9.

333 23 1
                                    

"Fifi dhe unë jemi dëshmitarët tuaj!" tha Drini, kurse Fifi ledhatohej pranë këmbëve të Mertit kurse ai mori një jastëk dhe dëshironte ta godiste,

"Mos! Ajo e bën këtë gjë sepse i pëlqeni!"

"Më falni.." tha Drini

"Çfarë ka?" pyetën ata të dy,

"Tani ju të dy jeni të lidhur buzëqeshni!" dhe ata të dy vizatuan nga një buzë qeshje false në fytyrat e tyre...

DITA E PARË E KONTRATËS

Pasi mbarova punën për sot, dola nga zyrja dhe u nisa ta takoja Ajlën 'të dashurën' time

"Unë po iki tani!" dhe duke dalë, u ktheva

"Ke të dashur ti?" pyeta sekretareshën time

"Po!"

"Çfarë bëjnë zakonisht çiftet?"

"Epo ne darkojmë, pimë kafe, shkojmë në kinema..."

"Kinema? Nuk qenka çështje e rëndë atëherë.." dhe u largua.

"Kejsi, çfarë dëshiron ti këtu?"

"Kam ardhur tê të rrêmbej për kursin e vallëzimit."

"Por unë.."

"Çfarë ti prap je duke e anashkaluar.." dhe para kompanisë u parkua makina e zezë e Mertit, Kejsi mbeti e habitur..
.
.
.
"Kevin, eja të të prezantoj me të dashurin e Ajlës!" tha Kejsi,

"Përshëndetje, unë jam Kevin, shoku i Ajlës dhe i zgjati dorën,

"Unë jam Merti!"

"Nuk e kam ditur që Ajla ka një të dashur."

"Epo mbase sepse ajo ka shprehi që gjërat më speciale ti mbaj për vete, sekret!" dhe vendosi dorën në belin e Ajlës dhe e tërhoqi me gjithë fuqinë, dhe i la një puthje në kokë.

"Pse je kaq e turpshme!" dhe e mbërtheu në krahët e tij përqafim, dhe në vesh i pëshpêriti

"Nuk ke mundur ti lash flokët?"

"Në kontratë nuk ka shkruar për kontakte të tilla fizike!"

"Duhet të duket reale!" dhe u tërhoq nga ajo,

"Mua më duhet të shkoj.." tha Merti dhe u kthye nga Ajla,

"Mos u lodh zemër." dhe doli nga ajo studioja.

Pasi hyra në veturë, fillova ta prisja Ajlën, mora celularin dhe e thirra. Nuk e hapte, provova prap, jo, parap e shumë herē

"Në rregull Mert, qetësohu.." fola me veten Më në fund pas 15 thirrjeve ajo u lajmërua,

"Alo!" tha Ajal duke marrë frymë shpejtë

"Pse po gulçon?" e pyeti Merti

"Sepse trupi im është nxitur nga lodhja. Pse telefonove?"

"Nuk dua të dëgjoj gulçitjen tënde nesër."por ajo ia mbylli celularin.

"Mert. Mert." U dëgjua dikush të thërriste. Mos, ishte njëra nga vajzat e shumta që ishte fiksuar pas meje.
.
.
.
"Mos është pak vonë që unë të vij aty?" tha Ajla

"Duhet të vish menjëherë!"

"E ke idenē se sa është ora?"

Më shpëto!Opowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz