part 1

510 41 5
                                    

E keni parasysh ate ndjesine kur je i lumtur dhe gjithcka e bukur ndryshon ne sekonde dhe kthehet ne trishtim ??
Kjo me ndodhi mua 3 vjet me pare , diten e ditelindjes sime kur mora vesh qe motra ime , tashme 18 vjec kishte vendosur te ikte ne Gjermani. Arsyeja qe mu thua ishte se po ikte per studime. Ishim shume te lidhura bashke. Ajo ishte cdo gje per mua dhe dija cdo gje te saj por papritur ajo humbi cdo grimce gezimi ne fytyre dhe diten e ditelindjes sime me tha se do largohej.
Ne fillim nuk e prita mire por me pas u lumturova per te. Nese kjo ishte zgjedhja e saj une duhej te isha e lumtur.
Nderkohe qe pas disa javesh prinderit e mi me cuan dhe mua ne nje shkolle private e cila ndodhej ne Spanje dhe jo ne Gjermani te motra ime.

Kaluan 3 vite nga ajo dite dhe tani une jam 18 vjec. Gjate gjithe ketyre viteve me prinderit komunikoja rralle, ndersa me Irinen akoma edhe me rralle, pothuajse fare. Ishte si nje lloj braktisje.Une keshtu e konsideroja veten. Mund te jem takuar me ta vetem 3 here brenda 3 viteve dhe ndonse dyshoja se ketu kishte dicka qe nuk shkonte, sa here tentoja te shkoja te takoja ose Irinen ose prinderit dilte dicka qe me pengonte. Ne shkolle me mesimet isha mire , kisha shoqeri por ndjeja nje lloj boshlleku ne zemren time ku qe ne moshe te vogel isha distancuar ne kete menyre prej familjes sime.

Por tani qe mbusha 18 vjec nuk kisha nevoje per leje prinderish ose shkolle per te levizur sepse isha madhore. Mora avionin e pare dhe do te shkoja ne shtepi te prinderit.
Isha ne aeroport , po prisja sepse kishte nje vonese me bagazhet dhe vendosa te pija nje kafe ne nje lokal ne aeroport. Aty e kishin hapur televizorin ne lajme. Ishte nje lajm i castit qe me beri pershtypje . Ishin dy persona te aksidentuar me makine. Zemra filloi te me rrihte fort dhe se di pse trupi po me dridhej. Kur pashe emrat e personave filluan te me dalin lote nga syte vetvetiu.
Babi dhe mamaja ime kishin pesuar aksident.  Ishin ne gjendje te rende per jeten.  Une duhej te ikja ne spital. Dhe nxitova .

Kur shkova aty , mesova se qe te dy kishin nderruar jete nga plage te renda ne organe jetesore. Mu prene kembet. Ndjej vetem qe mu erresuan syte dhe pastaj cdo gje e zeze.

Hapa syte dhe aty me shfaqet nje djale.
Zonjusha Delauar ? Jeni mire ? - me tha.
Te jem mire ? Prindrit e mi kane vdekur si te jem mire ? - i thashe.
Me vjen keq zonjushe - tha ai.
Kush jeni ju ? - ia ktheva pasi fshiva lotet.
Une jam Franko nepunes i babait tuaj.Erdha sapo mora vesh lajmin . Mos u shqetesoni sepse do merremi ne me gjithcka.
Ju ? Kush ju ? - i thashe.
Ne , thane ata dhe vijne edhe dy djem te tjere .
A ju thashe te prisnit ne makine ?- tha ai.
Ne nuk marrim urdhra nga ty- tha ai.
Prit pak , spo marr vesh asgje ? - i thashe.
Zonjushe duhet te te cojme ne nje vend te sigurte- tha ai .
Pse ? Cfare doni nga mua ?  Dhe sa u bera te bertisja njeri nga ata , me kapi dhe me zuri gojen qe mos bertisja.
Te lutem mos bej ze. Ne nuk jemi te keqinjte. Do te te leshoj por me pare me bej shenje qe nuk do bertasesh ? - tha ai.
I tunda koken dhe me leshoi.
Pra kush dreqin jeni ju ? - i thashe dhe u largova prej tyre.
Zonjushe ne punojme,dmth punonim per babain tuaj . Duhet tju largojme qe ketu pasi nuk jeni e sigurte - tha djali qe quhej Franko.
Po perse jam ne rrezik , babi im ishte thjesht drejtor i nje kompanie ndertimi , cfare ka per rrezik ketu ?- i thashe.
Zonjushe do jua tregoj une te gjitha por duhet te vini me ne - tha Franko.
Jo nuk vij- i thashe.
Po luan me durimin tone , tha njeri nga djemte dhe nxori nje arme dhe ma drejtoi.
Ti do vish tani me ne ose ndryshe te vrava - tha ai.
Andrea, ule ate dreq arme ,cfare ben - i tha Franko.
Nderkohe njeri nga ata bente roje dhe tha se duhej te iknim sa me pare.
Epo une nuk ua kam friken , me mire me vrisni dhe shpetojme nje here e mire sepse tani kam me cte humb - i thashe.
Te lutem eja me ne - me tha Franko dhe me kapi nga dora.

