perseri me zgjedhjen e fshire.
- Me vjen shume keq i dashur profesor, por me duhet te me jepni serish stilolapsin te zgjedh klubin qe dua - zgjati doren ta mmerrte por ai e ngre doren lart... Zgjati doren serish dhe u cua ne maje te gishtave ta arrinte stilolapsin, por s'e kapte dot pasi ishte me larte sec mund te arrinte me gjatesine time... Ne ate moment e godet me perkedheli me stilolaps ne ball dhe e vendos nga balli nen mjeker duke i kthyer koken ne drejtim te nje vajze ne cep te korridorit.
- Po te jap nje shembull. Ajo vajza eshte nje nxenese ne klasen tone apo jo? Noten e ka gjithnje 10 ne lenden time pavaresisht se nuk eshte asnjehere ne klase. Dhe kete leje e priviliegj ia garantoj une. Pse? Sepse eshte jo vetem ne klasen time por dhe ne klubin tim.- pas kesaj shtyhet pak nga dera e klases dhe i kthen koken me stilolaps nga xhami i deres ku fare mire ne qender shihej Lucas...- OSE, ose fare mire mund te jesh si ai, ne klasen time, por ne klub tjeter. Ne teste pavaresisht perpjekjeve, nota nuk i shkon me shume se 8 per shkak te ushtrimeve qe i jap me te veshtira se te te tjereve. Zgjedhja eshte e jotja...- kaloi prape para deres duke i bllokuar pamjen.
- Kjo eshte padrejtesi dhe presion ndaj nxenesve!
- Ky eshte pushteti qe kam une si mesues ne shkolle... - volumi i larte qe kishte zeri i tij ne ato momente u zhduk papritur.
YOU ARE READING
23:37 [SHQIP - ON HOLD]
Teen Fiction...because he was being sincere only in 23:37... Dy studente futen ne "Daren Maple High School"; nje vajze energjike, e bukur, kurioze dhe e shkathet, nga ana tjeter nje djale i lezetshem, i thjeshte por edhe nervoz me raste. Kurioziteti i saj rrite...