◇XII◇

116 36 26
                                    

Rrëmbeu USB-në e projektit dhe vendosi t'i bëjë disa ndryshime. Një ide më specifike. Diçka më të përparuar se thjesht një robot komunikues. Një inteligjencë artificiale që do ta ndihmonte botën të ecte përpara. Por të gjitha këto nuk i bënte dot e vetme. Prandaj i duhej ta fitonte atë konkurs me patjetër. Mbase tashmë do të ishte pjesë e konkursit të ICT, por edhe të kompanisë tjetër. Thjesht duhet të kishte durim, sepse ajo ditë po vinte. Po bënte lojë fjalësh, pasi nuk ishte e mirë në to. Ajo thjesht donte ta ushtronte idenë e saj në dizajn; në krijim. Të mos merrej me teoritë e kota. Ndaj ajo ishte ideale për ta fituar atë konkurs. Të paktën, kështu mendonte ajo.

Shtoi idenë më të shtjelluar në USB, që të fitonte sa më shumë vëmendje nga drejtuesi i kompanisë. Nuk ishte kaq konfuze në fillim. Por pas asaj që ndodhi filloi të mendonte se më e keqja mund të ndodhte sërish.

Zilja e telefonit ra. E kapi për të parë se kush ishte. I ngriu gjaku. Po sikur zonja Rozali t'i thoshte se nuk mund të merrte pjesë në konkurs?

-Përshëndetje Maori! Më fal që po të shqetësoj sërish, por kompania më informoi se nuk mund të marrësh pjesë e vetme. Duhet të gjesh dikë me të cilin të bashkëpunosh për projektin, - tha zonja Rozali.

-Por mua nuk më nevojitet një bashkëpunëtor. Gjithçka është gati, - ia ktheu Maori. Nuk dështonte që t'i prishej çdo plan i projektit vetëm, sepse ata mendonin se ajo s'mund t'ia dilte e vetme.

-E di Maori! E di që je e aftë të punosh e vetme, por kështu janë rregullat. Është e padrejtë për ty dhe konkurrentët e tjerë.

-Në rregull! Do të gjej dikë! - tha Maori, edhe pse nuk dëshironte ta bënte në të vërtetë.

-Në rregull Maori! Nëse nuk gjen dikë të përshtatshëm, më kontakto, - tha zonja Rozali dhe mbylli bisedën.

Tashmë i duhej dikush tjetër. E kush mund ta ndihmonte atë? Projekti ishte i gjithi gati. Ideja ishte e gjitha gati. Ajo ishte gati. Përse do t'i nevojitej dikush tjetër?

-Bëj mirë të qëndroj brenda rregullave këtë herë, nëse nuk dua të përjashtohem, - tha Maori ndër dhëmbë. Vrapoi për të dalë nga shtëpia. Nuk kishte kohë. Dikush duhet të shkonte me atë me patjetër, dhe ajo e dinte se kush, por nuk ishte e sigurt nëse do të mund ta bindte.

-Sërish po del? - e pyeti e ëma. Pyetjet e saj nuk kishin të mbaruar.

-Kam punë! - tha ajo dhe vazhdoi rrugën. Filloi të vrapojë si e çmendur nëpër rrugicat e qytezës, duke parë sa andej-këndej, për të gjetur njeriun e duhur. Arriti tek parku. E dinte se do ta gjente diku atje, ndaj vendosi të ulet dhe të presë derisa sytë t'i zinin fytyrën që po shpresonte të shihte.

Kaluan disa minuta para se ajo ta shihte. Vrapoi si e çmendur drejt tij duke i prerë rrugën.

-Ja ku qenke! - psherëtiu ajo duke marrë frymë me vështirësi.

-Mos jam gjë në ndjekje? - tha Dovakhini dhe filloi të qeshte.

-Po! Domethënë jo! Domethënë ishe! Duhet të flasim! - i tha ajo dhe e tërhoqi drejt një stoli. U ulën të dy dhe ajo filloi t'i shpjegojë. -Të thashë që do të marr pjesë në një tjetër konkurs. Por ashtu si në konkursin e parë, nuk mund të marr pjesë e vetme. Kështu që më duhet dikush që nuk do të bëjë gjë përveçse do të dëgjojë kur unë shpjegoj, sepse kam gjithçka gati.

