41🥺

20 5 40
                                    

"Zemra si e marr godet,
Te ky trup me plote te fshehta,
Rri i ngrire dhe i pajete,
Sa te dali e verteta. "
************

Dhimbja sa vinte dhe behej me e padurueshme. Nuk kuptoja me asgje, pervec disa imazheve te turbullta qe vinin ne mendjen time, por dicka i pengonte.
Shtrengova koken me te dyja duart me shpresen se do largohej, por me shume me dhimbte.
Permes gjithe asaj vuajtje ende degjoja zerat e shqetesuar te te tjereve, por sapo ngrija koken dhe shikoja fytyrat e tyre , bashke me imazhet vinin dhe zera te cilat dhimbja e kokes nuk me linte ti kujtoja.

Tashme me dukej vetja si keto imazhe....e paqarte dhe e ngaterruar. Pas cdo sekondi qe kalonte dhimbja behej gjithmon e me torturuese, si mijra zinxhira me terhiqnin nga te gjitha anet me qellim ndarjen e trupit tim ne pjese.
Doja te kujtoja dicka....duhet te kujtoja dicka, por nuk mundesha....ende jo.

Sa here qe isha vetem ose ndjeja dhimbje therrisja emrin e babit, Danit edhe te Eleos, por tani....ku jane ata?
Ngrita doren nga toka sikur te kerkoja dicka dhe cuditerisht dora ime kapi instiktivisht doren e gruas me emrin Artemisa dhe doren e burrit te saj.

- Ameli!! Vogelushja ime!- degjova zerin e babit i cili po vraponte drejte meje pran Danit dhe Eleos.

- B..babi!-shqiptova me veshtirsi dhe buzet qe dridheshin nga dhimbja kur ne sekond babi largoje duart e burrit dhe gruas nga dora ime dhe i pa kercenueshem sikur kishte frike prej tyre, sikur kishte frike mos i merrnin dicka te vyer...por cfare?

- Ajo eshte vajza ime Djego! Si mund te me genjesh keshtu!?

- Ajo eshte e imja Orean! Ajo eshte vogelushja ime....Amelia ime e embel. - tha babi duke u dridhur me mua pran.

Tashme kisha degjuar mjafte. Te gjithe thonin histori te ndryshme. Dikush se jam vajza e tij ose dikush tjeter se jam e tij! Dikush thote se me do, kurse tjeter qe te mos i besoje askujt. Here-here me quajne Arelania dhe here-here Ameli, por si perfundim tani jam thjesht nje mendje e ngaterruar.

- Babi...pse me vine keto imazhe?? Cfare duhet te beje... me ndihmo te largoje dhimbjen babi! Te lutem!

- J..jo vogelushja ime...m..mos mendo. Dani do sjelli ilacin dhe do behesh mire!- tha babi me fytyren ende te zbehte nga frika dhe sapo mori ilacin te ma jepte mua, nje dore e bllokoje dhe e hodhi tutje babin.

Ngrita koken se kush ishte dhe ne sekond u perballa me fytyren e inatosur te Narsit.

- Nese guxon dhe i jep me ato ilace do te vras!

- C..cfare po thua keshtu Nars?

- Mos e lini te kaloje Arido! Sa here qe ajo pi keto ilace kur zgjohet nuk kujton asgje. - pas ketyre fjaleve dhimbja u be me e padurueshme dhe trupi po dridhej i gjithi.
Kerkoja diku ne skutat e mendjes sime per nje emer...nje emer qe mund te me shpetonte.
Zgjata doren drejte Eleos i cili kishte ngrire ne vend.

- Z..Zahin...me ndihmo....te lutem! Ktheu!- pash nga ai dhe pasi preka fytyren me njeren dore, dora u mbulua me gjake.

- Gj..gjak!? Asaj po i del gjak nga goja!- mermeriti Narsi i cili kishte rene ne toke dhe po dridhej.

- Cfare dreqin i keni dhene?- uleriti Arido dhe sa do gjuante Djegon dora e Lajdelit e terhoqi pas.

- Kj..kjo nuk duhet te ndodhte! D..doktori....ai..ai tha se trupi i saj mund ti perballonte ilacet. - po thoshte i friksuar Djego dhe mori pran trupin e vogelushes se tij.

REALITET Ì FSHEHUR .( vazhdimi nga pjesa 11 )COMPLETED✅Where stories live. Discover now