"Do të shpëngulesh tek unë?"
"Çfarë?"
"Shpërngulu tek unë Ajla!"
"Po thua të jetojmë së bashku?"
"Pikërisht!" kurse Ajla doli jashtë,
"Ajla.." e thërriste Merti
"Mos e thirr më emrin tim. Jam lodhur nga kjo më. Po ndjej keqardhje për veten që të shpëtova atë natë, me siguri kam qenë e çmendur! Po ta dija se do të kishte ndodhur kjo, nuk do të të kisha shpëtuar kurrë!" dhe u kthye, por Merti ia kapi dorën
"Pse dëshiron të jetosh me mua?" e pyeti Ajla
"Sepse ashtu e ndjej."
"Dëgjo unë e di se ti je zotëruesi dhe çfarë thua ti ashtu bëhet, por këtë herë është ndryshe."
"Do të thuash të jetuarit bashkë nuk është mirë?"
"Jo! Unë mund të jetoj me dikë, por kur jam me të vërtetë në lidhje dashurie. Po ti të pëlqej aq shumë sa që kërkon të jetoj me ty?" kurse Merti heshte. Ajla u kthye për të ikur kurse Merti,
"Çka nëse unë këmbëngulë..." por Ajla u largua.
.
.
.
"Pse po ndërhynë prap?" e pyeti e inatosur Ajla sepse ai prap e kishte blerë një banesë ku ajo dëshiornte ta merrte me qera,
"Kudo që të shkosh unë do të vij dhe do ta blej atë vend. I vetmi vend ku ti mund të shkosh është shtëpia ime."
"E pse duhet të bësh ti kaq shumë?"
"Sepse kam filluar të kem ndjenja për ty!"
"Çka?" pyeti e habitur,
"E pse do ti bëja unë gjithë këto gjëra! Nuk ke filluar të ndjesh diqka dhe ti?"
"Beso çfarë të duash!"
"A je e zhgënjyer?"
"Jo jam e gëzuar."
"Prandaj unë dua të jetoj me ty, mbase të jetuarit bashkë më bën që ti shuaj ndjenjat karshi teje. Mos më bëj të pres shumë, nuk kam durim!"
.
.
.
Pasi shkova në shtëpi mora një dhomë në katin e dytë dhe e rregullova tamam për Ajlën. Mendoj se do ti pëlqej shumë këtu.
"Alo Ajla mund të vimë kemi një rast urgjent?" ishte Kvini. Pas pak ai solli një qen i cili duhej operuar. Kevini priste jashtë, Ajlës i cingërronte celulari. Kevini u lajmërua.
"Është celulari i Ajlës. Alo."
"Kush është?" tha Merti pasi ishte ai duke telefonuar
"Jam Kevin. Ajla është duke trajtuar një pacient."
"Pse përgjigjesh ti në këtë orë në celularin e saj?" pyeti i inatosur.
"Sepse kishte një rast urgjent dhe erdha ti ndihmoj!"
"Mund të ma japësh Ajlën?"
"Ajo nuk mund të lajmërohet tani." dhe ia mbylli. Qeni i cili Ajla do ta operonte vdiq.
"Pse duhet të vdesi ai?" tha Ajla e cila ishte e zhytyr në trishtim
"Ti je person shumë i mirë!" tha Kevin
"Jo nuk jam. Prandaj nuk më do njeri as për tu lidhur as martuar!" dhe filloi të pinte shumë....
.
.
Merti erdhi ta merrte sepse e telefonoi Kejsi.
"Aa, zotëruesi i çmendur!" i tha Ajla kur e pa
"Çfarë është kjo?" iu kthye Merti Kevinit
"Çka?"
"Pse ajo është e pirë dhe ti je esëll?"
"Nuk mund ta ndaloja!"
"Ajla eja!"
"Pse?" thoshte ajo e dehur
"Ti di të bësh shumë gjëra, huh? Eja tani!" por ajo mohoi derisa Merti u detyrua ta merrte në krah.
Merti e kishte hipur Ajlën mbi shpinë,
"Më duket sikur jam duke fluturuar." kurse Merti e la poshtë.
"Gjej mënyrën për tu kthyer!" dhe u nis. Para Ajlës u ndal një burrë i dehur,
"Hej, ti vajzë e bukur, çfarë po bën vetëm? Eja ikim për një gotë." kur e dëgjoi Merti u kthye dhe e largoi atë burrin.
"Ti je vërtetë Merti. Jam e bekuar." dhe e zuri gjumi. Merti e mori dhe e dërgoi në klinikë, rrugës Ajla volli mbi Mertin, ai e shtriu në divan dhe e shikonte se si ajo flinte
"Ti më çmend!" dhe u ul dhe ai në karrige.
.
.
.
U bë mëngjes. Zgjohem nga gjumi dhe shoh se pranë meje ishte Merti me këmishën e zbërthyer dhe sa do të doja të zgjohesha shoh se edhe unë isha pa bluzë, u ngrita dhe fillova të ulërisja...
![](https://img.wattpad.com/cover/123916772-288-k608771.jpg)
YOU ARE READING
Më shpëto!
RomanceMerti dhe Ajla janë shumë të ndryshëm. Ajla është veterinere, ndërsa Merti i urren kafshët! Çfarë do të ndodh kur Ajla shpëton Mertin, çfarë do të detyrohet të bëj ajo? Si do ta shpëtojnë njëri- tjetrin? Nganjëherë dashuria lind çuditshëm!