Uli kokën dhe vendosi të ndjekë hapat e të atit, për të shkuar në dhomën e saj. Para se të largohej ktheu kokën nga e ëma.
-Ma'! Ti beson se do t'ia dal, apo jo? - e pyeti, duke pritur për një përgjigje ndoshta motivuese.
-Ajo është në dorë të fatit, bija ime! Por unë e di që ti mundesh. Por gjithmonë duhet të mendosh që ka edhe një anë negative. Humbjen. Që të mos zhgënjehesh me rezultatin në fund, - ia ktheu ajo.
Maori ktheu sërish kokën nga shkallët për të hedhur hapin e parë drejt tyre. Lejoi kohën t'i përgjigjej përgjigjes së së ëmës, dhe zgjodhi të heshtë...
***
Për të shkuar drejt laboratorit, kaloi në korridorin e madh të asaj shkolle. Qëndroi para derës derisa të binte zilja dhe të fillonte ora tjetër, që të mund të hynte në laborator. Në korridor pa njerëzit e fundit që do të dëshironte të shihte.
-Përshëndetje dështake! Kushedi se sa ke qarë këto ditë. Të them të drejtën ishe një konkurente e denjë, por jo për shumë kohë. Vërtet më mahnite në fillim, por ngela e zhgënjyer me situatën në fund. Ike aq shpejt...
Ishte ajo vajza e klubit të universitetit, ajo e cila i mori USB-në dhe shkaku përse Maori nuk ishte më në konkursin e ICT.
-Të them të drejtën më vjen keq për ju, vërtet! Jeni aq të paaftë nga kjo anë, sa e eleminuat kundërshtaren tuaj të vetme në kësisoj mënyre. Më lejo të të jap një këshillë! Me këtë guxim që ke, ndoshta do të arrish diku në jetë...por jo në teknologji. Nuk e kuptoj se çfarë të tha truri yt, kur vendose të regjistroheshe në këtë shkollë. Në fakt bëre mirë që more pjesë në atë konkurs, pasi nuk do të të kisha njohur në një mënyrë tjetër. Dhe është privilegj i madh, vërtet, të njohësh një person si ty. Më beso se ti ke përhapur pozitivitet kudo. Kushdo që të njeh ose të sheh ty, motivohet. Sepse falënderojnë fatin e tyre që nuk janë qenia jote, dhe fillojnë ta duan veten më shumë pasi e krahasojnë me ty. Nuk do të më besohej më parë që do të të thoja një ditë këto fjalë, por shumë faleminderit që ekziston dhe për më tepër që më eleminove nga ai konkurs. Ti do të bëhesh dikushi në jetë! Por më vjen keq të të informoj se jo në këtë degë, - ia ktheu Maori. Mori frymë thellë dhe vazhdoi për t'i dhënë lamtumirën. -Më duhet të iki tani! Shpresoj të shihemi më shpesh. Do të ndodhë. Do të më shohësh çdo ditë të jetës tënde të mbetur këtej rrotull. Mbaji mend këto fjalë! Për momentin jan e zënë, kështu që nëse ke një përgjigje ose kundërshtim për atë që të thashë, më mirë të lësh takim! Merre si këshillë!
Hapi derën e laboratorit dhe hyri brenda tij. Ndërkohë ajo po shfrynte nga inati. Ishte pikërisht ajo vajza tipike në çdo shkollë që gjithmonë dëshironte të ishte më e dëgjuara dhe për më tepër, e urrente kur e ofendonin në atë mënyrë në prani të të tjerëve, gjë që sapo kishte ndodhur. Duke i lënë të tjerët pas, me hap të shpejtë shkoi drejt klasës së saj për të mos e humbur. Nuk kishte zgjidhje më të mirë.
Maori priti në laborator derisa dera u hap sërish dhe hyn zonja Rozali. Ajo e kishte informuar Maorin, se duhet t'i thoshte se kur duhej të paraqitej në audicionet për t'u pranuar në konkurs.
-Përshëndetje Maori! Jam e lumtur që po të shoh sërish! Siç të dyja e dimë, ti do të merrje pjesë në konkursin e rradhës. Fola sërish me drejtorin e kompanisë dhe më tha se të pret nesër në orën 10:00 para kompanisë. Audicionet janë mbyllur më parë, por i thashë të bënte një përjashtim për ty, pasi jam e sigurt që nuk do të zhgënjehet! Na ndero Maori! - tha zonja Rozali dhe i fali një buzëqeshje të ëmbël.
