◇VII◇

147 39 53
                                    

-Shok? - u çudit ajo. Mendja i shkoi tek ai djali që i prishi gjithçka duke gënjyer jurinë, pasi fjalën shok, e hamendësoi ironike. Nuk i vinte në mendje askush tjetër. Ajo kishte shumë shokë, por të gjithë e kishin takuar babain e saj, njëherë apo një tjetër.

-Po! Më tha se ia dole mbanë dhe se ai ishte pjesë e konkursit, por nuk mundi të kualifikohej, - tha ai me një buzëqeshje të sinqertë.

Tani ishte pothuajse e sigurt që ishte ai. Gjithçka në atë mes ishte ironike. Të paktën, kështu mendonte ajo.

-Çfarë të tha për mua? - tha Maori, pasi ishte ende e paqartë.

-Më tha se arrite të kualifikoheshe! Pse nuk më tregove? - i tha ai dhe i dhuroi një përqafim.

Ndërkohë, Maori ndjeu një përqafim të pamerituar dhe filloi të mendonte se kush u ndie aq superior, sa futi hundët në punët e saj. Bëri një shkëputje nga përqafimi dhe pyeti të atin.

-A ta tha kush ishte? - të paktën mund të mësonte diçka.

-Jo! Në fakt, unë mendova se ishte shoku yt. E takova në autobus, dhe më tha se ishte pjesë e konkursit, dhe unë e pyeta për ty. E kuptoi menjëherë për kë isha duke folur, dhe më tha se ishte kualifikuar. I shkreti! Më tha se do të shkonte të çregjistrohej nga ai konkurs. Nuk e kuptova se si mund të çregjistrohesh kur nuk je më pjesë e tij, por nuk i kushtova vëmendje kësaj, - i shpjegoi i ati.

-Ba'! - i thirri ajo, -E di se kur kthehet ai autobus?

-Në orën 16:00, pse?

-Unë... Duhet të largohem nga klubi që u krijua në shkollën tonë, pasi mora pjesë si konkurrente e vetme! - tha ajo, edhe pse e dinte shumë mirë që nuk ishte kjo arsyeja.

-Unë po largohem tani. Bëhu gati shpejt, se edhe 15 minuta kohë ke për ta kapur autobusin! - tha ai, buzëqeshi dhe doli nga dhoma.

Nga ajo buzëqeshje e rremë, të cilën Maori ishte duke mbajtur në fytyrë, shkoi në një shikim serioz. Ishte shumë e inatosur me të. Më në fund e kuptoi se për kë po fliste i ati. E kush tjetër do t'i gënjente prindërit e saj për atë temë përveç Dovahkinit?

-Ti dhe idenë, por nuk duhet ta kishte çuar kaq larg, Dovahkin! Nuk duhet ta kishte bërë! - mëmësiste Maori. E urrente kur të tjerët mundoheshin të bënin rolin e saj, dhe për më tepër nuk e kishte vendosur akoma nëse do t'i gënjente prindërit e saj, apo do t'iu thoshe të vërtetën. Prandaj nuk pohoi asgjë nga ato që i tha i ati.

U ngrit me të shpejtë nga krevati, duke mos u shqetësuar fare për pamjen e saj të jashtme. Ishte gjithmonë e rrëmujshme në atë anë. Shpesh nuk bëhej gati para se të dilte. Në semaforin e saj nuk ekzistonte e verdha. Ishin veç dy ngjyra. Vuri një kapelë të gjerë mbi flokët e saj të çrregullt dhe doli nga shtëpia, për të shkuar në stacionin e autobusit. Fatmirësisht, ajo qytezë kishte vetëm një stacion, dhe ishte vendi i vetëm ku mund të ndalonte autobusi. Dhe përderisa Dovahkini ishte në atë autobus, tregonte se ishte nga ajo qytezë.

Vendosi të presë në stacion derisa autobusi të kthehej. Nuk kaloi shumë kur e pa atë të vinte drejt stacionit. U largua nga autobusi që të mos e shihnin të tjerët. Pas një rrëmuje që zgjati shumë para derës së autobusit, pikasi fytyrën e shpërqëndruar të Dovahkinit.