Po shikoja syte e tij, isha zhytur ne thellesine e asaj bluje deti te trazuar e cila me mahniti dhe per pak harrova cdo gje . Jeta ime kishte ndryshuar ne aq pak sekonda. Ndodhesha ne spital me tre te panjohur , te cilet mund te ishin qeniet me te keqija , por djali me syte blu me kishte cuar ne nje bote ku as vete nuk e di pse po nuk kisha qene me pare.
Nese ju punonit per babain tim duhet te dini dicka qe vetem une dhe ai e dinim - i thashe. Nese ju e gjeni do vij me ju dhe do ju besoj.
Rame ne heshtje.
Ata nuk po flisnin.
Cuna duhet te largoheni ose ndryshe do bertas.- u thashe perseri.
Dy nga cunat ishin shume ne panik .Ata sdinin gje por Franko u afrua dhe me tha :

Ris , boll bere kokforten. Eja me ne.

Ai me thirri Ris , kete gje e bente babai. Te gjithe me therrisnin Pati por babai me thoshte se Ris ishte emer me luftarak dhe se mamaja e kishte detyruar te me vinin emrin Patrisia. Une isha Ris per te dhe asnjeri nuk e dinte se ai me therriste ashtu.

Na vjen keq tju nderpres por duhet te ikim , tha djali qe bente roje.
Tani vijme Matias , i tha Franko dhe une erdha ne vete.
Ris ? - thashe dhe ndonse kembet nuk po me mbanin me, une pohova se do shkoja me ta.
Matias dhe Andrea kishin mbetur te shtangur. Franko dinte dhe sekretin tim me babain dhe ata nuk e dinin. Mesa duket babai im ka patur besim te Franko.
Franko me kapi nga dora dhe dolem nga shkallet e emergjences se spitalit. Aty djali i quajtuar Andrea hipi ne makine dhe e afroi prane nesh , ishte nje makine shume luksoze dhe sportive njekohesisht dhe u nisem.
Ku po ikim ? - i thashe
Diku ku ti do mesosh cdo gje rreth familjes tende - tha Matias.
Cfare ? Te mesoj rreth familjes sime ? Me thoni cpo ndodh - i thashe
Duro derisa te arrijme ok - tha Franko.
Se di pse atij mund ti besoja. E ndjeja kete gje.
Ju lutem. - u thashe perseri.
Duro o goc - tha Matias .
Franko dukej me i qeti dhe i sjellshmi nga djemte ,Andrean nuk e di pse por ai dukej si i cuditshem dhe si shume kriminel , ndersa Matia ishte ai gjaknxehti por akoma sdija shume per te.  Rrugen ne vijim e kaluam ne heshtje.
Ishte e veshtire qe pas gjithckaje une  nuk pata mundesi te ndahem me prinderit e mi. Gjithe ato vite larg tyre isha shnderruar ne nje njeri pak te ftohte dhe ndonse ndjeja dhimbje kisha shume pyetje rreth jetes se prinderve te mi dhe arsyet perse me larguan.

RIS  (Shqip)Where stories live. Discover now