Kishte kaluar nje jave qe kur ata ishin shperngulur SHBA qe prej asaj dite Xhoalina ishte perpjekur qe te shmangte cdo perballje me Aleksin , nuk qendronte kurre me te ne te njejtin vend. Inatosej me veten shpesh, pasi kishte filluar te mendonte qe ai kishte ndjenja per te dhe kjo gje e gezonte, por pas asaj qe ndodhi, ajo u bind plotesisht qe ai vetem e urrente ate, ajo per te ishte nje telash qysh ne fillim dhe e tille do te mbetej, nje ngaterrese!
Groposi ndjenjat e reja qe kishin filluar ta pushtonin dhe vuri ne fytyre nje maske injorimi, kushdo qe nuk e njihte mendonte qe ajo nuk ndjente asgje.
Kjo sjellje e saj e lendonte cdo dite e me shume Aleksin, ishte penduar si dreqi per ate qe kishte bere, por ne ate moment i dukej zgjidhja me e duhur.
Por e pranonte teksa thoshte emrin e saj "Xhoaline Romanov " i shfaqej gjithmone nj qeshje e madhe ne fytyre, ishte i lumtur qe nuk ishte me Romanovi i fundit, por me i lumtur ishte kur mendonte qe kishte cdo te drejte mbi Xhoalinen, tashme mund t'i afrohej, mund ta perqafonte, mund ta puthte sa here te donte, por ... s'mundej, i kishte premtuar vetes qe kurre nuk do te lejonte qe Xhoalina apo dikush tjeter te kuptoj ndjenjat qe ai ka per te.
" Aleks! Si je miku im?" U afrua nje burre rreth te 50 -tave duke e perqafuar.
"Shume mire Xhon , po ti?" I tha Aleksi duke ia kthyer perqafimin.
"Sic me sheh!" Tha ai duke qeshur.
"Pra mora vesh qe je martuar! " tha serish ai.
"Eh ... le te themi qe po!" Tha Aleksi duke cuar doren pas kokes.
"Dhe mua nuk me ftove?! Ta dish qe Xhilli eshte shume e inatosur me ty per kete!" Tha si i ofenduar. Aleksi qeshi dhe tha "Kerkoji falje nga ana ime znj. Xhilli , por ashtu ishin rrethanat ne ate kohe."
"Kuptoj!" Tha ai.
"Nejse. Kam nje lajm per ty. Zonja ime deshiron qe te njohe nusen tende dhe do qe te qendroje disa kohe ketu , ka ndonje problem?" E pyeti ai.
Aleksi nuk dinte c'te thoshte, nuk mund ta mohonte pasi keta njerez ishin kumbaret e tij, i kishte si te familjes dhe ishin miqte me te mire te prinderve te tij. Por nuk mund t'u thoshte qe martesa e tij ishte vetem ne letra , perndryshe gjithcka do te zbulohej.
Edhe pse kishte vite qe i njihte ata nuk i dinin te gjitha te vertetat per familjen e Aleksit, pra qe ata ishin kriminela. Dhe duke qene qe kumbaret e tij ishin njerez te ligjit, nuk donte t'i vinte ne pozite , apo te rrezikohej sado qe e dinte qe ata kurre nuk do t'i benim gje atij. "Aleks!" E largoi ai nga mendimet.
"Heh ... po , sigurisht , me ka marri vertet shume malli per znj. Xhilli ose teto Xhillin!" Tha duke qeshur. Kishte nje ide ne koke dhe e dinte qe edhe pse do te hante shume rezistence nga ana e Xhoalines do ta zbatonte.
"Si ? Cfare me thua ti?" Bertiti ajo e inatosur.
"Xhoaline mos e bej kaq tragjike!" Tha ai duke shfryre i lodhur, kishte nje ore qe ia shpjegonte planin zonjushes , por ku degjonte ajo.
"Si te mos e bej tragjike?! Une as qe dua te ta shoh surratin dhe ti me thua te qendrojme ne nje dhome?!" Bertiti serish ajo.
"Vetem disa dite!"
"As edhe nje sekond , jo disa dite!" U hodh menjehere ajo.
"Diten mund te qendrosh ku te duash, por naten do te vish ne dhomen time, nuk ke per te bere gje pervec gjumit!" U perpoq ai t'i dukej sa me i qarte. Por e pa qe asaj nuk i mbushje mendja "Heh pancake me ke acaruar shume keq e di!? Duke filluar qe sonte do te flesh ne dhomen time dhe e mjera ti nese nuk vjen! Dije mire qe nuk po tallem! " e kercenoi ai dhe iku duke mos i lene mundesi t'i pergjigjej.
