Maori u mendua. Ngriti kokën, mori një qëndrim të drejtë, një fytyrë serioze dhe u kthye nga ai.
-Po zotëri! I di shumë mirë rregullat, dhe të them të drejtën jam fokusuar vërtet shumë në to. Gjithashtu e di shumë mirë që nuk mund të marr pjesë e vetme, dhe nuk jam e tillë. Në rregulla jepet shpjegimi se një person i vetëm nuk mund të bëjë një punë aq të madhe sa të pranohet në konkurs, por dikush mundet. Dhe ju besoj se i keni mësuar aftësitë e mija. Nuk dua të mburrem, por u mbulova nga lavde para se të hyja në konkurs, gjë që është e rrallë, - mori frymë dhe u kthye nga asistentja. -M'u tregua se duhet të ndihem e veçantë këtu dhe vërtet ndihem e tillë, sepse jam e tillë. I kthehemi rregullave, e kam një bashkëpunëtor, por është pak me vonesë, dhe arsyen pse e di ai kështu që mund ta pyesni kur të vijë, - përfundoi ajo me një buzëqeshje ironike; tipike e saj.
-E shoh që keni mjaftueshëm ambicie. Por do të më pëlqente t'ju dëgjoja pasi ai, bashkëpunëtori juaj, të vijë. Deri atëherë, unë kam disa punë të vogla. Madelin, më njofto kur të plotësohet skuadra, - tha ai dhe shkoi drejt derës.
Maori ishte gati për të shkuar dhe për ta ndaluar të dilte, pasi nuk ishte e sigurt nëse do të vinte Dovakhini apo jo. Nuk mund ta linte këtë shans t'i ikte sërish. Por nuk ndodhi ashtu siç e kishte imagjinuar ajo. Kur Xhonatan hapi derën, ai pa një djalë të gjatë me syze, që vishte një buzëqeshje në fytyrën e tij. Dovahkini.
-Dov! - u dëgjua zëri i Maorit në të gjithë sallën.
-Jam me vonesë? - tha ai paksa nervoz.
-Jo më! - tha Maori dhe shkoi drejt tij, - Dovahkin Romel, bashkëpunëtori im në projektin me të cilin do të marrim pjesë në konkurs, - e prezantoi ajo.
-Një përfitues! - tha Xhonatan ndër dhëmbë.
-Një konkurrent! - ia ktheu Maori pasi e dëgjoi. Ai e pa serioz dhe ajo i fali një buzëqeshje.
-Xhonatan Rojs, drejtuesi i kompanisë USR, - tha ai dhe lejoi Dovahkinin të hynte brenda.
Hynë brenda në sallë sërish, por këtë herë bashkë me Dovahkinin. Xhonatani u ul në vendin e vet, në krye të tavolinës gjigande, ndërsa po priste edhe Maorin me Dovahkinin të zinin vendet e tyre.
-Uluni ju lutem! - iu drejtua ai pasi nuk kishte kohë për të pritur. Para se Dovahkini të ulej, Maori foli.
-Më mirë të vazhdojmë direkt me projektin! - tha ajo dhe i bëri një shenjë Dovahkinit që të mos ulej.
-Më pëlqen vendosmëria juaj zonjushë. Do të isha i nderuar të dëgjoja për projektin tuaj, - në çdo fjalë të tij mund të gjeje grimca ironie.
-Faleminderit! - tha Maori dhe vendosi të vazhdojë.
-Në ditët e sotme, shumë njerëz jetojnë vetë, dhe një pjesë tjetër po aq e madhe e tyre, i kanë humbur kontaktet me të afërmit. Të tjerë kanë ftohur marrëdhëniet me të tjerë. Njerëzit janë qenie të tilla, që sa më shumë kohë të kalojë, aq më të mbyllur bëhen. Nuk ndërveprojnë me botën e jashtme. Të ftohtë. Dhe pikërisht këta njerëz ndikojnë në jetën e disa të tjerëve. Për shembull; një fëmijë i vogël dhe i pafajshëm në një spital gjigand dhe me njerëz akuj. Me kë të shpenzojë kohë ky fëmijë? Apo një adoleshent i vetmuar që nuk e kupton askush dhe nuk ka me kë të flasë? Këto janë shenjat e para, të cilat tregojnë se kjo botë ka nevojë për një revolucion të ri. Një qenie të re. Një strukturë që do të gjendet në çdo cep të botës, në çdo familje, pranë çdo njeriu. Një lloj i përparuar i kompjuterikës, - mori frymë thellë dhe bëri një pauzë të shkurtër, -Një robot!
Hodhi një vështrim nga Dovahkini, për t'i lënë të qartë se ishte rradha e tij të vazhdonte. Dukej qartë që nuk ishte edhe aq i përgatitur, por u mundua të bënte më të mirën, që të paktën Maori, të nxirrte diçka në dritë këtë herë.
