◇XXIII◇

105 35 27
                                    

Të gjithë konkurrentët bashkë me punët e tyre të paraqiten në sallën e madhe ku zhvillohet konkursi. - dëgjoi lajmërimin nga altoparlanti që kishte aty afër.

A kishte humbur?
U ngrit nga toka me vështirësi, por e bëri. Fshiu lotët, sepse sytë po i digjnin dhe nuk do ta linte me kaq. Ishte e lodhur duke iu besuar njerëzve të tjerë, dhe gjithmonë i kishte zhgënjyer dhe ishte zhgënjyer. Ajo ishte e destinuar të ishte e vetme. Gjithmonë.

Hyri sërish në dhomën e madhe ku ndodhej dhe roboti i saj i paprogramuar. Kishte shkuar deri në atë pikë. Kishte punuar aq shumë. Dhe nuk mund ta linte gjithë atë punë t'i shkonte dëm.

Mungon një konkurrent. I lutemi Maori Oak, të paraqitet me punën ose të lajmërojë që nuk është më pjesë e konkursit. - u dëgjua në të gjithë kompaninë.

-Ku ndodhet kjo vajzë? - tha Xhonatan me zë të ulët. -" Duhet të ishte këtu tani.

-Me shumë siguri i ka humbur diçka! - tha Madelin dhe buzëqeshi. -Mos u shqetësoni zotëri. Do të kthehet.

-Pashë atë Dovahkinin të dilte nga kompania. E di çfarë ka ndodhur? - i tha ai.

-Dëgjova që patën një zënkë brenda grupit. Ai u largua, por më besoni, Maori do të kthehet. - mbante po të njëjtën buzëqeshje në fytyrë.

Paralajmërimi i fundit. Maori Oak, paraqitu në sallën e konkursit, ose je e eleminuar.

Kaluan disa minuta. Ajo ende nuk dukej. Ishte e kotë të prisje më shumë. Disa gëzoheshin që humbën një konkurrente aq të denjë, dhe të tjerë trishtoheshin për fatin e saj.

Përfundimisht Maori Oak...

-Është pjesë e konkursit! - u dëgjua një zë dhe të gjithë kthyen kokën nga dera.

Disa minuta më parë

-Duhet të bëj diçka! - fliste e shpërqëndruar. -Nuk mund ta lejoj diçka të tillë të më prishë gjithë planet. Isha kaq afër.

U mendua për një çast. U afrua me raftin që kishte afër me makinerinë e prodhimit të robotëve. Hapi sirtarin e parë dhe aty pa atë, një tru i vogël, i lënë pasdore, ashtu si Maori. Nuk ishte e sigurt për atë që po bënte, por e dinte shumë mirë që ishte mundësia e saj e fundit. Ishte ajo që e refuzoi në fillim atë tru, por tani do ta shpëtonte nga skualifikimi.

E mori nga rafti dhe e lidhi me kompjuterin. E rregulloi brenda robotit, dhe më pas nisi ta programonte. Por ai tru ishte i programuar.

-Paralajmërimi i fundit. Maori Oak, paraqitu në sallën e konkursit, ose je e eleminuar.

Nuk kishte kohë. Për të fshirë programimin e parë do t'i duheshin disa orë, gjë që nuk e kishte në dispozicion. Mbylli kompjuterin dhe shkëputi robotin. E futi në kutinë e tij të xhamitë dhe u nis drejt sallës. Ai ishte gati.

***

Aty ndodhej ajo, gjithmonë me një qëndrim para të tjerëve, vishte një buzëqeshje, dhe dukej njeriu më i sigurt në botë. Prapa kishte një kuti xhami, në të cilën ndodhej roboti i saj, e mbuluar me një copë të zezë që të mos dallohej.

-Të thashë që do të kthehej! - i pëshpëriti Madelin Xhonatanit, i cili kishte filluar të shqetësohej nga veprimet e saj ditët e fundit. Dukej e lumtur dhe ai nuk e dinte pse, por nuk i interesonte jeta e saj personale.

Të gjithë konkurrentët të rreshtohen dhe të presin, sepse tani fillojnë gjykimet dhe votimet.

Një grup juristësh kaluan drejt punëve te konkurrentëve për të parë. Në dorë mbanin secili nga një bllok, në të cilin mbanin shënime.

Për shkak të vonesës së saj, Maori ndodhej në fund të rreshtit. Në finale ndodheshin 5 grupe, që kaluan nga eleminimi i fundit ku ishin 8 grupe, dhe një nga ato grupe ishte Maori. Nuk mund të quhej grup, apo jo?

