Takohen e s'takohen
bisedojnë e s'bisedojnë
fantazojnë e s'fantazojnë
po ç'bejnë këta që lozin nëpër natë.
Jeta ec, ec e s'ndalet
i njejti refren degjohet
monotoni pa pikëndalim.
Shohin e s'shohin
bienë e s'bienë
qeshin e s'qeshin
hasim kontraste
jeta si t'behet pa kontraste ?
Pikëndalesa hasa në unin tim
mendova të flas
por më beri të heshtur
më bëri pagojë
për t'kaluar n'monotoni.
Degjoi e s'degjoi
kujtoi e s'kujtoi
konstrast ndjenjash
pikëpytja vizatohet
në haperisë
pastaj heshtja
kaplon horizontin
e jeta rrjedhë në monotoni.