32☄

27 6 33
                                    

"Ktheje koken ylli im ,
Mjafte me pe me deshperim
Strukur ne kete premtim
Qe po zhduket ngadal, pa kthim "

*************.

Ate nate nuk me zinte gjumi. Qe kur shkuam te keshtjella e vjeter ne pyllin magjik ,Zahini nuk ka thene asnje fjale, por hyri ne dhome dhe s'po del me.
U afrova pran dritares dhe ne mendje me vinin fjalet qe i thash familjes sime.
Kushedi sa do i kem lenduar?!

Dola nga dhoma dhe po ecja ngadal neper koridore. Kjo keshtjell ishte ndryshe nga ajo e Narsit dhe e Zahinit ....kishte nje ndjesi te ngrohte dhe familjare.

Pas disa minutash u perballa me nje dere gjysem te hapur nga e cila vinin te qarat e dikujt.
U perpoqa te largohesha ,por kureshtja po me grryente nga brenda .

- Ka njeri? Mund te hy?- thash une dhe hyra brenda kur ne sekond dera u mbylle dhe dy krahe me rrethuan trupin.

- Ti erdhe ketu per mua?! E dija qe nuk me urreje gruaja ime e bukur!

- Zahin!! C..cfare bene ti ketu? Ti po qaje?- thash une dhe kur i preka fytyren, ajo ishte e lagur nga lotet.

- Po. Po qaje? Dhe cfare pastaj? Kujt i intereson se sa i vetmuar jam?Kujt i intereson e shkuara ime? Askujt si interesojne ndjenjat e mia...askujt.

- Cfare po thua keshtu Zahin?

- Te verteten! Po ty...a te intereson si une ndihem? A do kujdesesh gjithmon per mua? Me thuaj 'po' gruaja ime e embel. Te lutem! - tha ai duke e mbeshtetur fytyren te dora ime dhe u struk ne prerin tim.

- Nese te bene te ndihesh me mire, me trego per te shkuaren tende! Te premtoje se do ta degjoje!- i thash une dhe pasi me pa njeher ne sy, tundi koken dhe filloje te tregonte.

- Shume kohe me pare edhe une jetoja ne boten magjike, por sikurse Lajdeli dhe une isha jetim. Nje dite nje mesues i vjeter me sy dragoi erdhi dhe na mori te dyve si nxenesit e tij dhe qe ateher mendova se me ne fund dhe une do kem nje shtepi...nje familje, por e kisha gabim.
Mesuesi mbeshteste dhe donte me shume Lajdelin se mua dhe ashtu dhe gjithe te tjeret ne boten magjike.
Ata me quanin nje monster dhe rrinin large meje.
Behesha me i forte me shpresen se ata me ne fund do me pranonin,por i njejti rezultat.
Edhe kur kaloja ne rruge me gjuanin me gure, sukur une nuk ndjeja, sikur nuk me dhimbte. Mesuesi rralle here vinte, kurse Lajdeli shkonte nga nje vend te tjetri dhe e kalonte kohen me miqe. Po une do te thuash? Epo mbeta i vetem.
Perseri nuk hoqa dore dhe fillova te stervitesha me shpresen se do ia kaloja Lajdelit dhe te gjithe do me donin. Kjo ishte menyra si zbulova magjine e zeze antike dhe me ne fund nuk do isha me ne hijen e askujt ose te pakten keshtu mendoja.
Edhe kur u bera me i forte se Lajdeli dhe kur tregova se mund te isha i vlefshem si miku i tyre, ata nuk me shikonin me si nje mbeturine, ose sikur nuk ekzistoja, por kesaj radhe me sy plote inat, frike dhe percmim. Sy qe te thernin nga brenda si nje thike.
Nje dite degjova te urtet qe ti thonin mesuesit se kishin nevoje per nje mbret te denje dhe kjo ishte mundesia ime e fundit qe ti tregoja te gjitheve se une nuk isha monstra qe ata urrenin, qe me ne fund mos te isha me vetem.
Per vite me radhe studiova cdo magji ,perfshire dhe magjine e zeze antike. U bera shume me i forte, madje dhe pak edhe do ia kaloja mesuesit tim.
Por ne fund e gjithe perpjekja ime shkoje dem. Ata nuk me pranuan si mbretin e tyre. Me quajten te rrezikshem dhe nuk i interesoje si ndihesha une, sikurse kurr nuk i kishte interesuar.
Ne moment dhimbja, inati dhe vetmia ime u kthyen ne formen e nje stuhie e cila shkateroje gjithe keshtjellen.
Nuk doja...vertet nuk doja ta beja kete, por ata nuk me lane zgjidhje tjeter.
Si ndeshkim mesuesi me mbylli ne nje hapsire tjeter, te erret dhe pa jete per shekuj me radhe. U luta qe te mos me largonte, qe te mos me mbyllte, qe kisha frike te humbisja ne erresire dhe vetem, por nuk me degjoje.
A e imagjinon cdo te thote te rrish i vetem, pa folur me askend ose pa degjuar zerin e askujt per shekuj te gjate??
Epo ishte me keq se vdekja.
Me ne fund ndeshkimi mbaroje dhe kishte ardhur koha te dilja, por ndryshe nga dikur, tashme isha monstra qe te gjithe percmonin.
Kjo vetmi dhe erresire me mesuan se kur bota te sheh si nje monster behu i till ose do te lendohesh perseri dhe perseri.
Nese nuk donin te ma jepnin fronin, do ta merja vet, nese nuk me falnin miqesine ateher ta mbanin per vete sepse nuk me intereson me, nese bota me shikonte dhe percmonte si nje monster, pse mos te behesha i till?!
Linda si nje hije, u rrita me urrejtje dhe percmim nga te tjeret, u burgosa si nje fajtor pa shkak dhe u ktheva si nje monster. Tani jetoje dhe vuaj si i till!- tregoje ai dhe cuditerisht nje varge lotesh rridhte si lume ne fytyren time.

