...13

2K 102 29
                                    

"Une ... me falni, do ta pastroj tani!" U mundua te fliste teksa ulej te mblidhte copat e vazos.

"Leri se e rregullon dikush tjeter, ti cfare ben kaq heret zgjuar?" Pyeti serish ai.

"Une keshtu zgjohem gjithnje, dua te them qe kur ti me the qe ..."

"Cfare?! Dhe ti ke vepruar me te vertete keshtu?! Ufff pancake, shko te flesh dhe harro cdo gje qe te thashe ate dite!" Tha ai , ajo thjesht nuk mund ta besonte, me siguri ka temperature. Mendonte, Nejse te perfitoj sa jam ne kohe. I pohoi me koke dh u nis te ikte. "Pra kjo qenka ajo qe rrembyet gabimisht?" Degjoi ate vajzen te fliste. U habit qe ajo dinte shqip.

"Sinqerisht si mundet te me ngaterronit mua me kete?" Dhe i hodhi Xhoalines nje veshtrim ironik. Ate moment Xhoalines i vinte ta kapte prej flokesh ate. "Ti mbylle!" Iu kthye Aleksi i inatosur. 

Ajo iu afrua provokueshem "Qetesohu, dua thjesht t'i bej te ditur kesaj te paftuares qe ti je imi , kaq!" Dhe i vuri duart ne qafe, te cilat Aleksi ia largoi menjehere. I saji? I saji? Kush tha qe ai eshte i saji? Askush! Atehere ca dreqin ka kjo sorra qe flet kot!? Mendonte e inatosur me veten. S'e kuptonte se perse donte t'i jepte disa grushta te mira asaj. 

"Ti,tani u kujtova ku te kam pare!" Tha ajo. "Ti je ajo vajza qe me ndihmoi te gjeja makinen!" Tha. Xhoalin u mendu dhe ate moment u kujtua ajo po sigurisht , si nuk e mendova me pare kjo eshte Anastasia Irishovi."E mjera ti, shiko se si e pesove duke ndihmuar te tjeret!" Filloi ajo te tallej.

"E kam ditur gjithnje qe nje dite do te hyja ne telashe duke ndihmuar , por nuk ma merrte mendja te vinte kaq shpejt, gjithsesi ndryshe nga ti une jam ne rregull tani, nuk jam e rrezikuar per jeten, keshtu qe pac fat me te!" Tha duke bere me shenje nga Aleksi dhe u largua. Ditet kalonin Anastasia ishte nje femer e padurueshme, e neveritshme sipas Xhoalines, gjate gjithe kohes perdridhej perpara Aleksit, dukej sikur nuk e vriste aspak mendjen qe ai e kishte rrembyer. "Zot, sa poshte shkojne disa njerez!" Tha Xhoalina kur pa ate ta kapte Aleksin ne perqafim nga pas dhe si gjithnje ai e largonte. "Nuk paske aspak respekt per vete ti? Cfare lloj femre je? " i bertiti Aleksi. 

Ajo thjesht se ngriti me lart ate minifustan qe kishte dhe iu afrua tere provokim "Cfare te duash ti!" Ate moment Aleksi pa Xhoalinen pas saj. I erdhi nje ide, i vuri njeren dore ne bel Anastasias dhe iu afrua me prane. Si guxon ai ta beje kete gje? Mendoi e inatosur, nje lloj ndjenje qe e gerricte permbrenda i lindi ne ate moment. 

Shtrengoi fort dhembet dhe i vinte ta kapte prej flokesh ate shtrige dhe me pas t'i jepte nje shpulle te mire Aleksit! Por perse ta bente kete? Kush ishte ajo per te? Thjesht nje telash, sic thoshte gjithnje ai. Pa se si Aleksi iu afrua asaj me prane duke e mbeshtetur pas murit, nuk e kuptonte se perse i vinte per te qare tani.

