17. A professor's Will Arc 4

84 16 18
                                    

-Miresevjen, ndonese eshte hera e pare per ty shpresojme te mesohesh me Astriti Airlines!- tha Axel.

-Hahahahaahahaaaaa, e forte kjo.- me meku ky! O zottt!

-Epooo, duhet te behesh e forte pasi tipi me te cilin do ndeshesh sot ne mbremje per te fituar pozicionin ne skuader eshte goxha i veshtire.

-Aq i forte te jete valle? Me habit ky fakt. Po ti nga e di? Ti s'ke qene prezent ne klub per shume kohe pasi kishe ikur ne nje mision.

- Si mos ta njoh kushon tim?

-Kusho?

-Jemi... Si i bie... Kusherinj te trete... S'jam shume i mire ne kuptimin e ketyre puneve familjare prandaj mos me fajeso per shpjegimin e paket per lidhjet qe kemi, por nje gje di ta them me siguri per ate tip, duke qene se dhe gjysmen e jetes dhe tere femijerine time e kam kaluar me te, dhe kjo gje eshte se ke te besh me nje person kokfort me ideale.

-Qe ne femijeri bashke?

-Po... Rastesia eshte shume e cuditshme, ishim nje lagje dhe fundja nuk i kishim shtepite larg, prandaj mund te thuash qe dhe jemi rritur si vellezer me njeri-tjetrin.

-Sa mir! S'e di po mua nuk me ngjit fare ai pervers... Nuk e di se si mund te keni lidhje gjaku ju te dy... Ti nga njera ane je punetor dhe nje person shume i vleresuar nga te gjithe... Kurse ai eshte vete llumi ne kuptimin e plote te fjales.

-Epo, s'te ve faj qe mendon keshtu, fundja as une nuk e pelqej ate ane te tij, por nuk i ve faj.

-Ate ane? Paska ane tjeter pervec asaj ai? C'do te thuash qe s'i ve faj?

(Me lejen tuaj, lexoni vazhdimin nen tingujt e kenges qe eshte dhene me lart :))

-Nuk e di a te ka thene Jack ty ose klubit... Por ne te dy jemi rritur jetim qekur ishim 8 dhe 9 vjec, kur dhe familjet tona rane pre e nje sulmi i nje organizate i cili perfshiu te gjithe lagjen tone... Une normalisht si me i madhi duhej te mbaja pergjegjesi per te pasi humbem te gjitha kontaktet qe kishim me familjaret duke qene se dhe ishim kontinente larg tyre... Dhe... Per te tilla arsye u vendosem ne nje jetimore pasi ishte e vetmja mundesi qe kishim... Ne jemi rritur vetem pa prinderit perkrah qe nga fillorja... Per kete arsye une duhej te mesoja mire ne shkolle ne menyre qe te kishim nje te ardhme te ndritur, por ne te njejten kohe u distancova dhe nga ai. Nuk i ve faj qe ka marre vese te tilla pasi fillova te perqendrohesha vetem ne te ardhmen duke mos marre parasysh te tashmen. Kushedi sa dhimbje ka ndjere kur nuk i eshte gjendur njeri prane... Kur u rekrutova nga ky gjimnaz kuptova nga Profesor Astriti qe kisha superfuqi, me te cilat mund te fitoja para, ne qofte se i perdorja ne misione... Prandaj dhe periudha e gjimnazit edhe pse ka qene periudha ne te cilen une fillova te rimerrja ne dore kontrollin financiar te jeteve tona duke blere dhe nje shtepi te tonen, por gjithashtu ishte periudha kur kuptova qe gjithe ajo vetmi Jackut i kishte shkaktuar shume deme. Fundja aq femije i dashur, gazmor, zemerarte, lozonjar dhe i zgjuar qe ka qene... Nuk arrinte ta kishte kollaj te krijonte nje shoqeri te mirefillte, pasi i ka munguar dikush i cili ta mesonte c'ishte edukata, miresjellja dhe morali... Nuk e di... Ka qene i gjithi faji im... Dhe gjithnje pendohem per ndryshimin qe kane shkaktuar vendimet e mia te ai...

-Me vjen keq... Nuk e kisha menduar te tille... Nuk duhej te gjykoja... Me vjen shume keq per ato qe thashe...

-S'ka problem... Fundja ato qe jane bere, kane kaluar. Sot jemi super dhe jam i gezuar qe ka arritur deri ne kete pike ai person. Qofte ne karakter/formin, qofte dhe ne superfuqi, edhe pse mund te kishte nje te ardhme me te ndritur me superfuqi me te forta...

-Prit!!! Mos do te thote kjo se ai mund te ishte me i forte se nje nivel D?!! Une e dija se niveli i superfuqise ishte vetem 1 dhe i vetem.

-Eshte nje rregull i pashkruar... Ne qofte se ka situata urgjente te cilat te detyrojne te perdoresh superfuqite ne nje moshe me heret se normalja... Tendenca per te pasur nje superfuqi me nivel me te vogel ose thuajse zhdukje te superfuqise eshte teper e madhe... Shfaqja e superfuqive fillon ne moshen e adoleshences diku 15-16 vjec apo jo?

23:37 [SHQIP - ON HOLD]Where stories live. Discover now