...8

2K 108 14
                                    

"Ka qe ate dite qe nuk han asgje!" U foli znj. Helge te tjereve ne tavolinen e ngrenies.

"Te pakten ato ilace i ka pire?" Pyeti Dilan.

"Po te mos ishte per to as qe dua ta mendoj se cfare do t'i kishte ndodhur tani!" Tha e shqetesuar

"Aleks! Po te pergjerohem, lere te ike! Perse nuk e le! Ajo nuk e do kete jete!" Iu kthye Aleksit , i cili qendronte pa folur dhe indiferent nga tere kjo situate.

"Ti e di qe s'mundem ta bej dot kete dado."

"Perse?"

"Thjesht nuk mundem , ajo do te perbente rrezik nese largohej..."

"Mjafton ta kercenosh per familjen dhe ajo nuk ka per t'i treguar askujt." Tha Dilan.

"Mjaft! Nuk dua ta diskutojme me kete!"

"Aleks, nuk e shoh dot te vuaje keshtu, nese vazhdon ne kete menyre se shpejti do te vdese! Lere te ike!" I bertiti Helga.

Ai nuk i ktheu pergjigje dhe u largua, por nderkohe mendoi ate qe tha Dilani, 'Nese e bej kete gje, ajo nuk ka per te treguar, dhe mund te ike por ... por nuk mundem! Jo! Nuk eshte plan i mire.'

U zgjua sic bente shpeshhere nga djerse te ftohta , serish i njejti makth, pas kaq shume vitesh ai vazhdonte ta torturonte. Doli nga dhoma e tij dhe nisi te ecte neper shtepi sic bente zakonisht. I terhoqi vemendjen nje dere pakez e hapur. "Por kjo eshte dhoma e Xhoalines." Mendoi. E shtyu ngadale deren dhe ndjeu te ftohtin t'i perplasej ne fytyre.

 'E cmendur!' Mendoi kur e pa te qendronte me koken mbeshtetur ne parvazin e dritares. Qeshi me vete kur mendoi qe qendronte aty dhe enderronte per lirine qe nuk do ta kishte me kurre! Pa qe e kishte zene gjumi, doli jashte dhe u drejtua per nga dhoma e tij , por ndaloi! Cfare ke Aleks , vazhdo ec! , i thoshte truri, por ai nuk e degjoi. 

U kthye serish ne dhomen e saj dhe e mori ne krahe duke e derguar ne shtrat e mbuloi dhe doli duke e mbyllur deren me qetesi. Ate moment ndjeu dicka te cuditshme , ishte e ngrohte , ishte dicka qe nuk e kishte ndiere kurre, kjo ngrohtesi i kujtoi gjera qe mendonte se i kishte harruar. "Cfare dreqin po ndodh!" Tha me ze te ulet.

"Uff, shpresoj te haj dicka sot!" Tha Helga duke marre disa ushqime per t'ia cuar Xhoalines.

"Dado ndalo aty ku je!" Bertiti ai dhe u cua prej tavolines.

"Nuk ben mire ta llastoni kaq shume !"

"Por Aleks..." u mundua te flase ajo, ai ia mori tabakane nga duart "U lodha cdo mengjes e njejta gje! Xhoalina , Xhoalina! Do ta mesoj tani zonjushen se ne kete shtepi hajme te gjithe bashke! Por sot po e fal , do ta mesoj nje here qe mos t'u beje me nazeve ushqimit!" Dhe me tabakane ne duar u nis per ne dhomen e saj. Ne dhomen e ngrenies te gjithe kishin mbetur te habitur, saqe u desh pak kohe qe ta merrnin veten.

Xhoalina ishte habitur kur u zgjua ne shtrat, por mendoi qe do te kishte ecur ne gjume dhe nuk mbante mend. Ishte ulur ne krevat dhe mbeshtetur ne mur , me koken ulur. Degjoi deren qe u hap. "Znj. Helga jua kam thene per kaq kohe, nuk kam uri, nuk keni perse mundoheni cdo dite !" Tha pa e ngritur koken.

"Jo , mos u shqeteso , ajo nuk do te lodhet me!" Degjoi nje ze qe e dritheroi. Ngriti menjehere koken dhe pa djallin qe ecte drejt saj me nje tabaka me ushqime. U perpiq ta fshihte friken ne syte e saj. "Po kjo c'eshte? Ndonje metode tjeter te vrare? Helmimi i ushqimit!" Tha duke ulur serish koken. Ai nenqeshi dhe u ul prane saj duke e lene tabakane diku. "Nuk kam ndermend te te ushqej me doren time, merr dicka!" Tha duke e bere zerin si autoritar. Ajo tundi koken si shenje mohimi.

"Pancake ti e di qe mua s'me pelqen t'i perseris gjerat dy here!" Tha kercenueshem.

"Mesohu, ka gjithnje nje here te pare." I tha pa e ngritur koken.

"Mos luaj me durimin tim! Bej menjehere ate qe te thashe!" I bertiti. Ajo ngriti koken

"Sa cudi! Para nje jave dhe urdher te mos haja asgje, ndersa sot vjen dhe me ushqen 'me duart e tua'!" Tha duke imituar me gishta thojzat per fjalet. Ai beri nje nenqeshje qe tregonte se kishte ndermend dicka "Te thashe mos luaj me durimin tim pancake!" Tha neper dhembe.

