Qetësi. Asnjëri prej tyre nuk po fliste. Edhe parku ishte sërish i qetë. Në atë orë gjithmonë i tillë ishte. Mund të shihje vetëm ndonjë çift të moshuarish që qëndronin në stolat e vjetër të atij parku. Ata kërkonin veç qetësi. Dhe ajo iu jepej.
Pas një pauze të gjatë mendimesh, Maori nxorri nga çanta e saj skicimet që kishte bërë pak më parë.
-Më pëlqejnë! - tha Dovahkini pasi iu hodhi një sy.
-Nuk janë përfunduar ende! - i mori skicimet nga dora.
-Po unë, çfarë do të bëj? - dëshironte të ndihmonte në çdo mënyrë të mundshme, por kishte harruar se pse ndodhej aty.
-Unë nuk të kërkova të bësh gjë, gjithsesi, dua të flasim pak për ngjyrat. Pjesa e ekranit e zezë dhe pjesa e veshjes mbrojtëse e kaltër. Si mendon? - tha Maori.
-Do të më pëlqente më shumë e bardha sesa e kaltra në fakt.
-Në rregull! U vendos! - mori frymë thellë dhe ngriti skicimin lart me një dorë, dhe në dorën tjetër mbante lapsin. -E kaltër dhe e zezë!
-Mirë! Si të dëshirosh ti. Por e bardha do të ishte më klasike. Thjesht po mundohesha të isha bashkëpunues! - Dovahkini e kishte vendosur. Do ta bënte Maorin shumë të nevrikosur atë ditë.
-E bardha është shumë e përdorur nga njerëzit. Dhe nuk dua që robotët e mi të ngjajnë me ta. Pastaj, siç edhe populli thotë, e bardha bëhet e papastër shpejt. Dhe unë ende nuk e kam menduar se si do të pastrohen robotët, për sa kohë që uji iu bën dëm, - tha ajo.
Dovahkini nuk i ktheu përgjigje. Heshtja mbizotëroi sërish. Maori vazhdonte të punonte me skicimet, që asgjë të mos mungonte në to, ndërsa ai thjesht e vështronte. Pas disa minutash Maori u ngrit në këmbë dhe i futi të gjitha në çantë.
-Mendoj se kaq mjafton për sot! - tha ajo dhe u bë të largohej.
-Por unë nuk bëra asgjë! - Dovahkini e ndoqi pas që të mos i humbiste nga sytë.
-Njëherë tjetër!
-Edhe sa herë të tjera do të ketë?
-Derisa të mbarojë projekti dhe ne të fitojmë, - besimi ishe kthyer në të dhe pesimizmi ishte larguar. Ishte sërish Maori.
Para se të merrnin rrugë të ndryshme për t'u larguar, para tyre ndaloi një makinë e vogël klasike, ngjyrë e kaltër, xhami i së cilës u hap pasi ata të dy ndaluan.
-Ju gjeta! - u dëgjua një zë.
-Ma', seriozisht? - u ankua ajo kur pa fytyrën e së ëmës të dilte nga xhami i makinës.
-Kisha frikë se nuk do të ktheheshit të dy, kështu që erdha t'ju marr vetë. Hipni në makinë! - u dëgjua sërish zëri i saj.
-Mendoj se s'kemi zgjidhje tjetër! - tha Dovahkini duke ngritur supet. Hapi derën e makinës, dhe u distancua që të hynte Maori, por ajo zgjodhi të shkonte nga ana tjetër e makinës dhe të hapte derën tjetër.
Ishte gjatë gjithë rrugës në qetësi. Preferoi të mos flasë, por filloi të lutej që ky makth të mbaronte sa më shpejt.
-Arritëm! - dëgjoi zërin e lartë të mamasë së saj.
Zbritën të tre nga makina dhe hynë në shtëpi.
-Babi nuk është këtu? - pyeti Maori të ëmën.
-Jo, shkoi të fliste me pronarin e supermarketit! - thirri ajo që nga dera duke hequr këpucët.
-Faleminderit për ftesën! - tha Dovahkini dhe ajo i buzëqeshi.
-Nuk ishe i ftuar! Erdhe vetë! - Maorit nuk po i pëlqente asnjë sekondë që po kalonte.
Kështu kishte qenë gjithmonë. Asnjëherë nuk i pëlqente të ftonte njerëz në shtëpinë e saj. Edhe kur ishte e vogël, e urrente kur shoqet e saj shkonin në shtëpinë e saj për të mësuar bashkë ose për të luajtur. Nuk i pëlqente që të tjerë të vinin në shtëpinë e saj dhe të silleshin sikur ishin në të tyren. Ndihej gjithmonë e parehatshme pranë tyre. Zakonisht qëndronte e mbyllur në dhomën e saj, dhe atë ditë do të bënte të njëjtën gjë, nëse nuk do të ishte për mamanë e saj.