Si vall ka mbjetuar i vetem per shekuj me radhe, kur une se imagjinoje veten e vetme as per nje dite?
Si mund te jetonte i urryer nga te gjithe, kur vetem urrejtja e nje personi te vetem dhemb?
Cfare kam kaluar une gjithe keto vite eshte asgje ne krahasim me dhimbjen e tij.

- Me vjen keq!- thash duke mermeritur keto tre fjale.

- Nese te vjen, mos me le vetem, behu familja qe aq shume kam enderruar,  behu krahu ku te mbeshtetem. Me premto, te lutem me premto qe edhe nese do ikim nga kjo bote te gjallesh, le te ikim bashke. Te lutem mos me le dhe ti, me premto per cfare ke me te shtrenjte. Familja dhe miqte e tu kane njeri tjetrin, edhe pa ty nuk do jene kurr vetem, por une ke kam? Cili do me qendroje pran po nuk ishe ti?- mu lute ai dhe mes lutjesh dhe lotesh e zuri gjumi.

- Nuk te dua ne menyren si ti me do mua, por te premtoje se do ikim bashke nga kjo bote, nuk do te le vetem. Nese kjo eshte deshira jote e fundit le te zhdukemi te dy pas dy ditesh nga sot, ne diten kur ti do ishe burgu im dhe une zogu jote.
Me fal Nars, por kete jete nuk mund te jemi bashke, sepse dua, s'dua i perkas dikujt tjeter, ndoshta nje jete tjeter. - thash une dhe me zuri gjumi pran trupit te Zahinit.
***********
- Jo...jo Arelll!- u degjua e berrtitura e Narsit nga dhoma.

- Nars! Qetesohu! Eshte nje enderr e keqe.- u perpoq ta qetesonte dado Selen.

- Jo....jo.. nuk eshte! Me duket sikur Areli po zhduket nga jeta ime. Ajo u largua duke me thene lamtumire!

- Shhh Nars! Fli tani sepse edhe dy dite dhe do ta marrim perseri Arelin tone!- tha qete dado Selen dhe doli nga dhoma me Niten.

- Jam e shqetesuar per endrren e mbretit dado?

- Edhe une Nita! Shpresoje qe mos te kete ndonje kuptim ne te ardhmen!
******

Hej te gjithe! Sot meqe e kishim pushim mendova te shkruaja pjesen tjeter.

C'donte te thoshte Areli me "jete tjeter " ?
Cfare plani ka ajo diten e dasmes?
Po endrra e Narsit, a eshte vertet thjesht nje enderr?
Cfare eshte kjo ndjenje qe po e bezdise Arelin qe kur degjoje historine e Zahinit?
A po bie ne dashuri me nje monster apo eshte thjesht keqardhje dhe trishtim?
***********
blue__universe1 InaQershori AntigonaFataj adelajda1 Anastaglia31 bufi1234 dhe gjithe te tjeret shpresoje tu pelqeje pjesa ❤❤❤❤

REALITET Ì FSHEHUR .( vazhdimi nga pjesa 11 )COMPLETED✅Where stories live. Discover now