Pjesa 4

233 11 0
                                    

Me pas erdhi i dyti e keshtu me rradhe.
Kur po dukej sikur nuk do te kisha me kundershtare Alfredo me shpalli fitues dhe te gjithe brohorasin.

Isha i rraskapitur. Kisha shfryre pothuajse gjithe dufin qe e mbaja perbrenda gjith javen. Por nuk ishte e thene qe do te pushoja tani qe ndeshjet perfunduan.

Nje djale me trup mesatar i maskuar dhe me nje kostum te gjere sportiv te veshur po afrohej drejt ringut.

Dreq, mendova me vete dhe e kuptova qe tashme isha i detyruar te vazhdoja ndeshjen me ate djale i cili mbante ne cdo ndeshje nje maske te zeze ne koke.
Eshte shum luftetar i zoti. Dashur padashur me ka zhdepur keqazi ne te shumtat e radheve.

Kam vene edhe djem ta ndjekin por per inat gjithmone arrin te shpetoje.

-Kemi nje konkurrent te ri, me sakte zoterinj ,kemi nje nga konkurentet me te fuqishem ne kete ring.
Mirepresim "Akrepin e Zi".

Dhe te gjithe filluan te brohorisnin per sfiden e ardhshme.
Dreqi ta haje isha i rraskapitur por akoma me kishin ngelur forca qe te perballesha me ate djale

Bie gongu dhe ndeshja fillon.

Ne fillim ishte shume i perhumbur dhe arrita ta godas me grushtin e djathte, por teksa perpiqesha ta godisja me te majten ai devijoi dhe nuk arrita ta godas.Me rrezon pertoke duke me ngaterruar kembet njera me tjetren.

Cazzo sa i shkathet qe eshte. Isha bere gati te ngrihesha dhe po e shikoja me inat kur ai me godet me gjurin e djathte ne nofull.

Auch, kjo dhembi dreqin!

Bej serisht te ngrihem dhe nje nga goditjet e tij me erdhi papritur dhe me qelloi ne anen e majte te kokes.Per nje moment mendova se u shurdhova.

Veshi po me humbiste degjimin sikur te ndodhesha prane nje shperthimi te fuqishem.Po ky trapi cfare po ben tani ?

Mendova me vete teksa e shikoja me syte gjysem te mbyllur te kacavirej ne kafaz.Porca troia, ishte fjala e fundit qe me vinte ndermend teksa ai kerceu permbi mua me nje shkelm te dyfishte.

Nuk kisha me forca te kundershtoja dhe me mbertheu njerin krah egersisht duke me shkaktuar nje dhimbje te madhe.Figlio di puttana, me dhemb si dreqi.Zgjedh te dorezohem dhe kjo ishte ndeshja e fundit per kete mbremje.

Si gjithmone ai djali mer parate dhe largohet duke mos shikuar pas.

Nuk dergova njeri ta ndjeke kesaj here.
E vetmja gje qe dua eshte te shkoj ne shtepi dhe te bej nje dush te ngrohte per te hequr nga trupi djersen perveluese.
Alfredo me afrohet duke buzeqeshur por pasi me pa te nevrikosur buzeqeshja iu zhduk dhe fytyra e tij u kthye neutrale..

-Si ndihesh?

Me pyeti teksa po me ndihmonte te ngrihesha.

- Mire jam, ia ktheva shkurt dhe ai me pyeti serisht.

-Ndodhi gje sot Aleks ?

Ai e dinte qe sa here une perfundoja duke u ndeshur dicka kishte ndodhur.Alfredo pervec krahut tim te djathte ishte edhe shoku im me i mire.Ate e njoha pas vetevrasjes se mamase dhe ishte i vetmi shok qe kisha asokohe.Di pothuajse cdo gje ne jeten time.

Epo thash kot pothuajse, sepse ai di gjithcka per mua.Di per vdekjen e mamase time, per faktin qe une jam djali i bosit dhe qe kam rene ne dashuri me vogelushen time Saharen.

-Alfredo , duhet te iki tani shoku, takohemi ne mbledhjen e rradhes.- ia ktheva dhe u nisa per ne pallat..

Me pershendeti edhe ai dhe pastaj u nisa.
Shtepia ne te cilen u rrita ishte nje pallat peseqind vjecar dhe kishte disa hektare toke hapesire perreth.

Rruges mendja me shkonte te Piccola ime. Nuk kam pasur torture me te keqe pervecse te shikoja mamane te gjakosur sesa te kem Saharen aq afer dhe te detyrohem ta mbaj larg.

Sa e sa here jam sjelle si harbut me te dhe e kam bere te mbyllet me dhome duke qare, vetem sepse lendohej prej egersise dhe ashpersise me te cilen e trajtoja.

Sapo afrohem ne porten kryesore pyes rojet nese cdo gje eshte ne rregull dhe ata pohojne.Hap deren dhe sapo hedh hapat e pare brenda shtepise nga siper shkalleve degjoj disa zhurma perplasjesh.

Nje frike me pushton qelizat teksa mendoja me te keqen per Saharen.
Vrapoj per ne dhomen e saj dhe hap deren me furi.

" Lumturo Dhimbjen.."Where stories live. Discover now