11// Nën gjëmba

80 11 2
                                    

🐰 ⋆ 🐑 🎀 𝒮𝑒 𝓉𝒾 𝒿𝑒 𝓉𝑒𝓁𝒶𝓈𝒽𝒾 𝓂𝑒 𝒾 𝑒𝓂𝒷𝑒𝓁 𝓆𝑒 𝓂𝑒 𝓀𝒶 𝓃𝒹𝒿𝑒𝓀𝓊𝓇 𝑔𝒿𝒾𝓉𝒽𝑒 𝓀𝑒𝓉💞 𝓀♡𝒽𝑒 🎀 🐑 ⋆ 🐰

##############################

-Besoj se me shpirtin tim binjak-mu rritën veshët dhe duke kthyer kokën nga krahu tjetër qesha nën heshtje.
"Për mua e ka kushedi"mendova gjersa dëgjova pyetjen pasuese të Joanës.

-Po ti domethënë e ke gjetur shpirtin binjak?

-Domosdoshmërisht që po...-kthej kokën drejt tij dhe ai drejt meje. Fsheh buzëqeshjen dhe e shoh në sy sikurse dhe ai mua.
-Sara, e dashura ime.

"Sara?! Kush dreqin është Sara? Pse të gjithë personat të cilët mendoj se janë të duhurit dalin të zënë apo nuk janë të tillët. Offja..." e shoh me turinj dhe kthej kokën nga krahu tjetër.

-Ah e kuptoj qënke i zënë domethënë.

"Faleminderit Joana që nxorre të vërtetën se seriozisht nuk do ta kisha guximin për ta pyetur vetë." Mendoj dhe e vështroj atë me mirënjohje ndërsa ajo bashkon buzët bashkë fort duke bërë që ato të ktheheshin në një trajtë vize të hollë nën formën e mesazhit "Më vjen keq Rene".

-Po po, kam 3 muaj i lidhur.

-Ah sa mirë-flas me inat dhe kthej kokën nga krahu tjetër. Kjo e vërtet që mora vesh po më bën nervoze dhe nuk po e kuptoj se pse. Në zemrën time ndjej një gërvishtje gjysmë të njohur dhe gjysmë të panjohur. Ndoshta është nga mos pasja e eksperiencave të tilla. Dashuria plantonike nuk mund të quhet një eksperienc mbi të gjitha.

-Je mirë Rene?

-Unë?! Për bukuri pse s'ta mbush syrin ty?

-Në fakt po më dukesh e nervozuar-tha pa më hedhur sytë aspak.

-Po jo më se të duket ty se unë jam për bukuri.

-Në fakt nuk më dukesh mirë-tha Joana.

-Jam mirë,-them dhe pasi marr frymë thellë shtoi-s'keni pse shqetesoheni. Dhe po të mos jem mirë do shkoj në shtëpi do shplodhem dhe do vij në vete. Kaq.

-Cfarë ke ndër mend të bësh në shtëpi?-një pyetje pa senc vjen nga Roxhersi.

-Po c'të duhet ty. Ndoshta i rikthehem jetës se Rene Rexhepit dhe nuk kthehem më si Ada Sela. Të hiqesh si dikush tjetër ta shpif, secili duhet të jetë vetvetja dhe së pari të kënaqet me veten e pastaj të sillet si një person që nuk është.

-Ti të drejtë ke po njeriu nuk ngopet kurrë se qëni vetvetja.

-Gabim Sinan gabim. Njeriu nuk di si të sillet vetvetja, ai ndonjëherë e merr jetën dhe e përjeton momentin në mënyrën më të mirë të mundëshme dhe herë-herë në më të keqen. Eh, po s'do ta kuptoni kurrë.

-Cfarë të kuptojmë?-pyeti Joana e vëmendshme.

-Kuptimin e të qënit njeri-them dhe shtri kokën mirë në sendile.

-E kemi lënë që të na e mësosh ti në fakt se jo për gjë po më parë kemi qënë të gjith qen dhe tani jemi kthyer në njerëz dhe s'dim se si të sillemi-ironia e Roxhersit bëri Joanën të qeshte më të qeshurën e saj karakteristike sikur të kish ngecur traktori mes të mbjellave dhe të mos dilte dot.

-Ktheu këtu se arritëm-them e gatshme për të dal sa më shpejtë të mundesha.

-Oo shoqe t'ka zënë skleroza si zakonisht apo ca? Nuk është shtëpia nga kjo kthesa Roxhers, do dhe rreth 15 min për të ecur në këmbë.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now