1

943 51 163
                                    

-Kishte vdekur? - zëri i mbytur u përhap në heshtjen e akullt e të vetmuar.

-E kishin vrarë. Nuk e marrin vesh se ç'po ndodh. I gjithë rajoni i policisë është alarmuar. Pesë vrasje brenda një dite, secila katër orë larg njëra-tjetrës, në të njëjtin vend, të gjitha në të njëjtën mënyrë, disa hapa larg policisë dhe askush s'e kishte vënë re vrasësin!

Zjarri i jepte një ndriçim të zbehtë dhomës, jo një ngrohje të mjaftueshme, po i mjaftonte të shihte fytyrën e tij ashtu si në mjegull. Ato tipare të shpërfytyruara prej inatit i dukeshin qesharake, po gjendja në të cilën ndodheshin s'e lejonte të qeshte.

-S'ka mundësi, është e pamundur, - foli në mosbesim. - Janë mbledhur policët më të mirë të vendit, do jetë fatkeqësi po të mos kenë kapur as shenjën më të vogël.

-Kanë gjetur vetëm disa letra që vrasësi i ka lënë vetë pas cdo vrasjeje që ka bërë. Janë pjesë poezish, duken pa lidhje. Nuk e kuptoj se përse mund të hyjnë në punë.

Dilani filloi të kontrollonte në xhepat e xhinseve i acaruar. Nxorri pesë letrat në tavolinë, kryqëzoi duart në nervozizëm e sipër dhe hodhi sytë tek ajo.

-I thashë Flavios të më dërgonte kopjet, origjinalet s'pranuan të m'i jepnin.

-Vërtet? Mendoja se ruanin akoma një farë reskepti për një ish-agjent.

-Gjithsesi, lexoji me kujdes dhe më thuaj ç'mendon, - i tha me zë të qetë duke rrotulluar sytë, pa dashur të fliste më, ndërkohë që ajo hapte letrat ngadalë dhe i vendoste mbi gju.

Zemrën tënde lëre brenda
Mos e bëj dhuratë askund.
Eshtë e trupit më e rënda
Pa të jeta do t'lëkund!

Shkrimi i bukur në atë letër e tërhoqi. Ato fjalë me kuptim të fshehtë i dhanë një ndjenjë entuziazmi. Ktheu fletën mbrapa; ishte numri një dhe ora 00:00, mesnata, koha kur kishte ndodhur krimi i parë.

Po, mbetem pa fjalë,
kur ndryshe flet zëri i brendësisë,
se imagjinata mbetet imagjinatë
e realiteti ky që është!

Numri 2, 04:00.

Por gjëkund në dorëzon shpirtin
Sërish prapa nuk të vjen,
"Bota jote e padukshme"
Ky është shpirti... Më s'e gjen!

3, ora 08:00


Kërko te prekësh të pamundurën
Që të shtrohet një mundësi!
Dhe provo gjithmonë të kundërtën
Se e vërteta është një vijë!

4, 12:00


Ec gjithmomë në maja gishtash
Sepse këmba zë rrënjë shpejt.
Shkel dhe ti në gjurmë bletësh
Merr nektarin nga çdo fletë!

5, 16:00.


Vështroi edhe një herë letrat, pastaj ngriti sytë dhe vështroi Dilanin me sy pa shprehje. Aq shumë mendime po i vlonin në mendje, po atij s'dinte se ç't'i thoshte për ato poezi që tashmë për ta do ishin si gjeëgjeza. Nuk dinte se ç'fjalë të thoshte më parë. Iu duk sikur ndjeu peshën e gjithë atyre viteve që ishte marrë me alegorizmat e letërsisë, por në atë çast pesha iu duk e papërmbajtshme.

Nxitoi të merrte telefonin për të parë sa ishte ora.
19:59. Do iu mjaftonte një minutë për të marrë vesh nëse krimet do vazhdonin përsëri apo do ndërpriteshin.

Filluan të dy të numëronin plot ankth sekondat në mendjet e tyre. 20:00. Një britmë e tmerrshme dhimbjeje u dëgjua deri aty. Vinte që nga pylli i errët mbushur plot mjegull, atje ku dhe krimet e tjera kishin ndodhur. Të dy ulën kokat gati të pashpresë.
Dhjetë sekonda më vonë, telefoni filloi të vibronte në duart e Dilanit. Ai e hapi me nxitim.

Hëna e përgjaktëWhere stories live. Discover now