"Per ca e doje ate dreq kohe Angela? Per te njohur kete dhe per te me harruar mua." I tha Angelo i cili i kishte veshtruar per disa minuta nga larg ata,e me pas ishte afruar,ndoshta ky ishte momenti qe te mesonte se kush ishte ne te vertet ai djale.
Ata te dy kthyen koken nga Angelo dhe po e shikonin te dy te habitur.
"Angelo u lodha me xhelozine tende,pse ben si nje kalama? Un dhe Aleksi jemi.." por vetem kaq arriti te thote ajo se ishte Angelo ai qe e ndaloi.
"Nuk me intereson,vertet nuk me intereson. Me kerkove kohe dhe ate do bej un tashme,do largohem nga jeta jote dhe me mos me prit te kthehem,sepse vete e kerkove kete gje." I tha keto fjale ai dhe u kthye per tu larguar nga aty.
"Cfare dreqin po ben Angelo,asgje nuk eshte ashtu sic ti mendon,Aleksi eshte.." Angela serisht u mundua ti thoje se cfare ishte ajo me Aleksin por ai serisht nuk e la te flase.
"Mori fund a se kupton? Mbaroi Angela,nuk mundem me jam lodhur." Kaq i tha ai dhe nga Aleksi pa me inate e me pas hipi ne motorr.
Serisht i shikoi ata,shikoi lot ne syte e Angeles por asgje smundej atij ti ndryshonte mendjen ne ate moment.U nis nga aty dhe motorri u terbua nga ajo shpejtesi,e ai kerkonte qe ai gjithmone te ecte me shpejt,por me motorri nuk mundej,kaloji ate patrrulle policie qe ishte vendosur ne ane te rruges dhe as qe e vuri re qe ai polic tabelen i ngriti.
E kuptoji me pas kur nje makine policie po e ndiqte pas."Koha per argetim." Pershperiti ai dhe hyri ne disa rruge,por serisht policia e ndiqte,e me pas serisht ishte kthyer pas,per te hyre ne nje rruge qe aq mire e njihte dhe kishte fshehur motorrin anash rruges dhe ne bregun e detit doli duke ecur ne kemb.
"Shpetova." Tha ai duke marre fryme me veshtiresi e duke ecur ne kemb.
"Pse je vetem plako?" Degjoi nje ze mbrapa dhe ktheu koken menjeher dhe prane tij u shfaq Brajan.
"Ti ca do ketu?" I tha ai dhe me inate e shikoi.
"Nuk ke qen hic ne shtepi sot? Melisa eshte merzitur aq shume,a nuk mendon vetem pak per motren tende." I tha Brajan.
"Ty c'te duhet me jeten time dhe te Melises?" I tha ai e Brajan uli koken dhe leht qeshi.
"Vetem per ate apo jo? Vetem per Klaudian miqesine tone e cove ne plehra? Vetem per Klaudian dashurine e Angeles e harrove? Vetem per Klaudian Motren tende e ke harruar,vetem per nje femer?" I tha Brajan ngadale dhe ne nje nga guret aty u ul.
"Nuk eshte puna te Klaudia,puna eshte se jam lodhur,Prinderit me vdiqen,Klaudia me beri te vuaj aq shume,e tashme Angela me nje tjeter eshte fiksuar,dhe me duket se jan lidhur. Me kerkon kohe dhe ne anen tjeter shkon me nje tjeter,A ka me keq Brajan." I tha Angelo dhe nje cigare ndezi.
"Angela me nje tjeter? Ska mundesi ca dreqin po thua?" I tha Brajan dhe menjeher u cua nga aty.
"Ca pate Brajan,mos me thuaj qe dhe ti dashuron Angelen se te vras." I tha Angelo me nje fytyre serioze.
"Je nje idiot,si mund ta dua un ate? Ajo eshte.. eshte vajza qe ti dashuron." I tha Brajan dhe per pak gati sa nuk e tha se cfare ne te vertet ai e ka Angelen.
"Nejse mos flasim me per ate femer,e dua aq shume,por ajo me doli me keq se Klaudia." Tha Angelo dhe sapo mbaroi fjalen nje grusht preku hunden e tije.
"Je cmendur ti apo ca?" I tha ai Brajanit.
"Mos guxo ta krahasosh me Klaudian ate dhe mos guxo ta lendosh." I tha Brajan.
