◇II◇

180 42 53
                                    

-Po sikur të krijoj një robot? - thirri ajo e lumtur, -Një robot që të të ngrejë humorin në çdo kohë që ti dëshiron. Të jetë miku më i mirë. Të jetë i lezetshëm!

Kjo ishte ajo çka mendoi të bënte. Përveç vetes së saj, shtysa më e madhe ishte e motra, e cila ishte gjithmonë në një gjendje jo të mirë, dhe kishte kohë pa buzëqeshur. Ndoshta kjo do t'i ndihmonte të gjithë.

Shkoi direkt tek linku i cili nuk u hap më parë dhe vendosi të ndryshojë idenë e saj. Plotësoi sërish pyetjet e mërzitshme dhe sërish i erdhi rradha idesë. Por këtë herë e kishte të sigurt.

Nisi të shkruajë:
Kur askush nuk të kupton, duhet të kesh dikë pranë. Kur askush nuk është pranë teje, dikush duhet të të kuptojë. Kur je i mërzitur, dikush duhet të të lumturojë. Por asnjëherë nuk e gjejmë dot dikë, të cilit t'i tregojmë gjithçka, sepse kemi frikë nga reagimet e tyre. Por të programosh një qenie vetë, është diçka ndryshe. Do të të njohë më mirë se askush tjetër, do të bëjë çfarë të kërkosh ti dhe më e mira, nuk do të jesh kurrë vetëm. Pse jo të krijohet një robot me tipare të lezetshme që të ngrejë humorin tënd në ditë të mërzitshme? Fakti që robotët e softuerëve nuk kanë nevojë të prodhohen fizikisht e bën zhvillimin e tyre relativisht të thjeshtë dhe të shpejtë. Koha e krijimit të një roboti të ri nga e para mund të jetë aq e shkurtër sa gjashtë muaj. I plotë, roboti kushton nga 50,000 deri në 80,000 dollarë. Sapo të shtohen pajisjet shtesë periferike për aplikacionin, sistemi robot kushton diku nga 100,000 dollarë deri në 150,000 dollarë.

Mbaroi së shkruari idenë e saj dhe shtypi sërish butonin submit por këtë herë, për fatin e saj të mirë pyetësori u dërgua me sukses. Nuk do t'i nevojitej të paguante, pasi do të krijohej në grup, dhe ata që do të zhvillonin konkursin, kishin menduar për fondacionin. Mezi po priste që ideja e saj të lexohej nga ata, dhe po shpresonte shumë që ta pranonin si ide, sepse vetë, nuk do të mundej dot kurrë. Jo sepse nuk ishte e aftë për të krijuar një robot, por nuk kishte mundësi për të blerë të gjitha pjesët që do t'i nevojiteshin për ta ndërtuar një të tillë. Nuk ishte e sigurt nëse do të ishte ende në klub pasi të çregjistrohej nga shkolla e saj, por mund të merrte pjesë me një grup tjetër, ose e vetme.

Vendosi të qetësohet për një kohë të gjatë, pasi të gjitha ato që kishin ndodhur atë ditë, të mira apo të këqija, e kishin lodhur vërtet shumë. Pavarësisht kësaj, ajo nuk rreshti së menduari për robotin e saj. E imagjinonte se si do të ishte nëse do të realizohej. Sa miqësor dhe i dobishëm.

***

Telefoni i saj tingëlloi. Këtë herë jo nga zilja e përditshme, por nga një e-mail që i kishte ardhur. U ngrit prej gjumit. Kishte orë që flinte. Ora shënonte 15:38.

-Mos! Duhet të iki tek biblioteka në orën 16:00! Do të më duhet ta bëj në fshehtësi. Nëse ata e marrin vesh se unë ende jam duke u marrë me teknologjinë, do të dukej sikur nuk shqetësohesha fare për gjendjen e familjes sonë. Çfarë të bëj unë e shkreta? Jam e varur prej saj, - filloi të fliste me vete.

Rrëmbeu telefonin me të shpejtë dhe filloi të lexojë e-mail-in:
Ideja juaj u lexua, u shqyrtua dhe anëtarët e kompanisë së ICT, të cilët organizuan këtë konkurs, kanë vendosur që ideja juaj të parashtrohet më e qartë ditën e dielë. Pas diskutimit më të qartë të saj edhe me anëtarët e tjerë, do të vendoset vendimi përfundimtar për projektin tuaj. Faleminderit dhe ju presim të dielë, në orën 11:00, në qendrën e ICT.

