44//Te papriturat qe vijojne

50 6 0
                                    

-Por ti nuk e do atë, si do të martohesh?-pyet menjëherë Joana e cuditur.

-Pse duhet që njerëzit të duhen se s'bën që të martohen?-pyet Maria nën hijen e hollë të një ironije.

-Jo, domethënë ka goxha njerëz që janë martuar pa dashuri por është e kot. Ai do një vajzë tjetër madje do të bëhet baba së shpejti ndërsa prindërit tuaj nuk e mendojnë këtë.

-Po flasim për prindërit e mi në këtë mes-thot Maria serioze.

-Po, pra për të tut por duhet të të jepshin të drejtë, të paktën në këtë krahë.

-Deri diku keni të drejtë por nuk ja vlen. Shpesh këtej nga Veriu bëhet c'të duash më vajzat. I marton me apo pa dëshirën e tyre, lëri sec hiqen si tepër të modernizuar pa...-thot menjëherë.

-Ah more Gabriel. E bukura është që si do mundoheni të shtireni.

-Si të shtiremi the? Ashtu sic kemi bërë për pothuajse 1 vit.

-Akoma e mbaj mend kur e pam rrugës me atë vajzën tek klasa jote që putheshin në një cep.

-E shpifur!-shtrëmbëron fytyrën ajo.

-Dhe ai bëri kot sikur nuk të njihte dhe sikur nuk të pa. Ndërkohë që ti supozohet të ishe "e fejuara e tij".

-Ose kur të futi në dollap që mos të të shikonte ajo vajza e klasës tënde me të cilën ishte lidhur.

-Sillej sikur të isha ndonjë copë lecke unë në fakt.

-Eh, shumica e grave shqiptare si skllave janë trajtuar dhe mos të them se vijojnë të trajtohen në atë mënyrë. Duket sikur kemi lindur femra për të t'i lejuar meshkujt të na trajtojnë ashtu sic ata dëshirojnë-thot Maria.

-Tani si përfundim cfarë do të bësh?-pyes menjëherë për të marr vesh hapin e rradhës së Marias.

-Teknikisht më mungojnë 12 milion lekë për të prishur këtë plan të shpifur të prindërve të tij sepse sic dihet i kemi një goxha borxh këtit zotëris.

-Vallë sa vite u bën që punon pa pushim për të shlyer borxhin e tyre të pafundëm.

-Llogaritë pak që kam punuar qysh kur kam qënë 16 vjec dhe tani jam 22 pothuajse.

-Nuk e di c'të them sinqerisht-thot Joana e cila qëndron rehat në divan dhe mbështet kokën në dorën e boshatisur.

-E dashur, pra e ke vendosur?

-E kanë vendosur? Po po e kanë vendosur për mua-saktësoj Maria dhe uli kokën. -E kemi të dielen celebrimin. Të paktën punën e celebrimit ma lanë mua. Nuk doja të bëja dasëm kurrsesi prandaj zgjodha të njëjtën gjë si Reneja por fatkeqësisht do të vesh fustan të bardhë nuserie.

-Ke zgjedhur fustan?!

-Ma ka zgjedhur vjerra e ardhshme.

-Shtriga hund-majuce-psherëtij e mërzitur.

-Nejse të cohemi dhe ne tani se ti dhe Teo do largoheni për kafen e ditës.-tha Joana si për të mbyllur muhabëtin.

-Po pra se kam dhe unë ca punë me mamin. Do dalim të blejmë shapkat për pajën e tyre të bukur që do më japin mua. –Maria cohet menjëherë nga vendi dhe më pas kthehët nga Joana-Por ne sikur do të vishnim Teon.

-Jo në fakt po bëja shaka por nëse doni mundeni ta vishni nuk është problem.–them menjëherë.

-Unë në fakt kam ca punë sepse më ka thirrur Loris për kafe.

-Mrekulli! S'ngele beqare ti jo-them duke qeshur.

-As ti s'ke dashur që unë të ngelem beqare-më rikujton Joana.

Djali i ëndrrave të mia ✔Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