𝚂𝚎 𝚖𝚎 𝚗𝚐𝚊𝚝𝚎𝚛𝚛𝚎𝚜𝚊𝚝 𝚎 𝚝𝚞𝚊 𝚗𝚍𝚒𝚑𝚎𝚖 𝚖𝚎 𝚎 𝚟𝚎𝚌𝚊𝚗𝚝𝚎
#########################
Shoh me inat Roxhersin i cili rehatohet mbi divan dhe më buzëqesh dhe mua dhe mamit tim së cilës i shndërrisin sytë nga ajo c'ka sheh para.
-Shumë faleminderit zonja...-qëndroj me sytë kërkues për të zbuluar emrin e mamasë dhe pas atij vështrimi hodhi sytë posht mbi tapet.
-Oh c'është ky formalitet të lutem, më thërrit Flori,kaq.
-Flori...-e vërtiti në kokë këtë emër dhe na vështroj të dyjave-Ngjani vërtet shumë të dyja tamam si dy pika uji.
-Ndoshta e kam mama?-ironizova duke e pyetur sikur mos ta dija se cfarë e kisha.
-Brockulla, normal që nënë do më kesh se njëra të nxierr nga barku jo dy veta që ta ndajnë shtatzaninë magjithatë zbrit poshtë dhe blej ca gjëra për ta qerasur djalin.
-Po unë jam kështu-shoh vetën dhe atë për ta lënë të kuptoj se nuk isha fort e paraqitëshme.
-Nuk është hera e parë që zonja e saj, Rene Rexhepi na bredh me pizhame nëpër lagje. Hajde tani se në dyqan poshtë do ikësh dhe do vish prap në shtëpi, s'ka nevoj për të vënë të kuqin.
-Jo, jo mos u mundoni të shkoni sa andej këtej sepse nuk erdha për të ndenjur.
-E sheh, nuk do pse ta lusim? S'kam lekë tepër për të harxhuar për të-e vështrova atë nën formën e mirënjohjes dhe i buzëqesh ëmbël, shumë ëmbël ashtu sic i buzëqesh bebushi nënës së vet.
-Por tani që e mendoj do isha i ndëruar të zgjasja qëndrimin tim për t'ju njohur ju teta Flori.
-Ah epo sic thash nuk mund të të lëmë të dalësh duar bosh nga shtëpia. Ndoshta, ndoshta ti je...
-I lidhur mami-përshpërita me të vogël në mënyrë që ajo t'më dëgjonte dhe në fakt më dëgjoj.
-Lërë fare-ndërpreu fjalët dhe gjithë ajo buzëqeshje që i kishte lindur në fytyrë ishte zhdukur menjëherë sikur t'ja kishte hequr dikush me dorë.
-Ndodhi gjë?-pyeti Roxhers i cili vuri re ndryshimin në fytyrën e mamasë.
-Gjë? Eh lloj, lloj gjërash po ndodhin që ta dish ti mor djalë,-nisi të shfaqte brengat-Cupa Files, e shëmtut sa më ska u fejua para 2 muajsh dhe kështu bam bam u martua pardje.
-Jo mi mami s'ka mundësi. Pati do më kishte thënë mua, do më kishte ftuar.
-Eh moj bija nënës po ashtu sic punon ti si kalë normalisht që nuk do marrësh vesh gjë vërdallë dhe e mban veten për gazetare të mirë ti, aman me ty.
-O mam po të jesh gazetare nuk do të thot që të...
-Oj ti goc, moj më bëj mua përr-përr aty po ec maro punë, zbrit posht dhe ble qerasje-foli e vendosur ndërsa unë duke shfryrë si gjithmon cohem dhe drejtohem nga salloni për të vëshur shapkat prej llastiku për të dalë dhe për të mbaruar punë sa më shpejtë.
Ashtu me nerva dhe me zhurmë vrapoj nëpër shkallë për të mbaruar punë sa më shpejtë. Nuk kisha nerva dhe ai po më shpenzonte kohën time të cmuar, kohë të cilën ja kisha dedikuar vetes.
Kohë të cilën e kisha lënë me një anë për të gjetur pyetjet të cilat kisha në vete. Pyetje të cilat ishin pa zgjidhje, pyetje për mua dhe pyetje për të. Po c'lidhje kishte ai me mua? Pse e ndjeja kaq të afërt? Pse në një cast ta jep dorën dhe në castin tjetër të lejon të biesh nën humnerën e errët të humbëtirës.
Vallë c'kam bërë për ta merituar dicka të tillë...?
YOU ARE READING
Djali i ëndrrave të mia ✔
RomanceRene Rexhepi është gazetare njëzet vjeçare e cila gëzon cdo gjë që i vjen në jetë edhe nëse është sadopak e hidhur. Nën misterin dhe tundimin e një ëndrre, papritur e gjen veten në njohjen me një djalë të bukur dhe misterioz. Kush është ai? Cfarë do...