Tashme kishte kaluar pothuajse nje muaj qekur une dhe Anxhelo jemi lidhur dhe situaten e kemi bere familjare.
Shkolla po bente rreth nje jave qe kishte filluat dhe mua perhere me shoqeronte ai kur dilja nga shkolla ne menyre qe te dilnim xhiro ose te eksploronim vende dhe ndjenja te reja.
Shumica prej jush do thone qe historia e dashurise se Rexhines kaq ishte,por jo nuk ishte kaq.
Sepse Rexhina,domethene une fejohesha fundjaven e fundit te Tetorit.
Ahh Tetori,muaji im i preferuar me gjethe te kuqerremte dhe me perendime te adhurueshme.
Kisha kaq emocione qe gjithcka po shkonte mire dhe qe une do lidhja jeten me personin qe doja.
Kisha vendosur qe dreken e fejesen ta beja te restoranti ku punova gjate pushimeve verore pasi u miqesova shume atje.
Sot u zgjova pak me vonese sepse leksionin e shkrimit akademik e kisha ne oren 13:00 dhe kisha kohe plot keshtuqe vendosa qe gjithe paraditen te rrija shtrire nen batanije dhe te lundroja ne internet.
Nga nje portal ne nje tjeter e keshtu me rradhe,me del nje link paksa i cuditshem dhe diku i vjeter "Vdes bossi i mafias italiane dhe trashegimia i shkon nipit te tij A.M"
Vendosa te hapja linkun dhe thoshte "Ne mengjesin e dates 15 Janar 2013 vdes Bossi i mafias italiane Xhejms Miller ne perpjekje per te fituar territorin e Venecias te armiqve te tij."
Prit pak,Miller??? Mos valle ky eshte bashkeshorti i pronares se restorantit ku punoja une??
E cuditshme sepse perhere vrisja mendjen si eshte bere kaq luksoz ai restorant madheshtor,por shume keq per zonjen sepse ajo eshte kaq e mire dhe nuk do ta besoja kurre kete gje...Gjithsesi kerkoj ne google per kete person dhe zbuloj qe ai ka qene nje mafie qe ka bastisur te gjithe bankat italiane dhe ka pasur vetem nje trashegimtar te vetem,nipin,pasi te bijen e vrau me duart e veta pasi ajo tradhetoi bashkeshortin i cili ishte njekohesisht edhe miku i ngushte i Xhejmsit.
Epo kjo ishte dicka e papritur,si ka mundsi?
Nje mendje te thoshte te shkoja ne restorant e te flisja vet me znj.Miller por gjithashtu do ishte munges edukate ta pyesja per bashkeshortin e saj te ndjere qe njekohesisht ka qene edhe "babai" i mafies.
Ndjejta dhe disa minuta shtrir dhe me pash shkova nga Anxhelo te shikoja cfare po bente perderisa ai ishte vetem ne shtepi se Sara zakonisht eshte ne leksion kete orar.
Marr makinen dhe nisem per atje,rruges degjoja kenge te Lana Del Rey,ajo eshte kaq adhurim❤ dhe sapo mberrij te Anxhelo,heq xhaketen dhe hyj me qetsi per ta surprizuar,por ky ishte akoma ne gjume.
Me vinte kaq keq ta zgjojaa sepse dukej kaq i embel dhe kaq i ngrohte saqe po te zgjohej sdo e besonit qe eshte i njejti.
Rrija e vezhgoja sesi flinte dhe menyren sesi merrte fryme apo sesi degjoheshin rrahjet e zemres se tij.
Kaluan rreth 30 minuta duke pare ate e syte e tij me ne fund u hapen.
-Rexh,kur paske ardhur?
-Spo bej shume por sdoja te te zgjoja zemer.
-Ahh epo atehere eja ketu sepse ka vend edhe ty.
Po rrinim shtrir te dy dhe spo flisnim asgje derisa une zgjedh te thyej qetsine.
-Zemer,e ke parasysh ate restorantjn ku ne do bejme fejesen?
-Po,me thuaj.Cfare ka?
-Epo lexova dicka mbi nje Xhejms Miller dhe ai ...
-Cfare?Ke?Ku e njef ate Rexhina?
-Qetsohu se njoh fare thjesht lexoxa dicka ne lidhje me ate,dicka jo te mire dhe thashe te merrja mendimin tend ne rast se nuk do te bejme fejesen aty.
-Jo e dashur,ska asnje problem.
Dhe u ngrit nga krevati disi varur varur duke veshur bluzen gjith dembelizem dhe me tha te behem gati per nje kafe posht te bari prane pallatit.
Gjithsesi zbritem beme muhabet por sa here doja te dilja te muhabeti i z.Miller ai ndryshonte temen.
Kushedi...
YOU ARE READING
Black Rosse
RomanceKeni ndjere ndonjehere sikur dikush ju vezhgon? Epo mua syte e tij me ndiqnin kudo. Pavaresisht se ai ... Pavaresisht se qenia e tij nuk ishte me me mua.