Ai kaloi në anën tjetër të rrugës, duke mos e vënë re prezencën e Maorit. Ajo e ndjek, derisa ai qëndron në një park të gjelbëruar aty afër, dhe fillon të ecë më ngadalë. Që ai ta vinte re se ajo ishte prapa tij, Maori trokiti në koshin e aluminit aty pranë. Pasi u kthye dhe pa fytyrën e saj të inatosur, nuk vonoi shumë që ajo fytyrë të ndiqej nga një shuplakë drejt tij.

-Mos guxo të ndërhysh më në jetën time! Nëse është diçka e drejtë apo jo për t'u bërë në jetën time, atë e di unë! - u mjaftua me aq dhe bëri disa hapa para. Dovahkini e kuptoi se çfarë donte të thoshte ajo me ato fjalë, por nuk mundi t'i kthejë një përgjigje.

Maori ndjeu hapat e tij që ta ndiqnin dhe bëri një ndalesë të shkurtër. U kthye nga ai, i cili i buzëqeshi i shpërqëndruar si gjithmonë, duke parë sa andej-këndej.

-Mos më ndiq! - i tha ajo shkurt dhe vazhdoi rrugën.

-Në rregull! Në rregull! - tha me gjysmë zëri duke ngritur duart, si të ishin duke e arrestuar.

Hapat e saj ishin të shpejtë. Sytë zakonisht shikonin tokën, ndaj ndodhnin shumë aksidente të vogla, të tipit si përplasje, gjë që asaj nuk i pëlqente aspak.

Kishte kohë që ecte rreth e qark parkut, me duart në xhepat e ngushtë të xhaketës së zezë që kishte veshur. Edhe pse ishte pranverë, mbrëmja ishte e ftohtë. Njerëzve iu pëlqente të kalonin kohë në atë park mbrëmjeve pranverore të qytezës.

U nis për në shtëpi me hapa të ngadaltë. Dëshironte që një kohë të caktuar, ta shpenzonte vetë.

***

Hoqi këpucët dhe xhaketën, duke hyrë brenda në shtëpi. Ishte vonë dhe nuk dëshironte të dëgjohej. Shkoi me qetësi në dhomën e saj, duke menduar për atë ditë dhe jo vetëm. Edhe pse ishte e përgjumur, nuk dëshironte të flinte. Gjithmonë kur ishte e mërzitur, i pëlqente ta torturonte veten në atë mënyrë, dhe nuk e dinte pse. Ndonjëherë mendonte se duhet të ndalonte së menduari si një adoleshente, sepse nuk ishte më e tillë. Edhe pse mendonte se ishte e rritur mjaftueshëm, nuk e dinte se pse nuk i dukeshin asnjëherë të drejta vendimet që merrte. Dhe për herë të parë, kur mendoi se do të bënte gjënë e duhur nëse do t'iu tregonte prindërve të vërtetën, doli diçka që e pengoi. Ndoshta thjesht duhet ta injoronte atë konkurs dhe të mos fliste më për të derisa të harrohej. Por problemi nuk qëndronte tek vetë konkursi, por tek roboti i vogël në mendjen e saj. Thjesht imagjinonte se sa bukur do të ishte nëse do ta kishte pranë. Por ajo nuk besonte në imagjinata. Ajo thjesht besonte në ëndrra, të cilat i quante realitet, ndaj ajo besonte në realitet.

Këputi një fletë të vogël nga blloku i saj i shënimeve dhe mori një laps në sirtarin e vogël që kishte afër me krevatin. Nuk e dinte se çfarë po bënte, por thjesht shtoi një drejtëkëndësh të madh mbi një tjetër më të hollë, dy duar të vogla kuboide, dy rrathë të mëdhenj anash, dy sy të vegjël, një buton dhe...

-Çfarë po bëj? - u ankua ajo sikur dikush ta kishte detyruar. Mblodhi fletën në një top të vogël dhe e hodhi tutje.

MaoriWhere stories live. Discover now