Kapitulli II

390 24 13
                                    

Mengjesi i se henes.
Nuk e kuptoj se pse te gjithe e urrejne diten e hene me shume nga ditet e tjera.
Mua personalisht, me duken njesoj, secila dite ka merzite dhe gezimet e veta...
Kur hyra ne klase, vura re se Amber kishte ardhur dhe po lexonte librin, te preferuarin tim.
Me sa duket kishte mbetur aq e impresionuar nga ai liber, saqe nuk e degjoj heren e pare qe i thashe "miremengjes".
-Ah, miremengjes Melodi. Me duket se ky libri nuk do shpetoj nga mua derisa ta mbaroj...te vjen keq?
-Jo, s'ka problem, gjithsesi une nuk do e filloja qe sot sepse nuk e kam mbaruar ende "The summer I turned pretty".
-Epo mire...
Gjate pushimit, Amber me pyeti a kisha ndonje problem pasi isha dukur e merzitur mbreme ne telefon...
-Nuk e di, ndihem shume e stresuar dhe bosh nga perbrenda, ndoshta eshte faji i provimeve...
Duke qene se ishim ne vit te fundit, po pergatiteshim per provimet perfundimtare, qe do te na hapnin rrugen per ne universitet.
-... po ashtu mami ka filluar te sillet cuditshem keto kohe, duket sikur po me fsheh dicka, e kuptoj nga menyra e te folurit...
-Po mire, si ne edhe ajo ka streset e saj, pastaj duke ditur gjendjen, nuk e ka te lehte t'ju rrise ty e vellain e vetme...
E vetme...kjo pasi babi nuk ka qene asnjehere i pranishem ne jeten tone.
Nuk di asgje ne lidhje me te sepse eshte "zhdukur" kur une isha vetem 2 vjece. Kam qene e vogel e natyrisht qe nuk mbaj mend asgje, madje as mami nuk me ka folur asnjehere per te, mos pyesni arsyen se s'ja kam idene.
Si rrjedhoje as une nuk e kam hapur kurre kete teme. Kisha vene re se sa here degjonim ndonje gje ne lidhje me babin( nga familjaret), mami zbehej dhe ndihej shume keq.
Ndoshta do vij dita dhe do me tregoje vete, per momentin nuk dua ti risjell ne mendje kujtime qe e rendonin.
-Si thua te vish nga shtepia ime sot te perserisim algjebren? -Tha Amber
-Po, ne rregull...-
Amber jo vetem se ishte nga nxeneset me te mira ne shkolle, por edhe matematicienja e klases.
Per cdo paqartesi e dija se do me ndihmonte, per mua ajo ishte si nje mesuese e dyte pervecse motra ime jo-biologjike...

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jul 21, 2015 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Përralla e jetes time (Shqip)Where stories live. Discover now