Ylli im

72 4 0
                                    




Të takova
rrugës së diturisë
që më mësove ti
buzëqeshja ngrohë zemrën.
Ti më bëre të shohë dritën
e sytë nuk mu vërbuan
kisha frikë unë
zemrën ma hape
për shtigje të reja
ka s'ka shkelur asnjë këmb e huaj.
Ti je yll
që ndritë në hapsirë
e kam besuar se je njeri i mirë
dorën ta dhashë
për miqesi të reja
e heshtjes nuk ia hapën porten
errësira nuk depërton
në mesin tonë.
Sa fjalë me peshë
kam thurur në zemer.
Ti je yll
që shëndritë në hapsirë
që kthen shpresën
për jetë të qetë e të kuptimtë.

Lum i trazuarWhere stories live. Discover now