...3

2.2K 110 23
                                    

Tashme ishim duke u kthyer per ne shtepi, kisha vene kufjet dhe ishte gati duke me keputut gjumi, ku papritur ndieva makinen te mos ecte. Kishim ndaluar. Hapa syte dhe pashe qe ndodheshim ne nje kthese te frikshme dhe vendi ishte i teri pyll.

 "Babi perse ndaluam?" Ai nuk foli , po ashtu as mami qendronin te dy te ngrire dhe shikonin para. U afrova dhe pashe se para nesh kishte bllokuar rrugen nje makine e zeze dhe prej saj kishin dale tre burra ku dy prej tyre kishin nxjerre pistoleten dhe e kishin drejtuar per nga ne! "Mami , cfare po ndodh?!" Pyeta e frikesuar.

"Xhoalin sigurohu qe dyert e makines t'i kesh mbyllur!" Tha ajo me te shpejte pa kthyer koken pas. I mbylla menjehere dyert dhe pashe qe njeri prej tyre u drejtua per nga ne dhe te tjeret e ndoqen nga pas. Hapen me force deren e makines ku qendronin prinderit e mi dhe i nxorren jashte. 

"Leshojini! Lerini te ikin!" Bertita.

"Xhoaline mos dil per asnje arsye nga makina!" Bertiti babi. Pas pak njeri prej tyre u afrua aty ku isha une dhe u mat te hapte deren, por ja qe une e kisha mbyllur. 

"Dil menjehere!" Bertiti ai. Nje gje qe me cudiste ishte fakti qe ai nuk mbante pistolete , ndersa te tjeret ua kishin drejtuar ne koke prinderve te mi. Tunda koken ne shenje pohimi.

 "E mendova qe do ta thoshe kete!" Tha ai dhe nxorri pistoleten, u drejtua tek prinderit e mi "Nese nuk del kur une te te them serish, nuk ke per t'ua degjuar me zerat ketyre!"

"Jo Xhoaline, mo e degjo ate!" Bertiti babi, por ai i gjuajti me bishtin e pistoletes ne koke, duke e kerrusur ne toke. "Joooo!" Bertita.

"Thjesht i gjuajta nuk e qellova, por do e bej nese nuk del menjehere nga makina!"

"Jo Xhoaline!" Tha mami.

"Me sa duket do ta nisim me zonjen!" Tha ai dhe vuri pistoleten ne koken e mamit.

"Nje..." tha ai , duhet te dal, ata me kerkojne mua, ndoshta i lene te qete prinderit e mi nese une dal jashte.

"Dy..." degjova serish zerin e tij.

"Dhe..."

"Jooo! Ndalo! " bertita dhe dola nga makina , shkova drejt tyre dhe e shtyva ate larg prindrve te mi duke u dale para. "Shkelqyeshem! Djema merreni!" Tha duke qeshur dhe dy te tjeret me kapen nga krahet duke me cuar drejt makines se tyre.

"Cfare kerkoni nga vajza ime, lereni te qete!" Bertiti mami.

"Pushoni!" Bertiti ai duke ia vene serish pistoleten ne koke.

"Joooo! Ju me thate se nese une dilja jashte nuk do t'i lendonit! Mbajeni fjalen! Lereni te qete!" Bertita. Ai u largua prej tyre dhe u drejtua per nga une.

"Mos bej rezistence dhe eja me ne, nese do qe ata te jene mire!" Tunda koken ne shenje pohimi , per prinderit e mi do te beja cdo gje.

"Lereni te ike! Cfare doni nga ajo?" Bertiti babi.

"Nuk eshte puna juaj!" Bertiti serish ai i panjohuri.

"Ju premtoj qe do te gjej nje menyre per t'u larguar!" U thashe prinderve para se te hyja ne makine.

"Ndoshta neper endrra!" Tha ai qe sapo hyri ne makine. Sa u mata te filloja me pyetje ndieva nje ere te cuditshme dhe me pas ... erresire.

Hap syte me veshtiresi, me dhimbte shume koka, shoh tavanin dhe vura re se nuk ishte ngjyra e dhomes sime, madje nuk isha ne dhomen time! 

Kujtohem menjehere per cdo gje dhe ngrihem menjehere, ndodhesha ne nje dhome te cuditshme , me shume ngjante si nje zyre. U mundova te hapja deren, por e kote, tashme eshte e sigurt me kane rrembyer, por per cfare? Familja ime nuk eshte e pasur qe te paguaje shuma te medha parash, as ne ndonje ngaterrese babi nuk eshte perfshire. Erdha disa here verdalle dhe ndalova tek dritarja, kur papritur degjova celesin te rrotullohej dhe deren te hapej. 

