15.

319 22 0
                                    

Ajla ishte e tmerruar aq shumë saqë nuk po më lëshonte

"Mund të ikësh nga unë?" kurse Ajla sa erdhi pak në vete u largua me shpejtësi nga ai. Merti e mori dhe e dërgoi në dhomë.

"Do të jetë në rregull tani apo jo?" pyeste Ajla e frikësuar.

"Do të jetë!" dhe duke u larguar e pa Fifin mbi shtrat dhe bëri një fytyrë të shpifur.

.

.

.

Ishte bërë mëngjes. Bëra mëngjesin për mua dhe Ajlën. Prisja shumë, u bë vonë dhe ajo nuk po zgjohej ende.. Shkova tek dera e saj, trokita

"Ajla, kur zgjohesh ti?" kurse pas disa sekondave ajo e hapi derën dhe kishte vendosur syze dielli

"Çfarë ka ndodhur?" e pyeta

"Nuk kam fjetur mbrëmë dhe sytë e mija janë enjtur!"

"Nuk do të shkosh në punë? Eja tani!"

"Çfarë?"

"Do të hamë mëngjesin."

Pasi u vesha zbrita poshtë. Merti kishte përgaditur mëngjesin dhe kishte aromë fantastike.

"Qenke kuzhinier i mirë!" dhe i shijoja ushqimet e tia

"Vetëm sot po të trajtoj si musafire. Duke filluar që sonte ti do të kesh përgjegjësi drekën."

"Si?"

"Po dhe do të pastrosh dhe do të lash e hekurosësh rrobat!"

"Çfarë? Më ke sjellur këtu si mirëmbajtëse e shtëpisë?"

"Epo të themi se një pjesë e arsyes është! Mendon se do të qëndrosh këtu falas?"

"Më mirë të paguaja qeranë!"

"Nuk më duhen paratë tua të parëndësishme!"

"Nuk është e këndëshme ta dëgjoj këtë!"

"Dhe pos kësaj mendoj se duhet të vendosim disa rregulla e të jetuarit bashkë!"

"Rregulla?"

"Po!" dhe hapi Wordin në kompjuter.

"Së pari në shtëpi nuk lejohen kontaktet fizike. Nuk ka ndërhyrje në privatësinë e tjetrit."

"Unë e kuptoj marrëveshjen por këto kontaktet fizike?"

"Nuk duhet të ketë pavarësisht rrethanave!"

"Po mendoja se kush më përqafoi mbrëmë e para?"

"Ishte një gabim sepse unë çdo herë kur frikësohem përqafoj diqka!"

"Po si jo!"

"Zakonisht përqafoj Fifin apo ndonjë jastëk. Dhe mbrëmë ti zëvendësove një jastëk."

"Një jastëk?"

"Madje punët dueht të ndahen në mënyrë të barabartë. Nëse unë bëj drekën ti do ti lash enët." Ajla fliste kurse Merti vetëm ia shikonte buzët sikurse i përhumbur.

"Hej, po dëgjon ti?" e pyeti Ajla,

"Vetëm po dëgjoj dhe dua edhe unë të bëj një sugjerim!"

"Po urdhëro!"

"Dua që ti ta ndërpresësh kursin e vallëzimit!"

"Pse?"

"Nëse them ta ndërpresësh atë do të bësh."

"Por është ushtrim i mirë."

"Unë do të të dërgoj tek një palestër."

"Por kjo është jeta ime personale."

"Unë po të mbroj ty, sepse do të jesh në telashe të mëdha po të kërcesh me një djalë tjetër." dhe ia hapi derën në veturë që ajo të hynte. Në veturë filloi një këngë që Ajlës i pëlqente shumë. Ajo ia ngriti zërin dhe filloi të këndonte. Merti u çudit.

"Je e shurdhër?"

"Jo nuk jam." dhe Merti buzëqeshi. Pasi mbërritën në klinikë Ajla doli

"Shihemi sonte!" dhe Merti u nis.

"Kevin?" u çudit Ajla kur e pa para klinikës së saj,

"Dukesh bukur Ajla!"

"Çfarë?"

"Sot dukesh shumë e lumtur! Javën tjetër do të kthehem në Londër. Nëse të pyes se a do të vish me mua..."

"Çfarë?"

"Po bëja shaka. Unë e di se ai tashmë të ka kapur më shpejt se unë. Ajla ti më pëlqen shumë."

"Kevin.."

"Jo mjafton me kaq. Kujdesu për veten, mirë?"

"Mirë!" dhe ia zgjatën dorën njëri- tjetrit.

"Kevin. Faleminderit që më ke pasur simpati në shkollë." kurse Kevini i buzëqeshi dhe doli nga klinika e saj. Mora kompjuterin dhe shikoja se si të gatuaja një darkë të shijëshme, më cingërroi telefoni.

"SI KE MUNDUR?" u dëgjua Merti duke bërtitur.

" Pse telefoni yt është kaq i keq!" vazhdoi ai

"Pse do të grindesh përsëri?" tha Ajla,

"Mos je e çmendur ti? Mos IQ yte është 20? Sa herë të kam thënë të mos takosh djem të tjerë!"

"Djem të tjerë? Aaa mos e ke parë Kevinin këtu?"

"Shpjegom pse ishte me mëngjes ai aty?"

"Ai erdhi vetëm të përshëndetet sepse po shkon të vazhdoj studimet."

"Çfarë?"

"Po thosha se po shkon të vazhdoj studimet." kurse Merti mori frymë lirshëm

"O po kjo qenka për tu festuar!"

"Ëëë, Mert, në çfarë ore vjen në shtëpi?"

"Pse pyet?"

"Sepse ti sot bërë mëngjesin dhe unë dua ta gatuaj darkën. Kur e përfundon punën?"

"Nuk e di!"

"E si nuk e di këtë gjë?"

"Dikush si ti nuk mund ta kuptoj këtë!"

"Pse ti mendon se unë nuk jam e zënë?" dhe ia mbylli celularin. Merti në zyrë filloi të qeshte

"Ku po shkon ai kungulli? Në studime. Hahaha Ku? Nuk ia kam idenë, por shyqyr që po shkon më në fund përgjithmonë.


Ajla POV

Pasi kreva punën erdha në shtëpinë time të re dhe aty menjëherë ia fillova punës. Mora fshesën elektrike dhe hyra në dhomën e Mertit . Dhoma e tij ishte e madhe dhe shumë e bukur.

"Ai më kërkoi ta pastroja kur në fakt çdo gjë qenka në rregull." thashë me vete. Ajo la fshesën në tokë dhe shkoi ta hapte dollapin e rrobave të tij. Mes gjithë atyre këmishave hasa bluzën time të verdhë, me qen dhe mace. E vendosa në shtrat dhe rashë pranë saj. Më zuri gjumi.


Mert POV

Pasi u ktheva në shtëpi Ajla nuk dëgjohej e gjallë. Hipa lart në dhomë dhe shoh që e kishte zënë gjumi mbi shtratin tim me bluzën time pranë. Dukej shumë e bukur. U ula dhe fillova t'ia ledhatoj faqen, kur për një moment ajo u zgjua dhe më pa që isha duke e ledhatuar.

"Duhet të më kishe zgjuar!"

"Por ti dukeshe se ishte në gjumë të thellë."

Më shpëto!Where stories live. Discover now