Mert POV
Para se të shkoja në kompani u ndala tek klinika e Ajlës. Doja të hyja të bisedoja me të. Tek dera ajo kishte shënuar se kishte dalë.
"Ku mund të ketë shkuar kjo?" dhe u nisa në këmbë tek kompania. Duke ecur pashë një vajzë mbi biçikletë. Sapo ktheu kokën ishte ajo..
"Dr. Ajla!" e thirra, ajo ktheu kokën,
"Kush jeni ju?" pyeti e habitur,
"Aaa, ju jeni ai gangsteri! Si e keni plagën?"
"Mund të shkojmë tek klinika jote?"
Hymë në klinikën e saj.
"Mund ta largoni atë gjënë atje?" pyeta
"Cilën gjë?" pyeti Ajla e habitur,
"Atë gjënë e gjallë me qime!"
"Fifin, macen time?"
"Po pra!"
"E shikoni se si po sillet ajo me ju, ajo ju ka qef. Jeni kaq i pashpirtë!"
"Nuk mund ti duroj dot qimet që lëshojnë çdokund."
"Mund të largoheni atëherë! Nuk po ju mbaj me forcë!" dhe iu afrova asaj më pranë saqë ajo u sikletos
"Ju thatë që qimet.. ju pengojnë!"
"Nuk mund të qëndroj me ndjenjën se ju kam një borxh."
"Ti më detyrohesh? Çfarë ju solli këtu?"
"Çmimi për shpëtimin e jetës sime, jam kurioz të di se çfarë çmimi keni vendosur, prandaj erdha t'iu pyes, sepse ju kurrë nuk keni thirrur."
"Çmimi për tretmanin e juaj apo jo?"
"Po! Pse ju nuk keni ardhur të më kontaktoni dhe ta kërkoni?"
"E si mund ta dija unë se ku jeni ju?"
"Ju kam lënë një shënim me numrin kontaktues!" dhe ajo u ngrit në këmbë dhe filloi të gërmonte në dollap,
"Ky është?" dhe më la një letër në dorë. E mora letrën dhe e shikova,
"Jo nuk është ky!" dhe më la një tip si faturë
"Seriozisht e keni?" pyeta i habitur,
"Unë jam një veterinare modeste!"
"Por janë 100$!"
"Po pra!"
"Nuk janë 10000$ dhe 100000$?"
"Ka ndonjë problem?" pyeti Ajla
"Dëgjoni Dr. Ajla, shpëtimi i jetës sime nuk mund të jetë 100$. Merre dhe shënoni dhe njëherë!"
"Ta shenoj me shumë detale!"
"Jam kurioz..."
"Për çfarë?"
"Ju nuk jeni lakmitare apo pretendoni të jeni e tillë?"
"Ej, kush mendon se jam unë?" dhe Fifi iu afrua tek këmbët Mertit
"Mund ta largoni këtë gjë?" tha me inat
"Fifi, eja këtu!" dhe u ngrit ta merrte por rrëshkiti dhe ra mbi Mertin. Ata u gjendën në një valë nxehtësie të papërshkrueshme. Ajla u shkëput nga Merti.
"Ju lutem vetëm leni pagesën dhe largohuni." Ajla i tha Mertit mezi pasi ishte e stër emocionuar
"Dua të të bëj një ofertë të cilën ju nuk mund ta refuzoni!".....
YOU ARE READING
Më shpëto!
RomanceMerti dhe Ajla janë shumë të ndryshëm. Ajla është veterinere, ndërsa Merti i urren kafshët! Çfarë do të ndodh kur Ajla shpëton Mertin, çfarë do të detyrohet të bëj ajo? Si do ta shpëtojnë njëri- tjetrin? Nganjëherë dashuria lind çuditshëm!