 Me fshesen ne duar u drejtua per athe ku ishte nisur, per tek dhoma e tij. Kaloi shume prane tyre ne koridor dhe nuk kishte guxim ta shihte ate skene. Nxitoi hapat ne dhome dhe mbylli deren, qe pa kuptuar e perplasi fort. Sapo ajo u largua Aleksi u largua menjehere prej Anastasias, e kishte vene re reagimin e Xhoalines dhe e kishte gezura kjo gje. "Aleks zemer! Perse po iken?" Degjoi ate ze te cjerre nga pas. 

"Te isha si ty Anastasia do te mbyllesha ne dhome dhe nuk do te dilja me se te betohem edhe nje veprim nga keto te tuat , nuk ke per ta pare me driten e diellit!" E kercenoi dhe u nis per tek dhoma e tij. Xhoalina ishte duke fshire dhe nderkohe e perplaste fshesen sa andej kendej tere inat. Nuk e kuptonte perse ndihej keshtu. Degjoi deren te hapej. Nuk e ngriti koken. "A e di se sa kushtojne keto dyer pancake?"

"Ndoshta aq sa truri yt!" Peshperiti ajo nen ze.

"Si the?"

"Nuk e di zoteri!"

"Epo kushtojne aq sa ti nuk mund ta imagjinosh dhe me tere ate perplasje qe bere e ke levizur pak nga vendi!" Tha ai sikur ajo te kishte vrare dike. Ajo la fshesen ne mur dhe vuri duar ne zemer "E shkreta dere! Cfare te bej qe te ta shlyej fajin?" Tha tere ironi dhe koi serish fshesen. Ai iu afrua me prane "Fajin... them qe mund ta shlyesh shume lehte..." dhe e mbeshteti ne mur. "Me nje puthje!" I tha qete duke iu afruar me prane. Epo nese kjo gje do te kishte ndodhur me pare Xhoalina ndoshta s'do ta kundershtonte kaq shume, por ne ate moment asaj iu shfaq ai me Anastasian pak me pare dhe nuk do te lejonte kurrsesi qe ai te bente te njejten gje edhe me te " A mund ta paguaj dikush pervec meje?" Pyeti ajo.

"Kush per shembull?" E pyeti ai.

"Anastasia Irishovi per shembull!" Ngriti zerin ajo. Ai qeshi, me sa duket pancake-ja e tij qenka bere xheloze. "Jo une e dua nga ti pancake!" Tha duke afruar futyren. "Dhe une po te them shko edhe puth ate sic bere pak me pare!" I tha duke perpjekur ta largonte, e pa qe nuk mundej "Me cdo vajze qe rremben keshtu vepron ti? " e pyeti e dorezuar.

"Jo! Vetem me ty!" Tha ai e qete.

"E pashe!" Tha ajo me ironi.

"Po te rrije edhe pak do te shihje qe nuk ndodhi asgje, por jo ti u largove , nuk eshte mire te jesh kaq xheloze!"! I peshperiti shume prane. Ajo menjehere u skuq "Kush? Une? Xheloze! Per cfare? Per faktin qe ju ishit... pfff c'me duhet mua!"! Filloi te qeshe, e adhuronte kur ajo skuqej "Je shume e lezetshme kur skuqesh!" Tha duke e prekur me njeren dore ne faqe. 

Zemra e saj filloi t'i shpejtoje rrahjet, vetem fakti qe ai ishte prane po bente qe ajo te ngrinte e tera , te bllokehej dhe te mos dinte si te vepronte. 

Ndersa ai, epo tashme ishte duke e pranuar faktin qe keto ndjenja te reja kishin lidhje me Xhoalinen , donte thjesht t'i qartesonte se cfare ishin. Ishin perhumbur te dy ne syte e njeri-tjetrit , por ishte pikerisht trokitja e deres qe i solli ne realitet , menjehere Xhoalina e largua duke u drejtuar ne dhomen e saj, por ne fillim mbushi lavamanin me uje te frohte dhe zhyti fytyren ne te.

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now