Kapitulli I

432 28 6
                                    

Ishte nje dite e ftohte Janari...dimri sapo kishte filluar dhe koha sa vinte e perkeqesohej.
Duke qene se jetonim ne nje vend ku mbizoteronte klima kontinentale, rreshjet e shiut dhe te debores nuk mungonin asnjehere.
Mua nuk me shqetesonte ky fakt, perkundrazi, i adhuroja ditet e dimrit te cilat i kaloja prane dritares se dhomes time duke lexuar dhe duke pire cokollate te ngrohte... qendroja me ore te tera ulur tek pragu i dritares, shpresh here, duke vezhguar pikat e shiut qe perplaseshin mbi xham, perhumbja ne imagjinaten time...

-Melodi te kerkojne ne telefon.- zeri i mamit me rikthehu ne realitet.
-Po...?- u pergjigja ne telefon.
-Hey , nuk te telefonova dot nga celulari pasi me mbaroi oferta, por desha te te them se isha ne librari dhe gjeta librin qe ke kaq kohe qe e kerkon...
-Ditari i Anne Frank?-
-Poo! Fillova ta lexoj e duket vertet i bukur, do ta sjell neser ne shkolle e mund ta marresh ta lexosh...-
-Faleminderit Amber, takohemi neser...-
-Ne rregull, mirupafshim atehere!-
-Shihemi...-
-Kush ishte?- pyeti mami
-Amber, me gjeti librin qe doja.- u pergjigja duke u kthyher per tek dhoma ime.
Amber... ajo gjithmone mendonte per mua dhe une po mendoja se sa me fat isha qe e kisha shoqe te ngushte. Nuk kemi shume vite qe jemi njohur, por per mua eshte motra qe s'kam pasur asnjehere.
Madje, duke qene se kishim te njejtat interesa dhe preferenca, kishim planifikuar se do te zgjidhnim te njejten dege studimi, arkitekturen.
Kjo ishte nje arsye e forte per te qendruar prap se bashku, ne fund te fundit te dyja kishim nevoje per njera tjetren.
Historite e sa me kthehnin gjthnje ne humor, dhe keshillat e daj...ato ishin ilaç per mua.
Te them te drejten as mami nuk mbaj mend te me kete qendruar aq afer sic me ka qendruar Amber.
Une s'para krijoj lehte miqesi dhe besim tek te tjeret, por Amber eshte ndryshe.
Ajo me mbeshteste per gjithcka dhe kurre s'merzitej me mua, as kur e teproja me ndonje fjale sic e kisha zakon te beja me te gjith...


PS: Kam nevoje te me jepni mendimet tuaja, a ja vlen ta vazhdoj? Duket e merzitshme ne fillim por ngajrjet me interesante do jene ne piken kulmore te historise... shpresoj t'ju pelqej.

Përralla e jetes time (Shqip)Where stories live. Discover now