Me zemer te besova,
Asgje kurr nuk kerkova,
Po ndjeja dalngadal,
Ndaj sot dot nuk ta fal.
**********U ngrita e rraskapitur nga gjumi dhe fjalet e mbremshme te Narsit me thernin thelle ne zemer.
Kurr nuk e mendoja se nje dite do vuaja nga nje ndjenje qe kurr se besoja.Leviza pak nga shtrati dhe pran meje po flinte Hirani. Isha e lumtur qe kisha dike pran ne ato momente te veshtira.
Fjalet e mbremshme te Hiranit ende me kujtoheshin dhe me vinte keq qe nuk mund t'ia ktheja dot te njejten dashuri qe ai kishte kundrejte meje.
Tashme ishte e veshtire per mua te doja pa friken se do lendohem perseri.I perkedhela lehte floket e erret dhe ai hapi syte duke ngritur veshtrimin e tij drejte meje.
Ndryshe nga cdo veshtrim tjeter i tij, kesaj radhe syte e tij shprehnin nje ndjesi te ngrohte dhe familjare.- Mirmengjes Hiran! Je me mire sot, pasi dje e teprove me pijen?- i thash une duke buzeqeshur.
- Mirmengjes! Jam mire, mos u shqeteso!
- Do shkoje te ndihmoje teta Selen ne kuzhine!- thash une e vene ne siklet nga shikimi i tij dhe sa do ngrihesha nga shtrati dy krahe me mberthyen dhe me moren ne nje perqafim te ngrohte.
-Cdo fjale qe thash dje nuk ishin nga pija! E di se u lendove, por me jep mundesin te sheroje perseri zemren tende njeriu im i embel!
- Ti je shume i mire me mua Hiran, por tashme zemra ime ka frike mos lendohet perseri. Te lutem me jep kohe!
Keto fjale me dolen me shume si nje lutje e mekur. Ngrita koken e strukur ne kraharorin e tij dhe u hasa me syte e tij. Hiran nuk foli per pak, por me puthi lehte ne balle dhe buzeqeshi embel.
- Do te jap gjithe kohen e jetes sime!- mu pergjigje qete duke me perkedhelur fytyren.
Mbylla syte dhe u struka ne krahet e tij me shpresen te harroja cdo fjale te hidhur.
Tashme isha e qete ne perqafimin e Hiranit derisa dera u hap me furi dhe brenda hyri Narsi.- Hiqi duart nga ajo Hiran!- uleriti ai me sa fuqi kishte dhe ne sekond e perplasi Hiranin ne murin e dhomes.
U ngrita nga shtrati me nxitim dhe shkova pran Hiranit.
- Pse vrapon pas tij lodra ime bukur, eja ketu te perqafoje!- tha qete Narsi duke ecur ngadal drejte meje.
- Nuk jam e jotja. Ti e the vet dje cfare isha une per ty mbreti Nars!
- Jo Arel, ishte per te miren tende . Nuk mund te pranoja perpara te gjitheve, perpara Zahinit!
- Ateher me thuaj se ato fjale qe ti the dje ishte faji tij, cdo shkronje e atyre fjaleve dhimbte, dhimbte aq shume, por zgjodhe ti qe ti thoje jo Zahini. Ai te detyroje te me mohoje, por ti me lendove.
Pas ketyre fjaleve fytyra ime ishte mbuluar nga lotet dhe dridhesha e gjitha kur kujtoja se sa te vrisnin ato fjale te thena nga personi qe besoja me shume ne ate bote.
Ngrita syte drejte Narsit me shpresen e nje pergjigje ,por prej tij mora vetem heshtjen si pergjigje e pyetjeve te mia.
- Kjo ishte pergjigja jote, ateher largohu, hiq dore prej meje dhe mos e kthe me koken pas!- i thash une duke fshire lotet.
YOU ARE READING
REALITET Ì FSHEHUR .( vazhdimi nga pjesa 11 )COMPLETED✅
Mystery / ThrillerPjesen nga 1- 12 te historise e gjeni te lista ime e librave ketu per arsye se nuk mbaja mend adresen tjeter Te Ariol12. Sorry for this problem...🙏🙏🙏