-Pra ti nuk mban mend asgjë?-pyet e cuditur Joana e cila mban në duar një gotë plastike ku në një anë të saj mund të dallosh emrin "Mulliri i Vjetër".
-Teknikisht jo cdo gjë, shumicën e mbaj mend.
-Në mënyrën që ishe kthyer mbrëmë...Në rregull kur ke pirë kam parë një Rene qaramane por dje...dje ishe e cuditëshme. Nga 100% qaramane rreth 20% ishte qaramane ndersa 80% ishte e përzierë. Kishe pirë ndonjë gjë tjetër vec dymbëdhjetë gotave me shots, një gotë verë dhe një birrë Corona?
-S'e mbaj mend-them dhe ndjej dhimbjen e kokës që vazhdon të shtohet akoma dhe më shumë. Në një moment e ndjej kokën të mpirë, në një moment tjetër ndjej sikur në vend të kokës kam një bomb me sahat që mund të plas nga momenti në moment dhe numuron minutat një nga një me ato tik-tak-et e bezdishëm.
-Zot na ruaj mendjen. Mirëpo c'të pruri në disko se? Me një të huaj?
-Teknikisht ai nuk ishte një i huaj Joana. Domethënë e kam takuar më parë.
-Cfarë?
-Mirëpo ti c'doje në disko?
-Epo Marina, ajo vajza që kam në leksionin e Anglishtes. Më ftoi dhe unë mes njëmijë mendimesh të ndryshme pranova. Të paktën i vura qëllim vetes që nuk do të pija dhe e vetmja gjë që piva ishte një "Pina Colada" e cila ishte shumë e mirë dhe pas kësaj piva një gotë të madhe me "S' Mores Hot chocolate" nga "Bairleys", kjo po që ishte e shkëlqyer.
-Bukur dhe ne të dyja ishim në të njëjtin vend dhe ti nuk erdhe për t'më ndihmuar?
-Budallack je ti? Ashtu sic ishe bërë ti as që nuk mund ta kuptoja në ishe apo nuk ishe ti. Më thuaj c'mban mend teknikisht nga nata e mbrëmshme.
-Epo...
Flashback:
-Lëvdim?-ai djali që më buzëqeshi nga dritarja e asaj makinës së madhe dhe shumë të shtrenjtë ishte djali që mamaja kish pëlqyer për mua. Ishte djali që mamaja kish vendos t'më jepte, t'më largonte gjerë në Amerikë, në vendin e ëndrrave të mia.
-U habita kur të pash në fakt. Akoma në detyrë?
-Hmmm...-nuk mund t'i thoja se banoja aty, së paku për mua do ishte e sikletshme-Kam ardhur për vizit tek një shoqe dhe ajo nuk është aty, ka dal me shoqërin e universitetit. Unë teknikisht po mendoja të shkoja në ndonjë disko.
-Në disko? Krejt e vetme? Eja hip. Për ku e ke rrugën?-pyeti.
-Ah jo faleminderit preferoj të iki në këmbë.
-Rruga?
-Nuk e di diku këtej.
-E di cfarë, eja me mua dhe unë në disko po shkoj, kam lënë një takim me miqtë e mi të Shqipëris. Kështu që mund të bëj një rrugë e dy punë. Eja pra.
-Në rregull po vij-bëj hapa të ngadalshëm dhe hap derën e parme të makinës. Makinë e shtrenjtë! Epo kur jeton në Amerik kjo është krejt normale përkundrazi jetës së vështirë që bëjnë dhe ata.
Hip në makinë dhe vendos rripin e sigurimit.
-Ndoshta jam i pasjellshëm që po ju bëj këtë pyetje por mos keni qar vallë?
-Unë?! Jo-gënjej-Pse pyet?
-Sepse shoh rimelin e rënë poshtë syve.
-Oh, lash nam!-them me zë të vogël ndërsa ai më dhuron një buzëqeshje dhe më zgjat një shami të cilën pak më parë e mbante një xhep.
-Mund ta përdorësh, është e pastër pa merak-më siguron ndërsa unë duke tundur kokën në shenjë falenderimi e vendos shamin poshtë syve për të pastruar atë pisllëk të zi që më kish zënë.
YOU ARE READING
Djali i ëndrrave të mia ✔
RomanceRene Rexhepi është gazetare njëzet vjeçare e cila gëzon cdo gjë që i vjen në jetë edhe nëse është sadopak e hidhur. Nën misterin dhe tundimin e një ëndrre, papritur e gjen veten në njohjen me një djalë të bukur dhe misterioz. Kush është ai? Cfarë do...