Ajo dritë e diellit

14 1 0
                                        




Nuk di se pse sonte
ky shi që po bie
mi kujtoi çlirimin e shpirtit
nga ndjenjat e ndrydhura
n'këtë dhomë të mbyllur e të zbrazet.
Nuk di...
pse sonte ky shi
më kujton pastertine e shpirtit
prej t'merrit të natës.
Nuk e di,
pse sonte, po me vie kaq mall
për një jetë në formë gjethi
të lagur në një park lulesh
që pret një shkundje petelesh
E pastaj do lind dielli
në rreze të ylberta
loti rrjedhe si ky shi
shpirti liron prej brenges
pse ky shi
më treti diku larg
në një pyll të qetë
e plotë cicerima zogjësh
shpirti atje thash do këtë pushim
gjerë në amershim.

Lum i trazuarWhere stories live. Discover now