Ti je lufta brenda meje ashtu sic une brenda teje...
###########
Perëndimi diellor tregonte se tashmë ishim pjesë e orarit të mbasdites e cila ndonëse po i afrohej dhe darkës.
Roxhersi ishte zhdukur. I acaruar u ngrit vrullshëm nga tavolina dhe duke hedhur karrigen vërtik iku tutje i ndjekur pas nga Francesko.
Por para se të ikte më tha gjysmë i acaruar "Do rishihemi meqënëse qënka kështu puna".-...e sigurt pra ajo c'ka thash më parë-më ndërpreu Joana rrjedhën e mendimeve ndërkohë që hanim darkën në një fast food e cila për fatin e mirë gatuante dhe pica.
-C'ka po thoje?-pyeta
-Po thoja teknikisht që ai do përpiqet të të marr hakun ty.
-Mendon? Po me kë?
-Pak police të lezetshme ka ai në punë? Ato janë të bukura.
-Janë si burra.
-Gabim, ja të të tregoj një komshien tonë që jetonte pas shtëpisë së gjyshit tim.-Pasi kafshoj shauarmën e saj të dashur dhe e lëshoj me delikatese në pjatë, mori nga xhepi telefonin dhe nisi të kontrollonte.
-Po në qoftë se e ka ndërmend këtë punën e hakmarrjes, le ta bëj.
-Oh, truri jot e thot ndërsa zemra me shumë siguri jo. Ah Rene, Rene...e njoh mirë atë zemër delikate. Këta dy syt e ty prej kafeine nuk më gënjejnë dot mua.
-Jo, jo s'po të gënjej ty por veten time. Sa u vonua kjo vajzë sot. Ajo nuk vonohet kurrë.
-Ti po-qesh.
-Unë nuk dua në fakt por ikin minutat pa e kuptuar.
-Gënjeshtare-nuk po gënjeja por gjithmon kështu ma merrnin për punën e vonesave.
-Oh e gjeta!-thërret e lumtur dhe ngrihet nga karrigia për t'ma treguar.
-Vetëm kësaj nuk mund t'i them police unë-tregohem e sinqertë dhe marr në dorë telefonin e saj.
-Dreqin. Qënka vërtet e bukur.-Po dhe është drejtoresh e Rajonit të policisë në Tiranë. Me pak fjalë punon me Roxhersin që tashme e tutje.
-Dhe si e quanin?-pyes e interesuar.
-Violeta.
-Si kukull qënka-them dhe hap fotot e tjera.
Ajo ishte një biondin. Në biondin e lyer me pak fjalë sepse nga vetullat arrija të kuptoja se kish qënë një brune. Kishte një lëkurë shumë të bardhë dhe pa quka, pucra apo njollë nga ndonjë dëmtim. Sytë i kishte pis të zinj. Kishte dy buzë të plota dhe tepër rozë, një rozë e përftuar nga buzëkuqi që kish vendosur mbi buzë. Ngjante si një natyrë e paqes, një njeri ëngjëllor që nuk ja donte të keqen njeriu.-Tashmë po mendoj dhe unë si ty.-Them me një gjysmë pasiguri dhe një gjysmë frikë. Dy gjysma të tmerrshme aspak të këndëshme.
-Po ai është djalë i mbarë nuk e bën këtë-I largoj vetes ndjenjën e frikës.-Dhe unë të njejtën gjë do bëja nëse ti do hidheshe në atë mënyrë duke thënë se do e ftoje Laurencin tënd për të dal-emrin e drejtorit të spitalit e tha në një mënyrë aspak të këndëshme.
Ironike, të gjithë kanë të drejtë të bëjnë atë cfarë duan. Po unë c'po bëja? Po përpiqesha të mbara larg vijës së finishit Roxhersin i cili vazhdonte vazhdimisht të dmë afrohej akoma dhe më shumë. Nuk dëshiroja të bija "në puset" me të. Kisha frikë nga dashuria, kisha dëgjuar gjërat më tmerrshme për dashurinë por një nga arsyet e vërteta nuk ishte vetëm kjo. Ajo c'ka dëshiroja ishte të ndryshoja fatin tim në disa copëza që kisha parë ndër ëndrra.
DU LIEST GERADE
Djali i ëndrrave të mia ✔
RomantikRene Rexhepi është gazetare njëzet vjeçare e cila gëzon cdo gjë që i vjen në jetë edhe nëse është sadopak e hidhur. Nën misterin dhe tundimin e një ëndrre, papritur e gjen veten në njohjen me një djalë të bukur dhe misterioz. Kush është ai? Cfarë do...