Mëngjesi sapo kishte zbardhur. Ngadalë i hapa sytë dhe ndjeja se më dhimbte i gjithë trupi. Dëgjoja se dikush po gërrhiste, sapo kthej kokën afër meje ishte e shtrirë një vajzë, dhe mu kujtua diqka,
"Jeni mirë!" dhe binte shumë shi....
"Zgjohuni!"
"Nëse më dëgjoni më jepni një shenjë." shihja pamjen e mjeguluar të mbrëmjes së kaluar.
Arrita të ngrihem edhe pse vendi ku unë isha i plagosur më dhimbte pafund. Largova këmishën e gjakosur dhe arrita të gjej një bluzë ngjyrë të verdhë me një mace dhe një qen të vizatuar, e mora dhe e vesha,
"Eja dhe më merr në adresën që do t'ua dërgoj!" telefonova Drinin. Në një copë letre mora dhe shënova emrin tim dhe numrin e telefonit që kur të zgjohej ta shihte dhe të më telefononte sepse më ka shpëtuar jetën dhe duhet ta falenderoja. Dhe dola nga klinika e saj.
A/N
Kur doli Merti nga klinika e Ajlës, macja e saj Fifi, u ngjit në tavolinën ku ishte letra e shënuar nga Merti dhe duke u kthyer prapa me bisht me pahiri e rrëzoi letrën dhe ajo ra drejt në shportë.
Ajla POV
U ngrita nga gjumi, isha disi e rraskapitur, u ktheva ta shoh Zotërinë, por ai kishte ikur.
"Si mundet njeriu të ik ashtu?" pyeta Fifin,
"Mjauu!"
Mert POV
Hipa në veturë. Drini vetëm më shikonte, mbase i bënte përshtypje fotografia në bluzë dhe mbishkrimi 24/7..
"Mund të fokusohesh tek rruga?"
"Faleminderit Zotit, jemi sëmurë nga meraku. Nëna jote..." dhe binte celulati
"Z. Mert nëna jote po telefonon." dhe ia dhashë telefonin,
"Alo! Mert, biri im.." dhe fliste duke qarë,
"Jam frikësuar se nuk do të mund të të shoh prap!"
"Nuk ishte gjë."
"Je mirë tani?"
"Po nënë, unë mirë jam."
"Për Zotin bir, duhet të martohesh këtë herë.." kurse Merti ia ndali.
YOU ARE READING
Më shpëto!
RomanceMerti dhe Ajla janë shumë të ndryshëm. Ajla është veterinere, ndërsa Merti i urren kafshët! Çfarë do të ndodh kur Ajla shpëton Mertin, çfarë do të detyrohet të bëj ajo? Si do ta shpëtojnë njëri- tjetrin? Nganjëherë dashuria lind çuditshëm!