-Uluni! Kthehem shpejt! - tha ajo dhe u largua duke e lënë Maorin dhe Dovahkinin të dy.
Nuk folën. Nuk shkëmbyen asnjë shikim. Dukej sikur dhoma ishte boshe, dhe se nuk do të ringjallej më, derisa të kthehej mamaja e Maorit. Dukej sikur Maori ishte e huaj në atë shtëpi, dhe jo Dovahkini.
-Erdha unë! - dukej të ishte ajo më e lumtura.
-Sa keq! Dovahkini sapo më tha se do të largohej, sepse kishte punë. Gjithashtu duhet të punojë edhe me projektin tonë, apo jo Dovahkin? - ajo po shfrytëzonte çdo rast për të qenë e qetë sërish.
-Po, vërtet! Por mund t'i bëj edhe më vonë! - ia ktheu bashkë me një buzëqeshje.
-Çfarë? - thirri Maori, por më pas u pendua. -Domethënë, ti më the se ishe shumë i zënë...
Telefoni i ra. E mori me të shpejtë për të parë se kush e telefonoi.
-Dovahkin Romel dhe Maori Oak, duhet të paraqiteni tani në kompani. Jeni të vetmit që mungoni, - dëgjoi një zë por nuk e njohu. E mbylli telefonin dhe u ngrit me të shpejtë.
-Çfarë ndodhi Dov? - tha Maori e shqetësuar dhe e lumtur njëkohësisht.
-Na kërkojnë në kompani, tani Maori! - tha ai duke vrapuar drejt derës.
Të dy ikën me të shpejtë drejt makinës.
-Kush ishte? Çfarë të tha? - e pyeti ajo.
-Nuk e di se kush ishte. Por ishte nga kompania. Më tha se duhet të ishim aty të gjithë, dhe vetëm ne të dy mungonim.
-Por si ka mundësi që ne nuk e dinim që duhet të shkonim atje? - tha Maori edhe më e shqetësuar.
-Nuk e di! Do ta mësojmë së shpejti, - tha Dovahkini dhe të dy hipën në makinë.
Pas disa minutash ndodheshin para kompanisë. Vrapuan drejt hyrjes, dhe injoruan çdo roje dhe punonjës të mundshëm.
-Maori Oak dhe Dovahkin Romel. Ku duhet të jemi? - pyeti Maori një punonjëse. -Jemi me vonesë, ju lutem!
-Ejani me mua! - tha ajo dhe i drejtoi drejt një salle akoma dhe më të madhe se ajo që panë ata të dy më parë. Të gjithë konkurrentët ndodheshin atje, edhe Xhonatan me asistenten e tij; të gjithë duke pritur për ata të dy.
Hapi derën dhe po qëndronte për një çast aty. Para se të hynte dëgjoi zëra të ndryshëm që flisnin si "Më në fund" ose "Kur do të nisim? ". Të dy ishin bërë shkak të një vonese, por po shpresonin që të mos ishin ata viktimat e saj.
-Ejani! - dëgjuan zërin e Xhonatanit.
-Më falni për vonesën, por... - nisi Maori të fliste, por ai e ndërpreu.
-Nuk ka problem! Nuk është faji juaj! Ngaqë ishit konkurrentët e fundit të pranuar dhe për më tepër sot u regjistruat, një nga punonjësit e kompanisë që merret me lajmërimet e tilla, nuk iu kishte shënuar në listën e konkurrentëve, ndaj u lajmëruat me vonesë. Ju lutem, zini vendet tuaja! " - përfundoi ai.
Maori u qetësua. Të paktën nuk ishte faji i saj këtë herë. As i Dovahkinit. Kështu që vazhdoi të qëndronte e qetë, sepse nuk kishte thyer asnjë rregull.
-Jeni të gjithë këtu! Plot 53 të regjistruar dëshironin të bëheshin konkurrentë të këtij konkursi, por vetëm 15 grupe ia dolën. Dhe ata 15 grupe jeni ju. Sot kam marrë një vendim. Do të testoj të gjithë grupet dhe aftësitë e tyre me imtësi. Sot. Dhe e bëra këtë, sepse doja t'ju gjeja të papërgatitur. Për të gjetur më të mirët. Vetëm 8 grupe do të arrijnë të dalin fitimtarë prej kësaj dere. Paçi fat! - tha Xhonatan. -Por! Dua të theksoj se kemi një grup të pafat. Ju keni kohë që punoni, por grupi që erdhi sot me vonesë kanë një problem të vogël, sepse u regjistruan sot, ndaj do ta kenë më të vështirë.
YOU ARE READING
Maori
Science-FictionDy mundësi të jepen në jetë; të sigurosh jetesën ose të ndjekësh ëndrrën. Dhe ajo i zgjodhi të dyja. Maori Oak, vajza më e apasionuar në Universitetin e teknologjisë dhe komunikimit, merr pjesë në konkursin vjetor midis dy kompanive të avancuara të...