"Nga jashtë ka kamera ,brenda eshte një ushtri."-fliste Elio ndersa ai po pastronte armët.
"Qepe!"
"Dëshiron të vdesim?? Atëher Misteri do qëndrojë gjithmonë në duart e tyre."
"Nëse deshiron eja ,nëse nuk dëshiron qëndro."-i thotë Ignatius dhe fut pistoletën në brez.
• • •
U zgjova me një dhimbje të kokës dhe shoh që pranë meje ishte duke flejtur ai idioti.
Pa u menduar më shumë i vendos duart në fyt, ai zgjohet dhe më largon duart. Kishte më shumë fuqi se unë, zhvendoset sipër meje dhe me njërën dorë po më mbante të dyja duart e mija ndersa më goditi fort në faqe me dorën tjeter që kishte të lirë.
E godas me gjurin tim te miku ,e ndersa ai rënkonte nga dhimbja unë ngrihem me shpejtësi dhe dal jashtë dhomës.
Ngjis shkallët me shpejtësi ,zemra po më rrihte si e çmendur. Isha e lumtur që arrita të dal nga ajo dhomë dhe do mund të largohem nga këtu por nga ana tjeter kisha frikë se do më kapte përsëri.
Kisha frike sepse nuk po gjeja daljen, kisha frike mos me kapnin ,kisha shume frike.
Hap deren e nje dhome dhe shoh qe ishte kuzhina , vrapoj per te sirtaret dhe marr nje thike.
Nuk vonoi shume dhe ai u fut brenda ne kuzhine.
"Leshoje atë dhe eja me të mirë"
Po merrja fryme rendeshem dhe tund koken ne shenje mohimi.
I drejtoj thiken.-"largohu"
Ai nxjerr armen nga brezi dhe ma drejton.
"Lere ate dhe eja me te mire te thashe."
"Me ler te shkoj."
Ai gjuan ne ajer, une bertas nga frika dhe thika me bie nga duart.Vjen drejt meje dhe me kap prej flokesh.
"Me leshoo"-bertas nga dhimbja qe po ndjeja por zere se po i flisja murit. Me fut ne nje dhome tjeter ku nuk kishte asgje pervec nje shtrati. Me hedh aty dhe mbyll deren. Isha e frikesuar sepse ishte shume erresire. E urrej erresiren.
"Kamm frikee nga erresira mamaa"-qaja e frikesuar.
Mamaja ime me mbylli ne bodrum pasi une thyeva padashje nje shishe vere dhe njerku e urdheroi te me mbyllte ne bodrum si denim.
"Mamii e bera padashje ,nuk doja."-ajo mbyll deren pa me shikuar fare qe isha duke qare dhe largohet pa e vrare mendjen.
"Te lutem me nxirrni nga ketu ,kam frike."-dicka leviz dhe une bertas me sa kam ne koke.Shkoj te dera dhe filloj ta godas me grushta duke iu lutur te me nxirrnin nga aty.-"maa ka dickaa ketuu, me nxirrnii ju lutem. Nuk doja..."
Ata me mbyllnin gjithmone ne ate bodrum te erret dhe me minj qe leviznin aty rrotull, pervec kesaj me linin pa buke dhe pa uje. Isha thjesht nje femije i vogel...qe mu shkatrrua e tere femijeria ime.
Në errësirë, ndjenja jonë vizuale zhduket dhe ne nuk jemi në gjendje të zbulojmë se kush ose çfarë është rreth nesh japerse kemi frike.
Po u dridhja nga frika sepse mendja ime mendonte se mos ishte dikush aty i gjalle ose i vdekur, po sikur te ishte ndonje gjarper? Minj? Doja te bertisja por kisha frike se "gjëja qe ndodhej aty" do me sulmonte. Keshtu qe mbeshtolli jastekun me krahet e mi dhe nuk leviza as edhe nje centimeter me shume.
• • •
"Fol more kopil ku eshte??"-bertet dhe i gjuan me grusht.
"Nuk e di. Te betohem qe nuk e di zoteri."
Vendi ishte i shkaterruar dhe me trupa te vdekur kudo.
"Po te pyes edhe njeher se ndoshta nuk e ke degjuar mire. Ku është George??"
"Zoteri po te them qe nuk e di."
"Ivan priti krahun"
Ivan ndez sharren elektrike dhe sapo do ti priste krahun ai bertet.-"ne rreguull, do tregojjjj ndaloo."
Ignatius i ben me sy qe te ndaloje dhe njeriu George fillon te tregoje.
"Ju po kerkoni ate vajzen apo jo?"
"Vazhdo mos na lodh koken."
"Ate nuk e ka George."
"Ku eshte atehere?"
"Ajo eshte me Ernestin"
"Kush k@rin esht ky??"-bertet shefi."-fol more me shpejt!!"
"Ata jane ne nje shtepi ne mes të..."-sapo do te thoshte vendodhjen nje e shtene arme degjohet.-"ne..Руб..."-nuk mundi te fliste me gjate pasi e e shtena tjeter u degjua perseri dhe ai vdiq.
"Jooo...joooo"-bertet Ignatius dhe gjuan ne drejtim te personit qe vrau njeriun e George.-"kapeni ate maskara."-bertet drejt njerezve te tij ndersa po shkundte njeriun qe dinte vendodhjen.
"Foool ku eshteee"
"Vella ndalo ka vdekur."-po mundohej ta qetesonte Demian.
YOU ARE READING
Më quaj "MISTER"
Romanceᴍᴀꜰɪᴀ/ʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë 𝐃𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢𝐚 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐣𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐪𝐞 𝐛𝐞𝐧 𝐭𝐞 ç𝐞𝐥𝐢𝐧 𝐥𝐮𝐥𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐢𝐭... •E shkuara e ndjek nga pas edhe pse kalojne shume vite ajo eshte pjese e jona dhe do te mbetet aty.• ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 31. 12. 2021 ᴍ...