Nga pasditja erdhi tetoja e Aleksit , e perqafoi me malle , nderkohe Xhoalina habitej, nuk e mendonte qe ky njeri mund te doje njeri. Pasi pa Xhoalinen mbeti e mahnitur e perqafoi fort dhe e pyeti per gjithcka. Ndersa Xhoalina i pergjigjej tere miresjellje dhe nuk vonoi shume kur kjo grua kaq e mbajtur mire , i hyri ne zemer.
Aleksi kur shikonte ate tablo aq familjare , ndihej shume i lumtur, sikur familja e tij te ishte rikthyer. Ai e kishte kuptuar qe nese do te ekzistonte ndonje person ne bote qe do te mund t'i dhuronte atij nje familje ai person eshte vetem Xhoalina. Nuk do te hiqte dore prej saj, kete ia kishte bere te qarte vetes.
"Jepi pra Xhoaline, ec , ti e di shume mire se c're pret nese s'i bindesh atij! Me siguri do te te denoje si ai di! Ose ... ne ate menyre qe vetem me ty e ben dhe ... nuk jam shume e sigurt edhe per sa do te durosh!" I fliste vetes teksa verdallosej neper dhome, ishte bere nate dhe sic i kishe thene ai, duhej te flinte tek dhoma e tij, per sa kohe znj. Xhilli do te qendronte. Por te flinte ne nje dhome ku ndodhej edhe ai, nuk i dukej ndonje ide e zgjuar.
"Xhoaline!" Degjoi nje ze pas deres.
U hodh perpjete nga frika, per nje moment mendoi qe ishte ai. "Po znj. Xhilli!" U perpoq te dukej e qete ajo. Ajo hapi deren dhe doli jashte. "E dashur, perse nuk ke shkuar ne dhome, Aleksi me tha qe mund te te gjeja ketu. " i tha ajo
Djalli , me sa duket e gjeti menyren qe une te shkoj ne dhomen e tij. Mendoi e inatosur.
" Tani do te shkoja, por kisha harruar dicka ketu!" Tha duke qeshur.
"A ne rregull! " i tha ajo.
"Eja pra ateher , meqe i kemi dhomat prane , te te shoqeroj!" Shtoi serish
Nuk kam shpetim. Qahej Xhoalina. Deshi s'deshi e ndoqi pas , deri sa arriten tek dhomat. "Ateher gjume te embel!" I tha ajo para se te hynte ne dhomen e saj.
Posi shume te embel do ta bej gjumin.
"Edhe ju!" Dhe hapi deren, hyri mbrenda dhe ai nuk ndodhej aty. "Nga eshte ky?" Pyeti duke pare sa andej-kendej.
"Ndoshta me le te qete dhe nuk fle ketu!" Tha e gezuar, por pas pak u degjua te hapej dera e banjos dhe pa prej saj te dilte Aleksi, rreth belit i mbeshtjellur me nje peshqir, siper dukej trupi i tij i palestruar dhe disa pika uji i binin nga floket.
Dreq, pse duhet te jete kaq terheqes?! Mendoi , perpara se kuptonte qe po e shikonte si e shushatur.
U rrotullua menjehere duke i kthyer shpinen dhe duke mbyllur syte fort me duar "Si dreqin me del mua para keshtu?!" I bertiti. Ai ne fillim u habit kur e pa ate ne dhomen e tij , pikerisht ate moment, por filloi te qeshe me veprimin e saj. "Eshte dhoma ime dhe qendroj si te dua!" I tha ai duke qeshur.
"Tani eshte edhe dhoma ime per fat te keq, prandaj per sa kohe qe une te jem ketu, mos me dil para keshtu, u kuptuam?" I tha ajo.
"Perse..." i tha ai shume prane veshit "nuk te pelqej?" Shtoi duke i vene njeren dore ne bel. Asaj zemra po i shperthente dhe si te mos mjaftonte ai po ia bente me keq.
"Aspak!" Bertiti duke iu larguar atij me duart ende ne sy. Ai vetem sa qeshi dhe shkoi ne dollap te merrte disa rroba.
YOU ARE READING
Kur Engjelli dhe Djalli Dashurohen
Romance"Kuptoj! E bere kete qe te jemi vetem apo jo? Je lodhur kot..." por nuk e perfundoi ate qe nisi sepse ai iu versul buzeve te saj, ajo beri pak rezistence , por e dinte qe i kishte te kote keto lojera me te , kishte shtate vite qe ai tashme e njihte...