-Një robot me tipare të përafërta me ato të njeriut ose një robot i ngjashëm me një lodër elektronike. Një robot me funksione të gjera, gjë që do ta ndihmojë njeriun të mos jetë i vetmuar, - përfundoi ai. U kthye nga Maori duke ngritur supet. Ajo rrotulloi sytë dhe u kthye nga Xhonatani për të vazhduar me prezantimin.
-Për të marrë vendime, një robot përdor një kompjuter ose mikrokontrollues. Për ata që nuk e dinë ende, një mikrokontrollues është në thelb një komponent elektronik që mund të bëjë tre gjëra. Mund të interpretojë hyrjet nga bota fizike, të përpunojë këtë informacion dhe të kontrollojë pajisjet e daljes në botën fizike. Në një kuptim themelor, një mikrokontrollues mund të lexojë sensorë, të marrë vendime dhe të kontrollojë dritat, altoparlantët dhe motorët. Duke qenë në gjendje të kuptojmë dhe t'i përgjigjemi botës, ne mund të krijojmë një lak reagimesh midis prodhimit dhe inputit. Me fjalë të tjera, ne mund të krijojmë robotë dhe pajisje që janë me të vërtetë interaktive. Një mënyrë tjetër për të menduar për këtë është që robotët mund t'i kushtojnë vëmendje asaj që po ndodh rreth tyre, të marrin vendime duke përdorur Arduino dhe më pas t'i përgjigjen me kuptim asaj. Në këtë mënyrë, ata sillen si shumica e krijesave të tjera të ndjeshme. Kjo do të ndihmojë njerëzit të kenë dikë me vlera pranë, që përveçse do t'iu bëjë shoqëri, do t'iu përgatisë pse jo, edhe ushqimin e tyre të preferuar. T'i argëtojë në çdo mënyrë të mundshme të të argëtuarit. Të mësohen me jetën tonë; të qenieve njerëzore.
Ishte pothuajse në përfundim të prezantimit, kur ai vendosi ta ndërpresë.
-Më bëri përshtypje ideja që prezantimi nuk ishte i paraqitur në USB. Të gjithë konkurrentët e tjerë e kanë bërë. Dhe do të ishte mirë nëse do ta kishe bërë edhe ti. Gjithsesi, informacionin e mora.
-Prandaj zakonisht nuk më pëlqen kur më ndërpresin në një prezantim, - tha ajo dhe i zgjati USB-në pasi e nxorri nga xhepi i vogël i çantës që mbante. - Thjesht mendojeni, sa më argëtuese do të ishte jeta nëse do të ishte e mbuluar nga robotët? Robotë të kompanisë USR; emri i kompanisë, në të gjithë vendin.
Një tjetër aftësi e mirë që kishte Maori, ishte mënyra se si i bënte të tjerët për vete, duke përmendur përfitimet e të tjerëve, dhe duke i ekzagjeruar sa më shumë, që përfitimi të duket më i madh.
-Më pëlqen ideja, - foli Xhonatani, -Por më duhet të mësoj më shumë për të.
-Gjithçka që nuk e dëgjuat ndodhet në atë USB, - iu drejtua Maori.
Xhonatani buzëqeshi. I pëlqente se si Maori ishte aq e përgatitur për gjithçka. Dukej qartë që ishte shumë e apasionuar pas asaj që ajo vërtet pëlqente. Do ta kishte vërtet shumë të thjeshtë të punonte me të. Nëse ajo arrinte të fitonte.
Ktheu kokën nga ora e madhe që gjendej në anën tjetër të murit.
-Për momentin duhet të vazhdoj mbledhjen, në të cilën isha para se ju të prezantonit projektin. Kështu që duhet të prisni ose të largoheni për pak. USB-në tuaj do ta kontrolloj pasi të kem mbaruar punë. Deri atëherë, do të shihemi, - tha ai dhe u ngrit për t'u larguar.
Maori dhe Dovahkini u ulën për t'u qetësuar. Gjithçka ishte në dorë të fatit.
-Dhamë më të mirën, - i tha Dovahkini për ta motivuar.
-Dhashë! - e korrigjoi ajo.
Vështroi sërish atë asistenten. A nuk duhet të ishte larguar me drejtorin e saj? Vendosi të shfrytëzojë sërish rastin dhe të bënte pyetjen e rradhës.
-A e ka vendosur kompania se kush do të jetë projekti i vitit? - tha Maori ende me atë vështrimin drejt Madelinës.
YOU ARE READING
Maori
Science FictionDy mundësi të jepen në jetë; të sigurosh jetesën ose të ndjekësh ëndrrën. Dhe ajo i zgjodhi të dyja. Maori Oak, vajza më e apasionuar në Universitetin e teknologjisë dhe komunikimit, merr pjesë në konkursin vjetor midis dy kompanive të avancuara të...