Ndoshta enderra e cdo vajze eshte qe te jete ne krahet e personit qe ajo do dhe do ta kete per te gjithe jeten por per mua qenka e shkruar qe te mos e realizoj kurre ate enderr...
* * *
Ngadale po afronte dhe fundi i tetorit dhe dita kur ne do te benim fejesen,smund te them qe mezi po e prisja por mund te them qe po lija koken pas asaj dite.
Sa e lezetshme kjo situate e ndjeja qe edhe Anxhelo here pas here hutohesh me organizimin qe do te behej.
Gjithcka ishte ne rregull,epo pothuajse domethene sepse mungonte vetem ajo e rendesishmja nga te gjitha...Ajo gjeja pra gocaaaa!!!
FUSTANI!!!
Realisht doja te isha e thjesht por here here doja edhe te befasoja Anxhelon me zgjedhjen time.
Fejesa behej te dielen domethene pasneser ndersa sot kisha vendosur qe te dilja me Saren per te pare ndonje fustan te lezetshem dhe dicka me zuri syri ne ate vitrinen e atij dyqani atje ne cep.
Ndaloj dhe shikoj nje fustan te gjate deri te kembet me pala dhe ngjyre pane.
Super e vendosa qe ate do te merrja.
* * *
Me ne fund e diel!
Megjithse i thosha vetes qe te relaksohesha sepse kjo ne fund te fundit ishte vetem nje drek familjare fejese por nga ana tjeter ndihesha pa fryme sa here shikoja ate dhe mendoja se e gjithe jeta ime do kalonte me ate.
Seriozisht ai djale me ben dem,ahahaha shaka.
Floket,makeupi gjithcka ishin ne rregull.
Lokali ishte bere nje mrekulli e vertet me zbukurimet ngado dhe me pjata e vendosur bukur.
Tryeza tashme ishte shtruar ku ndodheshin prinderit e mi,Anxhelo,Sara,znj.Tatjana qe e adhuroj shume,gocat e turnit tjeter dhe sigurisht edhe une.
Gjithcka shkonte qete here here benim batuta here here benim muhabete serioze dhe duhet ta dini qe dora ime dhe e Anxhelos qe ishin shtrenguar me njera tjetren posht tavolines ishin bere nje ashtu si edhe zemrat tona.
Sa ishim duke ngritur dolli per fejesen dhe disa sekonda pasi shkembyem unazat,veshet me bucasin dhe ndjeva nje tmerr te pa perjetuar ndonjehere me pare.Te gjithe njerezit e ulur ne tryeze ishin shtrire pertoke,shikoja Anxhelon nderkohe qe shikonte nga jashte dhe sapo kthej koken mbrapa shikoj qe 3 fugona te blinduar me xhama te zinj kishin thyer xhamat e lokalit dhe nga fugonat dolen disa burra trupmedhenj dhe me arme neper duar.
Po fillonin te me digjnin syte nga gazi lotsjelles qe ata kishin hedhur por dora ime nuk mund te leshonte doren e Anxhelos sepse parandjeja dicka te keqe nese leshoja doren e tij.
"Anxhelo cfare po ndodh?" e pyes, "Rexhina te lutem futu posht tavolines dhe qendro prane Sares!" me tha nderkohe qe me shtyu drejt Sares dhe dora e tij u shkeput nga e imja.
Vura re qe u ngrit dhe nxorri nje pistolet ku po fillonte te gjuante ata njerezit apo kriminelet.
Gjithcka u be e zeze ne syte e mi,Sara me vuri pas kurrizit te saj dhe vet mbante ne dore edhe ajo nje pistolete,spo arrija te kuptoja me kush ishin kriminelet ne kete mes,ata te huajte apo te njohurit e mi qe sdi a i njoh me?
Shkrepetima armesh kudo kthej koken nga prinderit dhe ata ishin tmerruar plotesisht,cfare u bera une keshtu?
Anxhelo shkon dhe plagos me arme disa prej tyre por ata spo qellonin ne drejtim te tij dhe sa benin zhurem,Zot sa frik qe kisha gjithcka qe kisha sdi a e kam me!
Ne nje moment gjithcka ndaloi skishte me gjuajte dhe askush skishte levizur nga vendi i vet,pervec znj.Tatjana.
Ajo ndodhej ne kembe dhe bertiti me te madhe "MJAFTTTTEEEE!!" dhe te gjithe ndaluan shteniet.
"Me thoni cfare kerkoni prej nesh dhe do t'ua jap te gjitha cfare kam vetem familjen time mos e prekni" thote ajo,por spo e kuptoja cili prej nesh e kishte ne familje ate?
Nderkohe afer znj.Tatjana vjen nje burre dhe i thote me ze te lart "Ate cfare burri yt ka nuk shperblehet as me kete cope lokali qe ti ke pasi asgje ste eshte trasheguar ty,ne duam pasurine e vertet,Ate!!" dhe kthen gishtin nga Anxhelo.
Ndihesha e hutuar,nje fytyre me vinte e nje tjeter me ikte "Anxhelo...ti je Anxhelo Miller?Ti je nipi i znj.Tatjana,nipi i vetem i Bossit te mafjas,une sndihem mire ky duhet te jete ndonje makth..Apo jo Anxhelo?Ti smund te me genjeje mua,apo do e beje kete gje?Anxhelo?Me kthe pergjigje dreqi ta haje!!" ulerita..
"Rexhin me fal une.." heshti ai dhe tanime sdija cfare te ndjeja per te,e doja pasi gjithcka qe kisha per ate smund te shuhej brenda disa minutave por besimi u shua.
"Po po lerini gomarlliqet z.Miller sepse ju keni ate cfare na takon ne pasurine e gjyshit tuaj dhe ka vetem nje menyre per ta marr ate" dhe godasin Anxhelon pas koke,e hedhin ne sup dhe e fusin ne nji prej fugonave.
-Jo jo jo jo jo cfare ndodhi?Ku po shkojne ata?, po zvarritesha ne pllaka dhe fuqi me nuk kisha, beja te ngrihesha por smundesha me,po me iknin ndjenjat dhe syte shikonin vetem pluhurin qe makinat lane pas bashke me ate...
A humba gjithcka pergjithmon?
Apo mos valle gjithcka ishte e planifikuar me pare?
YOU ARE READING
Black Rosse
RomanceKeni ndjere ndonjehere sikur dikush ju vezhgon? Epo mua syte e tij me ndiqnin kudo. Pavaresisht se ai ... Pavaresisht se qenia e tij nuk ishte me me mua.