Erdhi rradha e saj. Të gjithë u afruan aty dhe të gjithë të tjerët po prisnin të shihnin së çfarë kishte në atë kuti xhami. Të gjithë ishin kureshtarë dhe ajo ishte e emocionuar. Kapi cepin e copës së zezë dhe e tërhoqi lehtë, që të zbulonte kutinë e xhamit ku ndodhej roboti i saj.

-Mos po tallesh gjë me ne? - tha njëra nga juristet.

Maori ktheu kokën. Ajo kuti xhami ishte vendi ku supozohet të ishte roboti i saj. Sepse nuk ndodhej më. Në vend të robotit, pa një kuti xhami bosh, të thyer nga ana e prapme e saj.

Të gjithë u shtangën. Disa filluan të qeshin, e disa mbanin duart e tyre afër gojës për të treguar keqardhjen.

Maorin e kapi paniku. Nuk po dinte se çfarë të bënte. Ku ndodhej ai? Duhet të ishte aktivizuar para kohe, por si u largua pa e vënë re ajo?

Vrapoi drejt derës së daljes duke i lënë të gjithë gojëhapur. Nuk kishte zgjidhje tjetër. Por sapo hapi derën, nuk arriti të largohej. Pse?

-Oh, zoti im! - thirri Xhonatani kur pa nga dera.

Të gjithë filluan të thërrasin. Zhurma të mëdha dëgjoheshin, dhe shpejt gjithçka do të shkatërrohej.

-Dilni që të gjithë! Shpejt! - dëgjoheshin zëra të tensionuar. -Kaloni këtej!

Salla kishte një derë të pasme daljeje. Të gjithë vrapuan drejt saj, ndërsa ajo? Ajo qëndronte ende para derës e shokuar. Me qindra robotë ndodheshin para syve të saj. Ishin të gjithë kopje të robotit të saj. Të gjithë njësoj. Kush ishte i saji. Ose më saktë, kush nuk ishte i saji? Nuk dukeshin të qetë. Kishin thyer çdo gjë që kishin gjetur në korridor, dhe synimi i tyre i rradhës ishte salla. Të gjithë marshuan drejt saj.

-Maori! - thërriste Xhonatani që nga dera e daljes. -Eja shpejt! Çfarë po pret?! A më dëgjon? Ata do të të shtypin!

Vetëm ajo dhe Xhonatani ndodheshin ende në sallë. Ai e la derën e hapur dhe vrapoi drejt Maorit për ta marrë. Ajo ishe ende duke parë nga dera. Ishte e humbur.

-A mos ke ndërmend të vdesësh? - tha ai dhe e tërhoqi. -Eja pra! Shpejt!

Maori erdhi në vete. Qindra robotë të inatosur po vinin drejt saj, por ajo nuk bëri asnjë lëvizje. Nuk e dinte pse po vazhdonte t'i vështronte në atë mënyrë.

-Maori, eja në vete! Do të vdesësh nëse qëndron edhe një minutë këtu! Ata po vijë drejt teje! - thirri sërish ai.

Maori erdhi në vete. Pa nga të katërta anët dhe më pas pa Xhonatanin. Ai e kapi dhe po vazhdonte t'i thërriste.

-Çfarë kishte ndërmend të bëje? Çfarë ke bërë?

-Çfarë ishte ai tru? - thërriste ajo, ndërkohë që vraponin drejt derës.

-Cili tru? Mos më thuaj që keni përdorur trurin e Albastronit!

-Trurin e kujt? - Maori ishte paksa e konfuzuar. Nuk dëgjonte mirë, sepse një zhurmë e madhe shkaktohej nga vrapimi dhe përplasja e robotëve.

-Albastron! Roboti i dështuar! Krijimi i tij nuk shkoi siç duhej dhe kur u programua, u programua gabim. Ishte shumë agresiv dhe ne vendosëm ta shkatërrojmë atë, para se ai të na shkatërronte ne! Ju paskeni gjetur trurin e tij! Por si arritët të bëni kaq shumë robotë dhe pse? - shpjegoi ai. Edhe ai ishte paksa i ngatërruar.

-Nuk e bëra unë! Unë krijova vetëm një! - thirri Maori. Ishin shumë afër derës.

-Me shumë siguri, ka kopjuar veten e tij! - tha Xhonatani pasi kishin arritur tek dera e daljes.

Ishin aty. Do të dilnin pa asnjë dëmtim.

-Eja! - i thirri ai pasi kishte dalë.

-Më vjen shumë keq Xhonatan, por nuk mund ta bëj këtë. Nuk do të lejoja kurrë këta robotë të shkatërronin gjithçka iu del përpara, - tha ajo dhe shtyu derën duke e lënë Xhonatanin jashtë dhe veten brenda. -" Unë e bëra të gjithën dhe unë do ta shkatërroj. Përndryshe, do ta paguash sërish ti, Maori! "

MaoriWhere stories live. Discover now