-Dhe çfarë supozohet të bëj unë? - i tha ai duke bërë sikur nuk e kuptoi se ku dëshironte të dilte Maori me ato fjalë.

-Do të vish, apo jo? - ia ktheu ajo shkurt, pasi nuk i pëlqente të merrej me fjalë të kota kur nuk kishte kohë.

-Nuk e di. Është mundësi e mirë edhe për mua, por...

-Po apo jo?! Nuk kam kohë! Ose më thuaj që do të vish, ose mos më harxho kohën, që të mund të gjej dikë tjetër!

-Unë isha alternativa jote e parë? - Dovakhinit i pëlqente të luante me nervat e saj.

-Në rregull, po shkoj! Më falni që ju shqetësova! Nuk ka gjë! Më falni që u solla acarues, por e kam ves! Jo, vërtet nuk ka problem! - filloi të fliste Maori me veten. U ngrit nga stoli dhe u bë të largohej.

-Në rregull, në rregull! Do të bëhem pjesë e konkursit me ty! - tha Dovakhini.

-Më në fund! Thjesht eja nesër në orën 10:00 para kompanisë së robotikës. Aty do të takohemi. S'ke asgjë tjetër për të bërë. Mendoje si nder! Faleminderit! - ishin fjalët e saj të fundit para se të largohej.

E nesërmja do të vinte shpejt dhe ajo e dinte këtë. Ishte e lumtur që ai pranoi, sepse nuk i vinte ndërmend asnjë person tjetër për të qenë krah saj në atë konkurs. Nuk i duhej dikush që do ta ndihmonte. Thjesht dikush që të qëndronte me të, që të bënte të sigurt që këtë herë të ishte brenda rregullave. Ishte shumë konfuze, edhe pse dukej e sigurt në atë që po bënte. Ndihej më e dobët se më parë, sepse kishte frikë mos dështonte sërish. Përveç faktit se nëse pranohej do të mund të bënte realitet projektin e saj, ajo dështonte të bëhej pjesë e atij konkursi për t'i provuar prindërve të saj se ajo mundej. Dhe do ta bënte.

Hyri brenda në shtëpi kur u pendua që nuk mundi të mësonte asnjë mënyrë si të kontaktonte me Dovakhinin, nëse diçka nuk shkonte siç duhej. Tashmë thjesht duhej të shpresonte që gjithçka do të shkonte sipas planit, pa asnjë pengesë.

Këtë herë prindërit nuk i thanë asgjë. Ndoshta kishin bërë shumë pyetje atë ditë, dhe nuk kishte ngelur më asnjë. Maori çuditej se pse ata i kërkonin të punonte, ndëkohë që ata qëndronin gjatë gjithë ditës në shtëpi. Thjesht duhet të duronte edhe pak, që jeta e saj t'i kthehej normalitetit. I premtoi vetes se do të bënte më të mirën nëse pranohej. Por ndonjëherë nuk shihte asnjë arsye se pse projekti i saj nuk mund të bëhej pjesë e konkursit. Thjesht frika i fshinte çdo mendim pozitiv, duke e lënë të mendojë se nuk do t'ia dalë mbanë.

Gjithçka do të shkojë mirë! Thjesht ndiq rrugën ku këmbët shkelin më butë.

Këto fjalë i dëgjonte shpesh nga gjyshja e saj para se të largohej nga jeta. Por shpesh i kujtonin motrën e saj, sepse të dyja bashkë përsërisnin këto fjalë. I mungonin ato ditë kur gjithçka ishte normale. Motra e saj ishte shëndoshë e mirë, prindërit e saj ishin të punësuar, ajo gjithmonë mundohej të bënte më të mirën...

Ndonjëherë mendonte se e gjitha kjo që po i ndodhte ishte thjesht një kapitull që do të kalonte. Do të kalonte aq shpejt sa as vetë nuk do t'i kujtohej më. Dhe gjithçka do të ndodhte pasi ajo të pranohej në atë konkurs. Sepse askush tjetër përveç saj nuk e njihte Maorin dhe fiksimin e saj pas teknologjisë.

-Gjithçka do të shkojë mirë! - përsëriste ajo me vete. Po aq e përgatitur sa ishte, ishte edhe e pasigurt në atë që kishte përgatitur.

Vendosi të qetësohet pak dhe t'i largojë ato mendime, pasi gjithçka do të bëhej e qartë, ditën e nesërme.

MaoriWhere stories live. Discover now