"Cfare e ke ti ate? Ma thuaj te verteten tani Brajan." I bertiti Angelo por Brajan me nuk foli.
"Kalofsh mire Angelo." I tha ai dhe i zgjati doren,por Angelo deshironte qe mos mbaronte ashtu ajo nate dhe nje grusht i gjuajti Brajanit dhe ai ra ne toke.
"Do me thuash se cfare e ke ti Angelen,ose perndryshe do i harroj te gjitha dhe do te vras." I tha Angelo dhe serisht i gjuajti.
E ndersa Brajan vetem qeshte,saher qe Angelo i gjuante ai cohej dhe qeshte,por me pas dhe ai me nuk po duronte,i gjuajti dhe ai,dhe aty nje lufte vazhdoi,asnje nuk dorezohej por vetem rriheshin.
"Hajde me mua." I tha Angelo dhe drejt motorrit u nis,e ndersa Brajan i gjakosur pak me shume se Angelo mundohej te fshinte gjakun qe i dilte dhe nga pas e ndiqte ate per te hipur ne motorrin e tij.
"Ec avash plako,nuk dua te derrmohem edhe me keq." I tha Brajan.
Por Angelo nga inati qe kishte shpejtesine me shume e shtonte.
..
Ndaluan para shtepise se Angelos dhe ai zbriti nga motorri duke u drejtuar drejt deres,e ndersa Brajan u nis te largohej."Brajan hajde te mjekosh ato te cara,dhe pastaj ik." I tha Angelo dhe ai pranoi.
Hyne ne shtepi te dy dhe Melisa sapo i pa vrapoi drejt tyre dhe pa me inate nga Angelo.
"Kush ju ka rrahur keshtu?" Tha ajo dhe e merakosur shikonte Brajanin,ai ishte ber mos me keq.
"Rrahem njeri tjetrin." I tha Angelo dhe u nis te largohej nga aty.
"Ti nuk je mire vella,te ka ikur mendja per ate zot,nuk di ca ben." I bertiti ajo por ai perplasi deren e dhomes se tij dhe pergjigje nuk i ktheu.
"Zot,je mire o Brajan" i tha Melisa dhe preku leht fytyren e tij.
"Mire jam zemer,mos u bej merak." I tha ai dhe e perqafoi.
Kishin dite qe dashurine e tyre e kishin shprehur dhe me pas Brajan i kishte ber ate propozim ne mes te gjithe atyre njerezve.
Ajo dite kishte qen aq e lumtur per te dy ata."Pse u rrahet me njeri tjetrin?" I tha Melisa nderkohe qe po i mjekonte nje te care ne buze.
"Muhabete koti o jet,por cdo gje kaloi,ne u pajtuam prap." I tha Brajan dhe nje puthje te vogel i dhuroi.
"Te dua." I tha leht Melisa dhe e puthi leht ne ate te care ne buze nga grushti i Angelos.
..
Ishte zgjuar ate mengjes me nje dhimbje koke.
Beri nje dush e me pas shkoi ne guzhin dhe nuk gjeti asnje njeri.
U ul ne ate tavoline qe dikur ishte plot dhe tashme ishte vetem ai.
I lodhur mbeshteti koken ne duart e tij dhe mendonte vetem per Angelen.
I mungonte ai njeri,deshironte vetem ta shihte,por ishte e pamundur.
Nje nate me pari i kishte thene qe mori fund dhe nuk mundej ta ndryshonte me ate qe kishte then.Duke menduar per te zilja e deres u degjua dhe ai me veshtiresi u cua.
Zilja nuk pushonte dhe ai u acarua edhe me shume."Kush dreqin je qe i bije.." por sapo pa personin qe qendronte perballe tij ndaloi se foluri...
Nje tjeter pjese,shpresoj t'ju pelqej!😍
noname_queen
sonila1234
Lejla_Lejla_12bestfrv nuk mundesha ta zbuloja ne kete pjese se cfare jane Aleksi dhe Angela😂 te pakten e mesove qe quhet Aleks.
STAI LEGGENDO
Mbreteresha e detit
RomanceCdo vajze eshte e zakonshme,por ajo eshte nje mbreteresh.. Ndersa Ai eshte nje djalosh i ri ne moshe,vuan shum por kurr nuk dorezohet,nje ngjarje e keqe i ben qe ata te njihen me njeri tjetrin por a do munden te dashurohen dhe te shkojn deri ne fund...