U zgjova nga rrezet e diellit qe me vrane syte. Tek kembet e shtratit pashe uniforme e re qe me kishte dhene znj. Helga. Mami dhe babi , duhet te jene shume te shqetesuar, me siguri kane lajmuar policine dhe do te jene duke me kerkuar ngado tani! Do te gjej nje menyre per t'ia mbathur , nuk e di se si , por do te gjej!
U ngrita dhe vesha uniformen e djemve. Znj. Helga me kishte dhene ndoshta uniformen me numer me te vogel, por ja qe mua me rrinte serish e madhe. Gjithesis futa kemishen mbrenda pantallonave dhe kapa floket bisht. Pashe veten ne pasqyre dhe nuk ngjaja keq, ne fakt dukesha mire.
Ndodhesha ne nje sallon te madh, idioti pra Aleksi, kishte kerkuar qe te gjithe sherbetoret te mblidheshin aty. Idioti nuk priste dot sa te haja mengjes te pakten!
Erdhi aty dhe filloi te ecte sikur ca ishte. "Dua qe te gjithe ju te pastroni cdo cep te kesaj shtepie, sic e dini do te zhvilloj nje feste te madhe neser ne mbremje dhe do te jene te ftuar njerez te rendesishem, keshtu qe , futjuni punes!" Te gjithe po shperndaheshin neper punet e tyre, keshtu qe do te thote qe edhe une duhet te largohesha tani. "C'dreqin eshte ajo qe ke veshur!?" Degjoj nje te bertitur pas vetes. Kthehem dhe them e qete. "Uniforma!"
"Helga! " thirri , ajo erdhi menjehere.
"Ajo nuk ka faj, me dha uniformen e duhur, por une refuzoj kategorikisht ta vesh ate!"
"Nuk je ne kushte per vendosur se cfare do ose jo! Tani zhduku dhe heren tjeter shfaqu me uniformen e duhur! Ne rregull sweet pancake!" Aty m'u ngriten floket si antena.
"Jo! Nuk e vesh ate minifustan! Dhe mos me thuaj mua pancake me! Te dukem gje si petull?" Ai me kapi fort nga krahet dhe tha
"Serish! Serish me kundershtove! Nuk ka lindur ende ai njeri qe te me kundershtoje mua dhe t'ia hedhe paq!"
"Cfare do te me besh? Do te me vrasesh? Jepi pra me vrit! Nuk ta kam friken!" I thashe e qete
" Xhoaline..." u mat te flase Helga, por ai e ndaloi.
"Pas kesaj do te me lutesh qe te te vras, por s'do ta bej, do te te le te vdesesh ngadale, pasi keshtu dhemb me shume! Dhe dhimbja jote do te jete muzike per veshet e mi!" Tashme me te vertete u tremba! C'kishte ndermend te me bente ky psikopati? Apo nuk po qeshte si i tille!
"Djema, merreni dhe cojeni ne dhomen me te keqe te tortures..."
"Por Aleks..." u mundua te flase Dilani, por mjaftoi vetem nje shikim i tij qe ai te ndalonte.
"Dhe askush te mos i coje ushqim apo uje per nje jave! Kush guxon ta shkele kete urdher do te vuaje si ajo , ne mos me keq!" Ushtoi zeri i tij neper dhome.
"Aleks, mos e bej, te premtoj do ta meson vete se si te te bindet , por mos e dergo atje , eshte vetem nje vogelushe!" Foli e trembur Znj. Helga. Pra kjo dhoma e tortures duhet te jete vertet e frikshme, meqe te gjithe u tremben aq shume.
"Shoh qe te hyri frika pancake!" Tha ai duke u zgerdhire.
"Aspak! Thjesht u bera kurioze per kete dhomen e tortures!" Thashe duke e shperfillur.
"Mos u shqeteso , do ta shuash tani kuriozitetin dhe ku i dihet , ndoshta mbas nje jave gjejme vetem kufomen tende!" Tha duke qeshur.
"Ndoshta neper endrrat e tua, por dije qe nuk kam ndermend te vdes pa ta nxire jeten ty ne fillim, kete gje ia kam premtuar vetes dhe kur une bej nje premtim, nuk ka asgje qe te me ndaloje ta permbush ate!"
U duk qarte qe e kercenova. Po prisja te me ulerinte , por jo , ndodhi dicka tjeter. Nje shpulle e fuqishme nga ana e tij ne faqen time, beri qe une te humbisja ekuilibrin dhe te bija mbi divan! Por si guxon ai? Mua nuk me kane goditur kurre as prinderit e mi, kush dreqin kujton qe eshte ky?! Si te mos mjaftoje kjo, me kapi fort nga krahu dhe njeren dore ne nofull "Aleks , jo..." u degjua zeri i Znj. Helg.
"Do ta paguash, po , po do ta paguash shume keq!Askush nuk guxon te me kercenoje mua dhe te shpetoje i gjalle dhe ti nuk ben perjashtim!" Nuk e kisha mendjen fare se cfare po me thoshte, sa dore te fuqishme paska dreqi! "Po ju c'keni qe shikoni! Dergojeni menjehere atje ku ju thashe!" U bertiti punonjesve te tij. Dy prej tyre erdhen drejt meje dhe njeri me kapi nga krahu.
U drejtuam drejt shkalleve dhe po i zbrisnim, vetem zbrisnim, po ku po shkojme keshtu!? Pasi kishim arritur ne fund , pashe disa dhoma si qeli burgu. "Po sikur ta leme tek ndonje tjeter, shefi s'ka si ta marre vesh?" Tha njeri prej tyre.