Një shans i dytë. Një arritje e dytë për të. Një mundësi të cilën do ta shfrytëzonte në kulm. Nuk mund ta linte as shkollën, dhe këtë e dinte shumë mirë. As teknologjinë nuk mund ta linte. Por nuk e dinte se si t'jua shpjegonte këtë prindërve të saj. Duhet të gjente një mënyrë me patjetër, nëse vërtet dështonte t'ia dilte mbanë. Ishte e vetme në këtë rrugëtim, por jo për shumë kohë, pasi shoku i saj i vogël do të vinte së shpejti. Ndoshta do të punonte në fundjavë, ndoshta natën vonë me turne, por nuk mund ta linte shkollën. Përveçse i gjithë mundi do të ikte dëm, nuk mund të vazhdonte në konkurs nëse nuk ishte e regjistruar në atë shkollë.

Mendoi të mos i mbante këto mendime vetjake. Shkoi sërish në dhomën ku më parë ndodheshin prindërit e saj. Ata nuk ishin aty, por ajo priti derisa të dy të vinin. Priti rreth 2 orë që ata të ktheheshin në shtëpi.

-Ba', ma'! - iu drejtua ajo për të nisur bisedën, -E di që ju premtova se do ta lija shkollën, por e kam të pamundur.

I ati psherëtiu, sikur ta dinte që do të dëgjonte ato fjalë nga ana e saj.

-Më janë dhënë mundësi të mëdha ba'. Ndoshta do të jem e famshme për shpikjen time një ditë. Ndoshta s'do të jem duke kërkuar punë si ju tani. Ndoshta do të jetojmë të lumtur nëse e ndjek atë që kam nisur. E di që ju thashë se nuk do ta lë shkollën, por kjo nuk do të thotë që nuk do të punoj. Do të punoj në fundjavë dhe nëse është e mundur edhe natën. Por nuk mund të largohem nga ajo shkollë, përndryshe do të përfundoj si ju një ditë. A do ta dëshironit këtë për vajzën tuaj? Nuk mund të largohem, sepse më është dhënë një mundësi e madhe ma'. Ideja ime për në konkurs do të diskutohet të dielën, dhe nëse ata pranojnë, do ta kemi shumë të lehtë më vonë. Por nuk vazhdoj dot në konkurs nëse nuk jam në shkollë, as jetën nuk e vazhdoj dot, dhe ju e dini shumë mirë këtë. Kështu që ju lutem, mendojeni edhe njëherë këtë. Nuk do t'ju detyroj të paguani për shkollën time. Ato që do të fitoj nga puna që do të bëj, do të paguaj shkollën, dhe nëse mbetet sadopak, do t'i bëj pjesë e lekëve që po kursejmë për motrën. Dhe nëse edhe ju punoni, do të mund të jeni mirë, sepse nuk do të paguani për shkollën time. Thjesht, ta provoj njëherë. Njëherë të vetme. Ju premtoj se nëse nuk fitoj në këtë konkurs, nuk kam për t'ju kërkuar më asgjë dhe do të largohem nga ajo shkollë. Ama më lejoni ta provoj njëherë! - tha ajo. E dinte shumë mirë që kishte bërë premtime të mëdha, por në një mënyrë a në një tjetër, duhet ta mbante fjalën.

-Nëse të gjithë do të kemi vullnetin e duhur do t'ia dalim! - përfundoi ajo dhe iu dhuroi një përqafim.

-Në rregull, ama... - nisi t'i thoshte e ëma, por ajo e ndërpreu duke mos e lejuar të vazhdonte të fliste.

-Shumë faleminderit! Ju dua shumë! Jeni prindërit më të mirë! Nuk ja keni idenë se si ia keni hapur rrugën vajzës suaj për në jetën që ajo ka ëndërruar gjithmonë! - tha dhe iu dhuroi një përqafim të dytë.

Të dy ndiheshin të lumtur kur shihnin vajzën e tyre në atë gjendje, por e dinin që do ta kishin të vështirë, si ata edhe Maori. Dhe kanë të drejtë.

MaoriWhere stories live. Discover now