Kapitulli 2

469 36 1
                                    

Rremujen e rregulluam dhe e nisem perseri punen por Sara ishte semure dhe u desh qe te largohej keshtuqe puna me ngelej vetem mua.
Shkoi ora 4 dhe une per sot mbyllja turnin,i dorzova xhiron e dites pronares dhe ato pak bakshishe qe kisha bere i futa me xhep.
Perhere pas punes nisem per ne librarine e qytetit pasi ne nje fare menyre atje heq pak lodhjen plus qe perher le libra pergjyse qe te mund ti lexon diten tjeter.Shkova dhe atje u ula te perfundoja librin Anna Karenina,kushedi sesa here e kam lexuar ate liber...
Kaluan nja dy ore dhe nisem per ne shtepi,si duket mami kishte marr turnin e dyte sot ne pune dhe babi nuk ishte ne shtepi.
Futem per te bere nje dush dhe sapo ulem te relaksohem me vjen nje email,ishte Sara qe me thoshte te dilja nje xhiro nga ajo.
Me pertese i them babit nese mund ta marr makinen e tij dhe ai pranon.
Sapo mberrij te Sara shof qe ajo ishte zverdhur paksa dhe nuk ndihej mire vertet,kishte vjell disa here dhe syte i ishin enjtur..i pergatis dicka per te ngrene,por asaj i bie te fiket.
O zott!!U alarmova,sdija cte beja.!!
E marr zvarr derisa sa e fus ne makine dhe e dergoj ne spital,menjehere e fusin ne serum por degjoja ate teksa me pershperiste "Telefono Anxhelon..."
Kush eshte ky e pyeta,por sme ktheu pergjigje vetem me drejtoi telefonin e saj.
Kisha rreth 2 muaj qe shoqerohesha me Saren por ne te vertet nuk e njihja shume mire.Nejse.
Telefonoj kete tipin Anxhelon dhe i them qe Sara eshte ne spitalin e qytetit,nuk me ktheu pergjigje ma mbylli telefonin.Seriozishttt kyyy???
Pas 10 minutash shkoj posht te makineta te marr nje kafe dhe sapo e marr,nisem per te ngjitur ashensorin.I pari iku pasi nje infermiere idiote sdeshte shoqeri,idiotja.
Nejse,pres te dytin dhe pas meje futet dhe nje tip i gjate dhe me trup te mbushur,kishte veshur xhinse,nje kemishe te zeze dhe nje xhup,kishte sy te zinj dhe floket ve bast i kishte me te shendetshem se te mit.Pa e patur mendja,vura re qe po e shikoja si psikopate..I shkreti do jete trembur!!
Ndaloj ashensori ne katin e 4 te spitalit dhe ky tipi vjen pas meje,une eci ky prape pas meje,u tremba seriozisht...Po shihja me bisht te syrit nese po me ndiqte.
Sapo hyj ne dhomen e Sares,akoma te dera ky po shikonte "Po me ndjek?" e pyes,"Jo,ketu kam motren"me tha..
Kur shof une,ky shkon te takoj Saren,e hengra thash me vete,u felliqa...Ky qenka Anxhelo!
"Rexhin' ky esht Anxhelo,vellai im i madh" me thote Sara,"Jemi njohur" thote ai,dhe une qe rrotullova njer syt dhe shkova te Sara,e pyes sesi ndihet dhe ishte permiresuar.
Doktori na tha qe neser do ta nxirrnin,por do te rrinte ne mbikqyrje..
"Do te rri une" thashe,"Jo,ti faleminderit qe e solle deri ketu,por motra tani eshte ne duar te sigurta" thot Anxhelo.
"Jo,une kembngul se une e solla ketu,eshte pergjegjesia ime" thashe.
"Ne rregull qendroni te dy!" flet Sara..
E keshtu shkoj zbres posht te blija ndonje revist per te shtyre kohen dhe vjen Anxhelo pas meje sepse donte te blinte cigare.
Hyjme ne ashensor dhe sa shkojme ne katin e pare per te zbritur,bllokohet dera.Mrekullliiiii!!!!
"Oo cfare ndodhi?" fola nderkohe qe me zuri paniku.
"U bllokua dera zonjusha e ftohte" thote Anxhelo
"Zonjusha e ftohte??Mos valle me ke ven ndonje termometer per tme par temperaturen?" i them.
"Jo por ti ke deri ne katin e 4 qe shef deren,dhe ata syte e tu te blu e te ftohte e kane ngrire ate" vazhdon ky..
"Shpresoj te hapet sa me shpejt ndryshe do me kap paniku me keq,pak nga izolimi e pak nga z.keshillues psikologjik" i thash.
Buzeqeshi leht dhe ne faqen e tij u krijuan ato gropezat e vogla...
Zott sa i lezetshem ishte kur buzeqeshte...

Black RosseWhere stories live. Discover now