"Shikon, sapo perserite dy here te njejten fjali , si ndihesh?" E pyeti me ironi. Ai e pa me tere inat , ndersa ajo po qeshte. Ishte nje e qeshur e paster femije, gje qe s'kaloi pa u vene re ne syte e tij. Per nje sekond ajo betohej qe e pa ate te qeshte, por ne sekondin tjeter e gjeti veten te shtrire ne shtrat dhe ai qe i kishte bllokuar levizjet me trupin e tij. 

Vuri duart e tij ne shtrat duke e vene ate midis dhe filloi t'i afrohej ngadale. Tashme ajo po shikonte cdo tipar te tij, kishte nje lloj bukurie qe mund te magjepste kedo. Nje bukuri te erret qe te terhiqte! 'Idote, pikerisht keto gjera duhet te mendosh pikerisht tani!' I bertiste mendimeve te saj. 

"Te thashe te mos luash me durimin tim pancake!" I peshperiti prane veshit duke perplasur frymarrjen e tij te ngrohte me lekuren e saj. Ajo kishte mbetur e ngrire , nuk po dinte si te reagonte , nuk dinte se c'ndiente, frike apo nje lloj ndjenje te re qe po lindte tek ajo?

"Sapo u bene tre here ... qe perserit te njejten gje!" Foli me frymen qe i mbahej. Ai ishte kokeforte , por edhe ajo nuk ishte pak. Ai qeshi dhe ngriti koken paralel me te "Tani do te besh ate qe te them une, perndryshe nuk mbaj pergjegjesi per pasojat!

"Ashtu?! Dhe cdo te me besh? Te me vrasesh?" Pyeti ajo me ironi.

"Po shpresoja te ma beje kete pyetje!" Tha ai duke iu afruar serish prane , nderkohe asaj nuk po i shkonte ne mendje se per cfare e kishte fjalen , por papritur ndjeu t'ia ngrinin fustanin. Ishin duart e tij ! Ato hyne ne fustan dhe filluan te ngjiteshin larte pershkruar keshtu kembet e saj dhe u ndal tek beli. Ajo kishte ngrire, ato prekje po ia percellonin lekuren ,erdhi ne vete kur e kuptoi se per cfare e kishte fjalen ai. 

"Cccfare po ben? Me lesho!" U mundua te bertiste, por zeri kishte filluar t'i dilte i dobet. Ai buzeqeshi dhe iu afrua prane "Tani... ke per te bere cdo gje qe te them une, apo " filloi t'i conte duart me lart"te vazhdoj me teper?" I peshperiti serish prane veshit.

"Po, po, vetem largohu!" Dhe kesaj radhe zeri i doli me i forte.

"E sigurt?"

"Po! Largohu tani!" I tha gati duke iu lutur. Ai buzeqeshi, por para se te ikte i dha nje puthje ne qafen e saj te brishte! Ndjeu se si nje dritherime iu shkaktua asaj, por jo vetem asaj edhe atij vete! Ndjeu se si muret e akullta qe ai kishte ngritur , po fillonin te avullonin, ndjeu serish ate ngrohtesi.

Ndersa ajo , epo ajo ishte coroditur e tera, me keq se nje ore e cakorduar, perfitoi nga rasti dhe e shtyu ate me sa fuqi kishte. Uli menjehere fustanin qe ishte ngritur dhe po perpiqej te normalizonte frymemarrjen. Ai po e shikonte i qete dhe vetem ate moment u kujtua se perse e beri te gjithe kete "Ateher!" Tha duke i ngritur njeren vetull

"Ccfare?" Tha duke belbezuar ajo, ai qeshi dhe tregoi me gisht tabakane. Ajo beri nje fytyre si e neveritur, por sapo ai vuri njeren dore ne mur, per fraksionsekonde mori tabakane dhe per disa minuta mbaroi cdo gje qe ishte aty.

Para se te dilte nga dhoma , ktheu koken pas dhe i tha " Duke filluar qe neser , ke per te zbritur poshte dhe do te hash ne tavoline si gjithe te tjeret. U kuptuam!"

Ajo tundi koken menjehere si shenje pohimi. Doli nga dhoma fitimtar, por shpejt ajo fitore filloi t'i venitej kur e pushtoi serish ajo ngrohtesi. Serish ajo ndjesi kaq e panjohur per shpirtin e tij! Kjo ndjesi qe bente t'i vinin shume pyetje ndermend! Nuk ishte hera e pare per te qe qendronte kaq prane nje femre, perkundrazi ne jeten e tij kishte pasur shume femra, por kjo ngrohtesi i vinte sa here qe ishte prane saj. Duhet te jem cmendur, i thoshte vetes. "I hengri te gjitha?!" Degjoi zerin e Helges te habitur, kur pa tabakane bosh.

"Por si ia bere?" Pyeti serish.

"Ju thashe qe nuk duhet llastuar shume." Tha indiferent dhe u largua.

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now