"Çfarë mendon se je duke bërë?" mu drejtua vajza, unë vetëm e shikova dhe nuk i ktheva përgjigjëje"Të bëra një pyetje!" vazdoi ajo,
"Po marr kafshën time dhe ku është problemi yt këtu?" dhe e tërheqa fort
"Kafshë ashtu ë? Edhe pse është qen i rritur nuk keni të drejtë ta keqtrajtoni ashtu!"
"Mund ti shikoni punët tuaja?"
"Ai ishte duke pirë ujë dhe pa përfunduar nuk do të shkoj gjëkundi!" unë vetëm e shikova dhe vazhdoja ta tërhiqja atë dreq qeni,
"Ju jeni pronari i tij, jeni kaq i pashpirtë!"
"Unë nuk jam pronari, në fakt një dreq e gjysmë më ka kushtuar ta huazoj!"
"Si?"
"Nuk e ke idenë sa kohë kot kam humbur duke ndjekur këtë kafshë!"
"Ku e keni studion? Do ta sjell vetë! Nuk e keni ju idenë se temperatura e trupit të tij është më e lartë se e jona, puna intensive e streson atë!"
"Mert, Charlie.." u dëgjua zëri i Drinit,
"Ejani se më në fund ju gjeta." kurse unë vetëm e shikova atë vajzë e cila nuk di të bëj gjë tjetër vetëm ti shikoj punët e të tjerëve dhe u nisa.
"Kush është kjo?" pyeti Drini
"As nuk ia kam idenë."
Pasi mbërritëm në studio Charli vazhdoi të pozonte, por një moment ai u lodh të gjithë u dëshpëruan. Më ra në mendje fjalët e asaj llafazanie,"Drin, shko sill akull, vendose mbi Charlin!"
"Dhe mos e bëj më këtë!"
"Këtë çfarë Z. Mert?"
"Nuk dua më të shpenzoj kohë dhe lara për një kafshë!" dhe qeni u ngrit drejt meje
"Qendro aty, qimet e tua janë gjithkund. Ta largoj njeri këtë!"
Ajla POV
"Alo ju flet doktoresha Ajla e cila është 24- 7 në dispozicionin tuaj..."
.......
"Po Ajla, tani je njeriu më trok në planet, kam për të paguar kredinë për studime, Aj, dreq, do ti paguaj të gjitha borgjet mos më thënçin Ajla!" zorrët po më grryenin, hapa frigoriferin, mora një vezë dhe e skuqa, tani dukesha tamam si një e varfër.
YOU ARE READING
Më shpëto!
RomanceMerti dhe Ajla janë shumë të ndryshëm. Ajla është veterinere, ndërsa Merti i urren kafshët! Çfarë do të ndodh kur Ajla shpëton Mertin, çfarë do të detyrohet të bëj ajo? Si do ta shpëtojnë njëri- tjetrin? Nganjëherë dashuria lind çuditshëm!