"Qenka zgjuar!" Degjoj zerin e nje burri te flase , pas tij degjoj disa hapa te tjere. Epo c'tju them kushdo qe i ka punesuar keta duhet te kete pasur shije se qenkan te gjithe yjeeee! Idiote! Ty te kane rrembyer dhe shiko se c'mendon! I bertisja vetes. Me ulen serish tek divani ku isha duke fjetur pak me pare dhe sa u mata te flisja 

"Shefi po vjen!" Pashe ate qe me rrembeu qe foli. Do t'i jap nja dy grushta te mire ketij , jo prit si fillim do t'i jap nja dy grushta te mire shefit te tyre , fundja keta vetem kane zbatuar urdhrat. Shefi! Me siguri do te jete ndonje barkmadh qeros dhe plak! Keshtu jane keta 'kapot' e mafias! Mendimet m'i nderpreu nje ze qe me beri te dridhem 

"Pa shiko! Kush na ka nderuar me prezencen e saj! E madhja Anastasia Irishov!" Dhe u afrua drejt meje nje djale rreth 23 vjec dhe ... dhe ishte WOW! Keta te tjeret para ketij qenkan asgje! Ishte brun me sy te zinj , nje trup i mireformuar dhe kishte nje buzeqeshje qe , c'te te them! Isha perhumbur kaq shume duke veshtruar ate, saqe harrova qe ai me thirri ne nje emer qe supozohet te jem une! "Tani do te njohi princesha e vogel kuptimin e fjales vuajtje!" Tha ai kercenueshem duke vendosur duart mbi divan rreth meje. 

"Tashme ti ke per te vuajtur aq shume saqe do te deshirosh te mos kishe lindur kurre Anastasia Irishov!" Me peshperiti prane veshit. Ndieva dritherima kudo neper trup nga keto fjale, apo nga fakti qe ky eshte kaq prane meje?! 

Mjaft Xhoaline! Thuaja qe ti nuk quhesh keshtu! Cfare dreqin ke?! I bertisja vetes. Vura duart ne kraharorin e tij dhe e shtyva me sa fuqi kisha larg meje. Mora fryme thelle dhe "Si fillim une nuk quhem Anastasia Irishov! Se dyti a mund ta di kush dreqin jenj ju?" Bertita. Vura re se si ai habit "Perserite edhe njeher ate qe the?" Bertiti ai.

"Qe a mund ta di kush jeni ju?" Thashe kete here me qete.

"Jo! Si dreqin the? Qe nuk quhesh Anastasia Irishov?" Bertiti ai serish.

"Po!" Thashe.

"Si guxon te me genjesh!" Dhe me kapi fort nga krahet. "Askush nuk me genjen mua , askush!" Bertiti serish. Vetem te bertase dika ky!

"Nuk po te genjej ! Une nuk quhem Anastasia Irishov!" U mundova t'i thoja teksa perpiqesha te shkeputesha prej tij. Me leshoi dhe iu drejtua atyre qe me rrembyen.

"Dilan! E vertete eshte kjo?"

"Jo shef! E pame teksa zbriste nga ajo makina me ato targa qe na dhe ti dhe me pas hipi ne nje makine tjeter , pasi doli nga nje restorant!" Tha ai

Prit pak , mos valle ai e ka fjalen ..." Atehere cfare thote kjo!" Bertiti serish ai duke me kapur nga kyci i dores.

"Nuk e di shef!"

"Ateher ajo vajza qenka kjo Anastasia!" Thashe me ze te ulet me vete, por qe ky e kishte degjuar.

"Si the!?"

"Ti the qe zbrita nga nje makine, ne fakt une ndihmova nje vajz te panjohur , e cila ishte e dehur , te hipte ne makine, kaq!" Thashe duke u perpjekur te isha sa me e qarte.

"Te marre!" U bertiti ai atyre.

"Si ka mundesi qe nuk e beni nje pune te sakte, ne vend te saj me sillni... kush dreqin je ti atehere?"M'u drejtua.

"Perse do ta dish?" Pyeta

"Pyetjet ketu i bej une! Te thashe kush je ti?!" Ngriti serish zerin.

"Mjaft! Se me shurdhove! Vetem te bertasesh di ti!" Kesaj radhe bertita une. Nje 'uuu' u degjua, pastaj u degjua dikush qe tha "E pesove!"

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now