-Shumë faleminderit! Ju jam shumë mirënjohëse! Nuk mund t'ju falenderoj mjaftueshëm! Nëse pranohem në këtë konkurs dhe arrij të kap majat, diheni se ju jeni shkaku dhe shtysa kryesore! Shumë faleminderit edhe njëherë! - për pak sa nuk fluturoi nga gëzimi për herë të dytë. Po shpresonte se këtë herë do t'ia dilte mbanë dhe përderisa do të ishte e vetme në audicione të nesërmen, besonte se nuk do të kishte ndonjë pengesë të tipit të kaluar.
-Nesër nuk mundesh të vish në shkollë, sepse do të shkosh atje. Por mos u shqetëso, do të të justifikoj! Tani më duhet të shkoj, sepse edhe unë kam punët e mia. Të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që kur të takohemi sërish të marr lajme të mira, - vendosi ta përfundojë me aq.
-Shpresoj! - i tha Maori dhe doli bashkë me të nga laboratori.
E nesërmja do të vinte shpejt dhe ajo nuk kishte shumë kohë për t'u përgatitur. Dëshironte që gjithçka të ishte perfekte këtë herë të dytë. Gjithçka të shkonte mirë dhe sipas planit. Të pranohej dhe të vazhdonte përpara. Të përgatitej aq mirë sa të mos i mungonte asgjë në prezantimin e saj atë të nesërme. Ishte e emocionuar se çfarë do të mendonin prindërit e saj për atë lajm. Ishte ende fillimi. Ajo ende nuk ishte pranuar. Por nuk e kishte menduar kurrë se ajo ditë do të vinte aq shpejt. Mblodhi veten që të mos lejonte emocionet të shkatërronin momentin. U nis me të shpejtë për në shtëpi; këtë herë zgjodhi të kthehej me taksi dhe të mos ecte nëpër park, që të arrinte sa më parë.
Edhe pse kishte ndodhur edhe më parë, këtë herë ndihej ndryshe. Ndihej më e lumtur. Më e emocionuar. Ndoshta sepse mendonte se mundësia e fundit për të u shua, por ajo sapo kishte lindur.
Hapi derën e shtëpisë me të shpejtë. Fatmirësisht prindërit e saj ndodheshin sërish në vendin e tyre të përditshëm, kështu që do ta kishte të lehtë të fliste me ta.
-Kaq shpejt u ktheve nga shkolla? - ishte pyetja e parë që mori nga e ëma.
-Nuk jeni të lumtur që po më shihni këtu? - iu drejtua Maori, edhe pse e buzëqeshur.
-Më shumë jemi të shqetësuar! - tha i ati me një shikim serioz.
-Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Takova zonjën Rozali, atë pedagogen që më tregoi për konkursin tjetër. Më tha se mund të shkoja nesër në orën 10:00 për t'u regjistuar; do të pranohem apo jo. Do të shpall idenë time, - tha ajo me një frymë.
-Po shkolla? - mori sërish një pyetje jo aq të rëndësishme nga e ëma.
-Nuk do të shkoj për një ditë. Do të më justifikojë zonja Rozali! Nuk do ta kem problem. Pastaj nuk ishte ky qëllimi i lajmit.
-Do të doja të të shihja po kaq të entuziazmuar kur të mos pranohesh, - i tha i ati, duke i thyer atë buzëqeshjen, që rrallë herë e gjeje në një fytyrë si ajo e saja.
-Ba'! Audicionet janë nesër! Do ta shohim! Është ende shpejt për të thënë të tilla gjëra. Gjithsesi nuk ke për të më parë në këtë gjendje nesër, pasi do jem më e lumtur se tani, pasi të pranohem.
-Përse nuk e le kaq shpejt shkollën kur të thamë se duhet të punoje? - e pyeti i ati duke injoruar fjalët e saj. Nëse ishte diçka që Maori dhe ai e kishin të njëjtë, ishte injorimi i fjalëve të të tjerëve.
-Është vetëm një ditë dreqin! Vetëm një ditë! Një e vetme! Kaq e pamundur është të gëzoheni njëherë për vajzën tuaj?
U ngjit sërish në dhomën e saj. Edhe këtë herë e inatosur për të njëjtën arsye. A do të përfundonin një ditë momentet si to?
YOU ARE READING
Maori
Science FictionDy mundësi të jepen në jetë; të sigurosh jetesën ose të ndjekësh ëndrrën. Dhe ajo i zgjodhi të dyja. Maori Oak, vajza më e apasionuar në Universitetin e teknologjisë dhe komunikimit, merr pjesë në konkursin vjetor midis dy kompanive të avancuara të...