16

226 32 6
                                    

"Angelaa zgjohu zemer." Mundohej Angelo ta zgjonte ate mengjes,por me kot sepse ajo se kishte ne mendje per tu zgjuar.

"Ok ti e di,flejm por mos me bertit pastaj pse ngele pa pune sot" i pershperiti ai prane veshit dhe nje puthje i dhuroi.
E ajo nuk foli,por duart posht bluzes se tij i futi dhe gjumi i zuri serisht te dy.
..
Jashte ishte erresuar,nje ere e ftoht perplasej ne trupin e tij,rruget ishin te lagura nga ai shi qe pak me pare kishte ren..
Ishte duke ecur me motorr kur diku ne mesin e rruges pa shum njerez dhe nje makine e perplasur ne murin anes rruges.
U afrua dhe nga motorri zbriti.
Kembet po i dridheshin dhe as vete nuk po e kuptonte se pse,hyri ne mes atyre njerezve duke i shtyre dhe u gjend pran asaj makine,asaj makine qe diku e kishte pare.. u afrua dhe me afer,por ishte zeri i nje polici qe e ndaloi.

"Djalosh,e njeh vajzen e aksidentuar." I foli nje polic.

"Mund ta shoh?" E pyeti Angelo.

"Po mundeni." I tha ai dhe e shoqeroi drejt Ambulances qe sapo kishte mberritur aty.
Vajzes disa fije floku i kishin ren ne sy dhe ajo gje ja bente pak te pamundur qe ai ta njihte. U afrua prane saj dhe me doren qe po i dridhej i largoi ato pak floke nga fytyra e ne ate moment kembet ju prene,zemra po i rrihte aq fort. Nuk kishte mundesi,zoti nuk do tregohej i padrejt me ate njeri,te pakten vetem nje here ta ndihmonte,vetem njehere.

"Jooo,te lutem mos guxo te ikesh." Bertiste ai dhe me duar prekte fytyren e saj,duart i dridheshin,syt i ishin mbushur me lot dhe te bertiturat e tij nuk ndalonin,e urrente veten ne ate moment,urrente dhe ate dreq makine qe ishte bere shkak per kete aksident.

"Duhet ta shpetosh." I bertiti Doktorrit sapo hyn ne ate spital.

"Do mundohemi djalosh." I tha ai dhe deren ja mbylli ne fytyre.

"Duro te lutem duro." Fliste Angelo duke u ulur ne nje nga ato stolat qe ishin ne ate koridor.
..
"Ku mbeten keta."Fliste Melisa me vete duke shikuar oren qe shenonte 22:00.

U ul ne divan dhe me nje liber para po mundohej te kalonte kohen dhe te priste ata..
Sapo kishte filluar leximin zilja e deres u degjua..

"A smundet te vini 2 minuta para?" Fliste me ze te larte dhe me pertese u cua nga ai divan.
Hapi deren por ne vend te Angelos dhe Angeles qendronte Brajan.

"Anglezo? Ca do kaq vone ketu ti?" E pyeti ajo.

"Ehmm un.. un doja te flisja me ty." I tha ai ne veshtiresi.

"Ca me flet si ato nuset kur shkojn per here te pare te burri?" E pyeti ajo.

"Ato flasin me mire se une besoj?" E pyeti ai dhe u fut brenda pa e pyetur ate.

"Hei hei jam vetem ne shtepi,te lutem ik." I kerkoi ajo.

"Je vetem? Aq me mire." I tha ai dhe drejt saj u afrua.
"Je kaq e mire." I pershperiti prane veshit.

"Dhe ti." I tha ajo dhe me prane tij u afrua.

"Seriozisht?" E pyeti ai.

"Jo,doja te thoja qe edhe ti je kaq shum trrap." I tha ajo dhe duart i vendosi ne kraharorin e tij dhe e largoi nga vetja.

"Anglezo sjam si ato qe ti ke njohur." I tha ajo dhe u hodh ne divan duke marre serisht librin ne dore.

"Kokederr" pershperiti ai dhe u ul prane saj.

"Largohuu,ka divan tjeter." I bertiti ajo por ai me nuk duroi,ajo ftohtesia e saj,dhe ato shakat qe ate e acaronin kishin arritur ne kulm.
I largoi librin dhe duart ja kapi me doren e tij.
"Me pelqen te jem afer teje bukuroshe." I tha ai dhe buzet e tij i ngjeshi me buzet e saj.
Ai e puthte,por ajo nuk i pergjigjej. Per disa sekonda zgjati keshtu,por me pas dhe ajo nuk duroi dot me,dhe ajo po ja kthente puthjen duke harruar kokefortesine dhe krenarine e saj.
Me ne fund po dorezohej ne ate ndjenje qe quhej 'Dashuri'

Pas asaj puthje ajo kishte qendruar pa folur e ai ulur ne divanin tjeter e veshtronte.

"Akoma nuk e ka hapur telefonin. Ku je Angelo kuu?" Fliste ajo me ze te ulet dhe telefonin perplaste ne kemben e saj.

"Akoma nuk e ka hapur?" Foli me ne fund Brajan per te thyer ate heshtje mes tyre.

"Po ta kishte hapur a sdo e kishe degjuar?" E pyeti ajo dhe me inat e shikonte.

"Mire,vetem sa te pyeta pse merzitesh?" Ja ktheu Brajan dhe u ngrit ne kemb.

"Ku do shkosh?" I tha ajo.

"Po iki,e shikoj qe pranija ime s'te pelqen,me fal per te gjitha,naten e mire." I tha ai dhe u nis te largohej aty,hapi deren dhe zbriti ato pak shkalle qe ajo shtepi kishte.

"Prit." Degjoi nje ze dhe ktheu koken.
Ishte ajo qe perplasi ate dere te asaj shtepije dhe vrapoi drejt tij.

"Melis? Ca pate?" E pyeti ai dhe nga ajo u kthye.

"Mos ik." I kerkoi ajo dhe u afrua prane tij per ti dhuruar nje perqafim qe Brajan kishte kohe qe nuk e merrte.

"Kam frike." Shtoi serisht ajo dhe me duart e saj Brajanin shtrengonte.

"Nuk iki." I tha ai dhe nje puthje te vogel i dhuroi  ne ballin e saj.
..
Ishte i ulur ne ato pllakat e ftohta te atij spitali,lotet i ishin thare ne sy,dhe guxim te ngrihej nuk kishte.
I kujtoheshin ato dy momente ne kete dreq spitali ku kishte mesuar per humbjen e prinderve dhe tani kishte frike,kishte frike te ngrihej sepse i dukej sikur doktorri do dilte nga ajo dhome dhe do i jepte ate lajm qe do e vriste dhe njeher zemren e tij.

"Je mire djalosh?" E pyeti nje grua qe ishte ulur ne stolin perballe tij.

"Nuk e di." Ju pergjigj ai asaj pyetje.

"Cfare te ka ndodhur?" E pyeti serisht gruaja.

"Nuk e di." U pergjigj serisht Angelo dhe me njeren dore ne stol u mundua te ngrihet nga aty.

"Nuk po te ngacmoj me." I tha Gruaja dhe nga aty u ngrit.
E ndersa Angelo me nuk foli,hapi dritaren dhe nje cigare ndezi,kishte nevoje per ate dreq duhani,vetem ai mund ta qetesonte ne ato momente.

"Angelo?" U degjua nje ze mbrapa tij,nje ze qe ai aq mire e njihte. Nje ze qe ishte i rrenjosur ne mendjen e tij.

Mbreteresha e detitDove le storie prendono vita. Scoprilo ora