8//Pulëbardhat në rikthim

99 10 17
                                    

˜"*°•.˜"*°• Vetem kur ta ndjesh veten keq bej veprimtarin qe te qeteson me shume. Nese e ndjen te hidhesh ne det gjate dimrit, hidhu sepse edhe nese ftohtesh askush nuk do te jete aty per te te dhene nje gote me antigrip, pervec familjes. •°*"˜.•°*"

########################

Nuk ishte shumë keq koha e cila kishte pushtuar vendin. Dielli atë ditë ishte zhdukur dhe ishte pushtuar nga retë aq papritur saqë askush nga kalimtarët nuk e kishte ndjerë mungesën e tij.

Mendova se ndryshimi dhe shopping do t'më kishte bërë mirë, por e kuptova së fundmi se c'dolloj përpjekje që kisha bërë nuk ja kishte vlejtur. Mbi kokën time vazhdonin akoma kujtimet të cilat më pushtonin mendjen që nga një natë më parë.
"Sabrina...Sabrina...Sabrina..." një zë i cuditëshëm pushtonte kokën time. Një zë i atill i bezditëshëm dhe aspak i këndëshëm.

Mora frymë thellë dhe duke hequr syzet e diellit qëndroj në këmbë e vetme përballë detit aty në "Ventus Harbor" në njërën nga dy anët. Ana jonë e preferuar ishte ajo drejtë sfinksit pasi paraqiste një gjëndje të qetë.
Ato dy anë përballë detit ishin të vetmet që na mbështesnin sa herë kishim dicka ose ndonëse kështu më dukej mua. Sa herë kishim një gëzim apo një shqetësim unë, Joana dhe Sabrina uleshim aty dhe duke i ngulur sytë detit flisnim herë të emocionuara dhe herë të prekura.
Shpreheshim me iden se deti do t'i merrte hallet tona dhe do t'i groposte në fundin e tij, aty ku askush nuk do të arrinte t'i gjente.

Fika telefonin që mbaja në dorë dhe duke e futur në cantë pas një goxha lufte me veten vendosa që të ulesha ashtu sic bënim gjithmon me vajzat edhe pse këtë rradhë ishte pak ndryshe.

Pas ikjes tek parukierja dhe pas krehjes speciale të saj isha bërë rob dhe së fundi fatmirësisht isha veshur mirë për të qëndruar përballë atij vendi të adhuruar, përpos kësaj të fundit kisha marr dhe cadrën, deri diku isha e bindur se shiu do të vazhdonte megjithatë unë nuk do të largohesha nga aty.

Kisha veshur një xhaket mëshine të zezë, një bluzë jo teper të trashe të bardhë dhe normalisht një palë xhinsa të modës së fundit të cilat ishin sërisht të zeza. Në qafë mbaja si gjithmon varësen time me gjysmë hënëz të dekoruar bukur nga disa gurë zirkoni. Në vesh mbaja vëthët e vogla të cilat i kisha kujtim nga gjyshi im i ndjere dhe në këmbë përpos corapeve kisha dhe një palë cizme elegante me ngjyrë të zezë të cilat shndërrinin nga pastërtia.

Vendosa gishtërinjt ndër flokë dhe u riktheva në kujtime, aty ku nisi zanafilla e ëndrrave dhe e dëshirave tona të pakujdesshme.

Flashback:

-Pa dëgjoni një herë mirë të dyja ju-them duke u ulur dhe duke hapur një nga qeskat e patetinave "Cheetos" të cilat i kisha gjetur në supermarket me ofert. Ofert e këndeshmë "2+1" 100 lekë.

-Cfarë?-pyeti Sabrina

-Do bëjmë një budallik-thash duke nxierrur dhëmbët në pah me dinakëri. Kisha dëshirë në fakt ta bëja atë veprimin që kisha në mendje ama e doja me dy shoqet e mia të mira dhe të ngushta. Ato të cilat i kisha gjithmon pranë.

-Mos më thuaj që ke vendosur të hidhesh?-pyeti Joana duke hapur shishen e qelqtë të sukos që kish marr për ta shoqeruar me patetinat e saj të preferuara, Doritos djegës.

-Ah jo, jo është herët, sa të rritem dhe pak-them duke qeshur.

-Epo mirë, cfarë është?

-Të clirojmë energjitë negative. Kam kohë që jam vërtet e stresuar domethënë kam vërtet nevoj për dicka.

-Më konkretisht.

Djali i ëndrrave të mia ✔Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