"Por nese e merr vesh, e ke menduar se c'do te na beje?" Tha tjetri. Ai qe foli ne fillim me pa i merzitur dhe u drejtuam drejt nje qelie me te vecant se te tjerat, vinte nje ere shume e keqe mbrenda , ata hapen deren dhe me derguan mbrenda saj , por vete nuk hyne. " Na vjen keq!" Tha njeri prej tyre. "Nuk kemi asgje ne dore , vetem zbatojme urdhrat e tij!"
"Nuk ka problem!" U thashe. Ata u larguan prej aty, duke me lene te vetme ne ate vend te cuditshem. Ai tha vendi me i keq i torturave , po sikur te gjej ndonje njeri te... jo nuk dua ta mendoj! Por kjo ere e keqe nga vjen? Nejse as qe dua ta zbuloj!
"Ti kujton qe po me ben keq keshtu? E ke gabim! Perkundrazi po me ben shume mire. Nje jave pa ngrene do te me dobesoje goxha, kam shtuar pak peshe keto kohe. Dhe fakti qe jam ne kete vend te mbyllur do te me beje te reflektoj per jeten time! Keshtu qe dole huq! Me degjove!"
Bertita ne kete fjaline e fundit. Degjova disa zhurma si pika uji te binin ne toke , pashe rreth e rrotull , por asgje! Vura doren tek hunda , qe me dhimbte shume, dhe pashe qe po me dilte gjak, keq madje! Imallkuari! A e di ai se nuk goditen femrat! C'mendoj keshtu , ku e di ai se c'jane te drejtat e njeriut! E fshij gjakun me mengen e kemishes pas pak degjoj nje zhurme ne nje cep dhe shoh qe eshte nje miush.
E pranoj u tremba pak, por si vajze fshati qe jam, jam mesuar te shoh kafshe te tilla. "Ckemi! A te vjen keq te jemj shok dhome ... ose qelie per nje jave? E dija qe s'ke kundershtime !" Po i flisja nje miushi! Tani po qe po cmendem dhe s'ka kaluar as edhe nje dite! Imagjino nje jave!
Kishin kaluar pese dite qe kur une isha mbyllur ne kete qeli. Dhe per tere keto dite nuk kam ngrene apo pire asgje, me sa duket urdhrat e tij qenkan me te vertete te padiskutueshem! Por une do te rezistoj , gjithnje kam qene e forte dhe e tille do te vazhdoj te jem!
Tashme ishte dita e fundit , pra dita e shtate dhe se shpejti do te dilja, vetem nese ai kishte harruar qe jam ketu dhe me le pergjithmone! Nejse! Perse shqetesohem per gjera te kota, edhe nese me ka harruar ai, Znj. Helga jam e sigurte qe do te me kujtoje, ose ndoshta Dilani, apo ata te dy qe me derguan ketu.
Po sikur te me kene harruar ge gjithe? Jo Xhoaline, mos mendo gjera te tilla! I thoja vetes teksa vija verdall ne qeli. Shumicen e kohes qendroja ne erresire dhe tashme syte me ishin mesuar, kohen e kaloja duke numeruar, madje nje dite arrita te numeroj deri ne 10 mije , por me pas me zuri gjumi. Me miushin nuk i kisha mire punet, bente shume zhurme dhe nuk me lejonte te flija. Ndonjehere imagjinoja sikur isha ne dhomen time , ne shtepine time, duke lexuar nje liber dhe degjuar muzike, kur me merrte urija, iamgjinoja sikur isha me prinderit e mi dhe po shijonim gatimet e mrekullueshme te mamit!
Prinderit e mi, i shihja gjithmone kur flija, dhe kjo eshte arsyeja se perse doja me shume te flija! Me dilte gjumi shpesh dhe isha gati te filloja te qaja, por nuk dua te behem nje qaramane, keshtu qe e permbaja veten.
Sot isha e lumtur qe me ne fund do te dilja jashte, por po kalonte nje kohe e gjate dhe askush nuk po vinte! Mos valle me kane harruar me te vertete?! Mos valle nuk jane plotesuar ditet dhe me duket mua sikur eshte bere nje jave?! Keto mendime po me cmendin, aq sa po levizja sa andej -kendej ne qeli dhe padashur kisha kaluar edhe ne ate pjese ku ishte shume erresire dhe vinte ajo era e keqe.
Gjithmone i isha shmangur asaj pjese. Kembet me preken dicka, ula koken dhe pashe... pashe nje krah njeriu! Kisha frike te shikoja me tutje, fillova te marr fryme me veshtiresi dhe ... dhe ulerita me sa fuqi kisha! Kisha nje jave qe qendroja me nje kufome ne nje vend! Shkova menjehere drejt qoshes sime dhe u ula , mbeshtolla kembet me duar dhe mbylla syte fort! Nuk mundem me! Nuk mundem!
Kjo eshte e tepert! Tashme isha shume e frikesuar, kisha uri , kisha etje, nuk ndihesha aspak mire, nuk arrija te shikoja dot me asgje doja te flija , e di qe u premtova prinderve qe do te kthehem, por tashme nuk mundem te qendroj as zgjuar dhe ... asgje!
YOU ARE READING
Kur Engjelli dhe Djalli Dashurohen
Romance"Kuptoj! E bere kete qe te jemi vetem apo jo? Je lodhur kot..." por nuk e perfundoi ate qe nisi sepse ai iu versul buzeve te saj, ajo beri pak rezistence , por e dinte qe i kishte te kote keto lojera me te , kishte shtate vite qe ai tashme e njihte...