"O xhaxh"
"Hë xhaxh"
"Ku do shkojmë?"
"Do e shohesh kur të mbërrijmë."
"O ba po shkoj me xhaxhi Elion diku."
"Mos ke harruar vallë dicka?"-pyet Ignatius duke i buzëqeshur.
Vogëlushja vrapon drejt tij duke qeshur dhe e puth në faqe.
"O se do të të ha fare unë tyy"-thotë ai duke e puthur në të dyja faqet e saj të vogla.
"Paçim babi"-vrapon te Elio dhe i kap dorën.
Hypën në makinë dhe pas disa minutash mbërrijnë te një dyqan lulesh.
"Çfarë do bëjmë këtu?"-pyet vogëlueshja.
"Do blejmë lule."
"Përshëndetje!"-i përshëndet shitësja me një buzëqeshje të ngrohtë.
"Alisa zgjidh një buqetë me lule"
Alisa vogël po shikonte buqetat me rradhë, pastaj drejtoi gishtin tek buqeta me trendafila të bardhë.
"O xhaxh, a ti marr mamit një karafil të kuq?"
"Merre o bukuroshe pse mos e marresh"
Elio paguan lekët dhe hypin përseri në makinë.
"O xhaxh a kemi edhe shumë?"
"Pse u mërzite?"
"Jo,jo vetëm se po më hahet."
"Ça do ti ? Se ta blen xhaxhi."
• • •
"Alo"
"Kam një lajm të gëzueshëm!"-kur dëgjoi këto fjalë nga doktori i motrës së tij , e merrte me mend se cfarë kishte ndodhur.-"Nadia doli nga koma"
Gjithmonë shpresonte se ajo do të zgjohej, por i dukej si një ëndërr e pamundur. Ky ishte një moment kaq i pabesueshëm për të, nuk mund ta besonte që pas gjithë kësaj kohe ajo më në fund u zgjua dhe mund të komunikonte përsëri me të.
E pushtoi frika se ndoshta ajo nuk do ta kujtonte.Pyet doktorrin dhe ai i kalon telefonin.
U gëzua jashtë mase kur dëgjoi zërin e saj aq sa filloi të qante nga lumturia.-"vëlla ore budalla pse qan?"-u dëgjua e qeshura e saj nga ana tjeter e telefonit.
"Nadia ,të dua o motrushja ime vogël. O sa më ka munguar ky zëri jot i ëmbël."-lotët nuk i pushonin së rrjedhuri si ujvarë.
Ishte kaq i lehtësuar dhe kaq i lumtur tani duke e ditur që motra e tij e dashur është zgjuar përsëri. 9 vite pa i dëgjuar zërin dhe më në fund e degjoi, ah sa e kishte marrë malli , e kishte marrë malli ta shikonte të buzëqeshur ,e kishte marrë malli për të bërë shaka me të, e kishte marrë malli për gjithcka. I hypi makinës dhe iu lut asaj që të mos e mbyllte telefonin sepse kishte frikë se kur të shkonte në vilë do ta gjente përseri në koma.
"Atë Ivan legenin aty e ke?"
"Hahahaha këtu e kam dashurin time këtu."
Mbërriti në vilë dhe vrapon te dhoma ku ndodhej Nadia.
Hap derën dhe përballet me Nadian e cila ishte duke qeshur bashkë me Ivanin dhe kjo i sjell gëzim në zemrën e tij. Ai është i lumtur që ajo ka gjetur dikë që e bën kaq të lumtur.
I kujton të gjitha ato netë kur rrinin zgjuar deri vonë duke folur për ëndrrat e tyre për të ardhmen ose duke kujtuar kujtimet e fëmijërisë; kohë që duken si kujtime të largëta tani në dritën e ngjarjeve të fundit në jetën e tyre.
YOU ARE READING
Më quaj "MISTER"
Romanceᴍᴀꜰɪᴀ/ʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë 𝐃𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢𝐚 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐣𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐪𝐞 𝐛𝐞𝐧 𝐭𝐞 ç𝐞𝐥𝐢𝐧 𝐥𝐮𝐥𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐢𝐭... •E shkuara e ndjek nga pas edhe pse kalojne shume vite ajo eshte pjese e jona dhe do te mbetet aty.• ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 31. 12. 2021 ᴍ...